Thashethemet që shokojnë gazetarinë: s’janë lajme por mund të jenë lajme të rreme

Lajmi që recensojmë është i rremë. Nuk janë bërë hulumtime, nuk ka burime zyrtare, ka nxitje të frikës dhe teori konspirative që nuk kanë të bëjnë me të vërtetën.

Linku deri te artikulli origjinal: Shok në familjen tetovare: U thanë babai vdiq nga Korona, pas 6 ditëve i thirrin ta marin se është shëruar !?

Data e publikimit: 02.06.2020

Data e recensionit: 24.06.2020

Recensues: Fatlume Dervishi

“Lajmi” që flet për një histori të një familje nga Tetova dhe që ka të bëjë me virusin korona, nuk ka asnjë tregues se mund të jetë i vërtetë. Ai u shpërnda në disa portale por asnjëri nga portalet që shpërndau “lajmin” nuk mori mundimin ta bëjë profesionalisht punën dhe të hulumtojë mbi historinë përpara se ta publikojë atë.

“Gazetari kumanovar Zoran Bozhinovski ka publikuar në profilin e tij një lajm skandaloz.

Sipas tij, një familje tetovare kanë dërguar prindin e tyre në Spital ku është konstatuar me Kovid 19. E kanë transferuar në spitalin e Shkupit prej ku i kanë thirë pas tre ditëve dhe u kanë thënë se prindi i tyre ka ndërruar jetë.

E kanë varrosur me arkivol pa e hapur, kurse pas gjashtë ditëve i kanë thirrë sërish nga spitali dhe u kanë thënë se babai i tyre është sheruar dhe të vijnë ta marin. “Kush është varrosur ende nuk dihet”.” – shkruan në tekstin që recensojmë.

Informacionet e postuara në “Facebook” nga cilido, duhet të konfirmohen në rrugë zyrtare. Gazetari duhet të kishte bërë përpjekje për konfirmim nga Ministria e Shëndetësisë, Spitali i Tetovës, Spitali i Shkupit, familjarët dhe të tjerë. Më së paku, me një telefonatë do ta kishte konstatuar se në këtë status nga “Facebook” nuk ka asgjë të vërtetë.

Për lexuesit

Gjatë gjithë periudhës së krizës, lexuesit janë “bombarduar” nga “lajme” të ngjashme, teori konspirative dhe të tjera, që çuan në nxitjen e skepticizmit te një pjesë e konsiderueshme e njerëzve të cilët refuzuan të respektojnë masat e institucioneve dhe rekomandimet e kompetentëve. Të gjitha këto përmbajtje ishin larg informimit të vërtetë dhe objektiv sepse nuk u bazuan aspak në të dhënat zyrtare dhe nuk shfrytëzuan mundësinë e hulumtimit, aty ku kishte nevojë. Gjithë çfarë bënë, ishte shpërndarja e lajmeve të rreme dhe nxitja e frikës.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.