Me vonesë është rikonstruktuar Ura e Kazazëve në Tetovë

Foto Printscreen

 

Premtim: Rindërtim i Urës së Kazazëve 

[Burimi: Programi zgjedhor i kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në zgjedhjet lokale 2017 , data: tetor 2017]

ARSYETIM:

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në programin zgjedhor (faqe 24) në zgjedhjet lokale (tetor 2017), premtoi përfundimin e rikonstruktimit e Urës së Kazazëve. Ky premtim i kryetares Arifi, është realizuar, me shënimin se është kryer me vonesë të madhe, duke pas parasysh se punët për projektin e planifikuar kanë filluar para më shumë se dy viteve, gjegjësisht në mandatin paraprak të kryetares Arifi.

Në programin parazgjedhor, por edhe në daljet e saja gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), Arifi u zotua se në muaj e parë pas fillimit të mandatit të saj të dytë si kryetare komune do të përmbush këtë projekt të filluar në vitin 2016. Përsëri, ndërtimi ka zgjatur më tepër se afati i paraparë.

Kryetarja Arifi, para pothuajse dy muajsh në profilin e saj në Facebook, publikoi video-material në të cilin është i shfaqur i gjithë procesi i rikonstruktimit të kësaj ure, pamja e vjetër dhe pamja e re e urës. Nën video Arifi shkroi:

Ura e Kazazëve, tani më një realitet infrastrukturor që lidh 2 anët e qytetit, të tashmen dhe të kaluarën! 

Rikonstruktimi i kësaj ure filloi në mandati e parët të kryetares Arifi në vitin 2016, ndërsa në fushatën e zgjedhjeve lokale 2017 ajo premtoi se do të përfundojë për dy muaj. Megjithatë, ndërtimi i urës u zvarrit dhe kishte shumë reagime nga qytetarët dhe sektorit civil.

Me 10 janar të vitit 2018, gazeta “Koha”, për ndërtimi e kësaj ure shkroi:

Sot e kësaj dite, ose gati dy vjet më pas, kjo urë kalohet me vështirësi nga këmbësorët, ndërsa për automjetet ende është e pakalueshme, sepse punët kanë ngelur përgjysmë. Nga Komuna e Tetovës vonesat gati se dyvjeçare i kanë arsyetuar me kushtet klimatike, duke dhënë edhe një premtim se në muajin mars do të përfundohet Ura e Kazazëve. 

I njëjti medium potencoi se ura ka vlerë historike dhe se ajo pamje nuk është ruajtur:

Megjithatë, në bazë të punëve të kryera deri më tani nuk është ruajtur aspak pjesa e vjetër e urës si monument i trashëgimisë kulturore…

Rikonstruktimi i urës, e cila duhej të përfundojë në muajt e parë pas zgjedhjeve lokale, u prolongua deri në fund të verës (2018), kur edhe u finalizuar ndërtimi dhe objekti u lëshua në përdorim.

Duke pasur parasysh se projekti ka përfunduar (objekti është rikonstruktuar) edhe pse me vonesë të afatit të paraparë, këtë premtim të kryetares Arifi e vlerësojmë si të realizuar. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Drilon Saliu

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.