Testi për Covid-19 është specifik për virusin, pandemia nuk është gënjeshtër

Në një postim në Facebook thuhen të pavërteta dhe gjysmë të vërteta, të cilat synojnë të drejtojnë qytetarët të mos marrin parasysh masat për mbrojtjen dhe parandalimin e Covid 19

Në rrjetin social Facebook, një postim pjesërisht i pavërtetë në disa profile të përdoruesve privatë, por edhe në grupet anti-vaksin, që i referohet mënyrës sesi shteti po merret me pandeminë e koronavirusit shpërndanë post pjesërisht i pavërtetë. Në këtë posim në disa raste respektimi i masave parandaluese barazohet me tiraninë.

E pavërteta e parë, e cila thuhet, është se testi që zbulon praninë e Covid-19, nuk duhet të përdoret për të diagnostikuar sëmundjet infektive. Testi i zbulimit të koronavirusit është aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

E pavërteta e dytë është se testi do të jepte një rezultat pozitiv për më shumë se në 10 kushte të ndryshme, duke filluar nga ftohja deri te situata e tjera të ngjashme ose krejtësisht të ndryshme. Në mënyrë konspirative pohohet se ky informacion është “fshehur me shkathtësi” nga media vendase dhe se është në dispozicion në udhëzimet e provës.

Testi Covid 19, i cili është molekular, është specifik dhe zbulon vetëm praninë e virusit Covid-19.
Testet molekulare zbulojnë praninë e vetë virusit apo edhe vetëm sekuencës së ARN-në së virusit, dhe në kombinim me matjen e përqendrimit të antitrupave jep pasqyrë nëse organizmi ishte në kontakt me virusin dhe cila është përgjigjja imune e trupit në luftën kundër virusit.

Vërtetmatësi kontaktoi stafin mjekësor nga laboratorët në të gjithë vendin, të cilët konfirmuan se kur lëshohet një test pozitiv PCR, ai është specifik për virusin SARS CoV 2. Dhe ka kritere për atë që lëshohet si pozitive. Të paktën dy gjenet SARS CoV 2 pozitive dhe ndoshta lokus për të gjitha koronat. Pra, testi PCR nuk vlen për viruse të tjerë.

Shefi i zyrës së OBSH-së në Shkup, Jihan Tavilah  deklaroi për MIA-s në prill se sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bëhet testi PCR për të zbuluar virusin, përkatësisht antigjenin.

Me të mund të matet ngarkesa virale ose numri i viruseve në një mostër. “Kjo do të thotë që vetëm duke testuar ngarkesën virale përmes PCR do të dimë nëse dikush është i infektuar dhe ka një sëmundje aktive dhe kur dikush shërohet”, tha ajo për MIA.

Më tej në postin e diskutueshëm thuhet se “maskat simbolizojnë shtypjen, testet janë të rrejshme, sikurse  edhe pandemia” . Është e vërtetë se disa nga testet japin rezultate false dhe pozitive, në varësi të periudhës në të cilën ato merren dhe në varësi të përqendrimit të virusit në trup, dmth në varësi të faktit nëse ka kaluar një periudhë e mjaftueshme e inkubacionit. Sidoqoftë, një përqindje e madhe e testeve japin rezultate të sakta.

Kur pretendohet se testi zbulon një “ftohje të zakonshme” në të vërtetë aludon në faktin se në disa pacientë simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme. Sidoqoftë, nuk është e vërtetë që koronavirusi manifestohet si një ftohje e lehtë te të gjitha. Përkundrazi, ka raste të stuhisë së rëndë të citokinës, rënie të aktiviteti të mushkërive dhe organeve të tjera në trup si rezultat i ngopjes së ulët, dhe në Maqedoni ka pasur edhe raste kur virusi shkaktoi inflamacion të trurit tek pacientët e vegjël. Pra, cilat do të jenë simptomat varet nga rasti.

Postimi ju bën thirrje qytetarëve të mos mbajnë maska ​​”në mënyrë që ata të mos marrin dioksid karboni dhe bakterie që më vonë do të shkaktojnë shumë sëmundje“, e cila gjithashtu nuk është e vërtetë. Siç kemi shkruar, maska ​​nuk rrit sasinë e dioksidit të karbonit në trup, as nuk zvogëlon nivelin e oksigjenit sepse molekulat e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit janë aq të vogla sa depërtojnë përmes çdo maske.

Pra, në këtë postim, paraqiten të pavërteta dhe gjysmë të vërteta, të cilat kanë për qëllim të drejtojnë qytetarët të mos marrin parasysh masat për mbrojtjen dhe parandalimin e Covid-19.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .