„Tenk“ – Hetimi për blerjen e Mercedesit për kryeministrin
Станува збор за истрага за начинот на кој е купено возилото за потребите на премиерот Никола Груевски од страна на МВР. Станува збор за Мерцедес, вреден над 600 илјади евра
Bëhet fjalë për mënyrën si është blerë vetura për nevojat e kryeministrit Nikolla Gruevski nga MPB. Bëhet fjalë për Mercedesin me vlerë prej 600 mijë euro
24.01.2017 – Në këtë hetim PSP dyshon se janë kryer procedura të paligjshme gjatë blerjes së veturës së shtrenjtë nga ana e MPB-së, enkas për Kryeministrin Nikolla Griuevski, procedurë që është realizuar nga zyrtarë të MPB-së, ku është i përfshirë edhe i pari i Ministrisë.
Hetuesit dyshojnë se e dyshuara e parë ka nxitur të dyshuarin e dytë, po ashtu nga MPB, që të shkel procesverbalet për prokurim publik, që të favorizojë operator (importues dhe distributorë të veturave Mercedes) dhe në atë mënyrë “të i’a plotësojnë dëshirën kryeministrit”.
Në lidhje me këtë hetim nga PSP theksojnë:
Në rastin konkret ekziston një dyshim se më qëllim të plotësimit të dëshirës së ish kryeministrit të atëhershëm është realizuar prokurim publik për lloj special të automjetit, e dyshuara e parë ka nxitur të dyshuarën e dytë që të shfrytëzojë detyrën e tij zyrtare dhe autorizimin gjatë prokurimit publik, në mënyrë të paligjshme të fuqizojë – favorizojë një operator të caktuar ekonomik dhe të sigurojë atë lloj veture.
…Ekziston dyshimi se i dyshuari i dytë gjatë procedurës së prokurimit publik edhe pse ka qenë i vetëdijshëm për privilegjet e paligjshme të operatorit ekonomik të caktuar, dhe përsëri ka marr vendim për zgjedhjen e ofertës më të favorshme dhe ka arritur marrëveshje për blerje të veturës me vlerë prej 29.852.542 denarë dhe TVSH në vlerë prej 5.373.458 denarë ose rreth 572.780 euro.
Detajet për hetimin “Tenk” mund që t’i lexoni këtu
Detajet nga reagimet në mediumet mund që t”i gjeni këtu
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari