Tenderi për rrymën elektrike nuk është për Angjushevin, ai tashmë dy vite nuk është pronar i EDS-së 1

[Аngjushevi prej funksionarit përsëri pronar, ndërsa Shekerinska e motivoi me tender prej 1,6 milionë euro që t’i fillojë biznesi mirë!]

Titulli i tekstit që e recensojmë dezinformon sepse ish-kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, më nuk është pronar i “Energy Delivery Solution EDS” ShPK, firmë me të cilën Ministria e Mbrojtjes ka lidhur kontratë njëvjeçare për furnizim me energji elektrike. Në fakt, Angjushevi ia shitiEDS-në elektroekonomisë greke, gjegjësisht, kompanisë kombëtare greke për prodhimin e energjisë elektrike PPC më 25 prill të vitit 2018.

Linku deri te artikulli origjinal: Аngjushevi prej funksionarit përsëri pronar, ndërsa Shekerinska e motivoi me tender prej 1,6 milionë euro që t’i fillojë biznesi mirë!

Data dhe koha e publikimit: 15.1.2020

Data e recensionit: 16.1.2020

Recenzuese: Silvana Zhezhova

Ministria e mbrojtjes, të cilën e udhëheq radmilla shkerinska për energjinë elektrike të harxhuar këtë vit do t’i paguajë ish-kryeministrit për çështje ekonomike оënë qeverinë e zaevit, koço angjushev, 1.600.000 еuro, tregon ueb-faqja për furnizime publike.

Teksti ka tendencë të përhapë dezinformata dhe ta anashkalojë faktin se ish-zëvendëskryeministri Angjushev nuk është më pronar i EDS dhe për këtë arsye Shekerinska nuk ka pasur mundësi t’i paguajë atij 1,600,000 euro për energjinë e konsumuar elektrike. Sipas detyrimeve ligjore, Ministria e Mbrojtjes duhet të kryejë prokurim publik për furnizimin me energji elektrike.

Gjithashtu tregu i energjisë elektrike u liberalizua, kështu që kompanitë dhe institucionet mund t’i zgjedhin operatorët që do t’i ofrojnë çmimet më të mira për nevojat e tyre.

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sekerinska i demantoi këto pohime.

Sipas detyrimeve ligjore, Ministria e Mbrojtjes ka kryer prokurim publik për furnizimin me energji elektrike. Në thirrje u paraqiten katër kompani që morën pjesë në ankandin elektronik ku dukshëm u zvogëlua çmimi. Nga ofertat fillestare, të cilat shkonin në mes 95 dhe 116 milion denarë, për shkak të konkurrencës, çmimi u ul në 77.7 milion denarë. Kjo do të thotë rreth 18 milion denarë më pak se oferta fillestare më e ulët. Kjo do të thotë se MinistriA e Mbrojtjes do të kursejë si në aspektin e shpenzimeve të mëparshme për këtë qëllim ashtu edhe për sa i përket çmimeve të arritura nga institucionet e tjera, thuhet në demantin e Shekerinskës.

Ministrja e mbrojtjes kërkoi që media të kërkojë falje, si dhe ta publikojë demantin, por media ende nuk e ka bërë një gjë të tillë edhe pse ka detyrim sipas Ligjit për përgjegjësinë qytetare për ofendim dhe shpifje.

Tekst në mënyrë tendencioze e vendos në korrelacion të biznesit ish-zëvendëskryeministrin dhe ministren aktuale të mbrojtjes, pa e marrë parasysh me këtë rast rregullin themelor të një artikulli gazetaresk, e ai është informimi i saktë. Gazetarët zakonisht e kontrollojnë pronësinë e vërtetë të një kompanie përmes Regjistrit Qendror, por shitja e EDS-së elektroekonomisë greke ishte informacione publik, për të cilin kjo medie kishte shkruar tashmë në një nga artikujt e saj.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Your email address will not be published.