Televizioni shtetëror grek u sulmua për shkak se ka parë racizëm në grafitin “Maqedonia është tokë greke”

Në kuadër të programit për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme, të cilat në Ballkan i kalojnë kufijtë shumë shpejt dhe shpejt shfaqen në mediat e ndonjë vendi tjetër madje edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” transmeton rregullisht aktualitet te shërbimet e ngjashme për kontroll të fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, nga Kroacia në veri deri në Greqi në jug.

Shërbimi grek për luftë kundër lajmeve të rreme “Ellinika hoaxes” ka përgënjeshtruar një seri titujsh që janë paraqitur në disa onlajn media Greke që për atë se radiotelevizioni shtetëror grek ERT pa bazë nën fotografinë me grafitin “Maqedonia – tokë greke” i mbishkruar në murin e një shkolle në qytetin Ksanti ka shkruar se është racizëm, sepse ai (grafiti) ishte vetëm një disa sloganet që janë vërtet raciste.

Sipas “Ellinika hoaxes”, në artikullin e televizionit ERT ishin shfaqur më shumë mbishkrime raciste dhe fyese, disa të drejtuara kundër një mësuesi, ndërsa onlajn mediat kanë shpërndarë dezinformatë që televizioni shtetëror akuzonte për racizëm dhe gjuhë të urrejtjes vetëm për shkak të grafitit për Maqedoninë dhe me atë rast kishin publikuar vetëm skrinshot të tij.

Grafitet i kanë shkruat anëtarë të “Agimit të Artë” më 19 janar 2019, ndërsa ata kishin përmbajtur kërcënime ndaj një mësuesi. Në mure përveç parullës për Maqedoninë si “tokë greke” ishin mbishkruar edhe svastika edhe parulla të tilla si “Do të kthehemi dhe do të dridhet toka – gjak – nder – Agimi i artë”, “Shkelma dhe grushte për mësuesit turkofilë”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.