Tekstit për masat anti-kovid në Shqipëri iu vendos titull për të tërhequr klikime në Maqedoni

Tekst me një titull manipulues është shpërndarë në një faqe në Facebook, me një përshkrimin: “A jeni ju për kthimin e orës policore në kohë të caktuar në vend?“. Por, i gjithë teksti ka të bëjë me situatën me Covid-19 në Shqipëri dhe masat e marra atje për të zvogëluar përhapjen e virusit.

 

Tekst me titull tronditës dhe sensacional që shkakton panik, pretendon se numri i pacientëve me koronavirus po rritet në Maqedoni. Ajo që do të hasë kushdo që klikon në tekst është një ndjenja e mashtrimit sepse një pjesë e titullit nuk ka asnjë lidhje me tekstin.

Rritja e madhe e rasteve të reja në Maqedoni: A është ora policore një opsion – nga ora 20 deri në 6 të mëngjesit mbetet edhe më tej në Shqipëri

Megjithëse pjesa e parë e titullit përshkruan drejtpërdrejt situatën në Maqedoni me numrin e të infektuarve të rinj, teksti nuk përmban as “M” nga Maqedonia, dhe as nuk ka të bëjë me situatën me koronavirusin në vendin tonë. As numri i pacientëve, as nëse ai numër po rritet ose zvogëlohet dhe çfarë do të thotë kjo.

I gjithë teksti, i cili shpërndahet edhe në rrjetin social Facebook, në fakt ka të bëjë me situatën me këtë virus në Shqipëri dhe masat e marra atje për të zvogëluar përhapjen, siç thuhet, në fakt, në pjesën e dytë të titullit.

Meqenëse nuk ka asgjë që lidhet me Maqedoninë në tekst, ky titull është thjesht “klikbejt”, mashtron lexuesin kur e sheh të shpërndarë në rrjetet sociale, të mendojë se kur të klikojë do të lexojë dhe do të marrë më shumë informacion në lidhje me situatën aktuale me koronavirusin në vendin tonë.

Dhe atëherë do ta kuptojë se është mashtruar, pasi teksti është për situatën në Shqipëri.

Në lidhje me situatën me koronavirusin në Maqedoni, informacione zyrtare dhe gjithëpërfshirëse, para dy ditësh publikoi Instituti i Shëndetit Publik, të cilat nuk mund të gjendet në këtë tekst.

Titulli ngre panik, dhe pastaj asnjë informacion tjetër nuk mund të gjendet në tekst nëse është i vërtetë apo jo.

Ky tekst u shpërnda në një faqe në Facebook me përshkrim në postimin: “A jeni për kthimin e orës policore në vend për një periudhë të caktuar kohe?”, me çka ka marrë vëmendje të madhe me shumë komente dhe reagime.

Ky titull u krijua vetëm për të tërhequr vëmendjen, veçanërisht në një situatë kaq të ndjeshme kur shfaqen mutacione të reja të virusit që nuk dihen ende me siguri nëse janë më të rrezikshme dhe nëse shkaktojnë përhapje më të madhe të virusit.

Përmes sensacionalizmit dhe mbjelljes së panikut dhe frikës, qëllimi i këtij titulli nuk është informimi i saktë dhe gjithëpërfshirës i publikut, por mashtrimi i tij për të rritur lexueshmërinë dhe klikimet.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.