Teksti gazetaresk nuk duhet t’i ngjasojë një komunikate partiake

 

Shkruan: Zhaklina Cvetkovska

Po recenzojmë një tekst me titull „(FOTO) Të kishte shkelur këmba jote ndonjëherë në lindje, nuk do premtoje rrugë të shpejta tashmë të ndërtuara?!, të publikuar në portalin gragjanskizbor.mk, më datë 29.06.2020.

Teksti është publikuar në rubrikën „Zëri i publikut“ ku publikohen qëndrime të personave publik, në të shumtën e rasteve të marra nga rrjetet sociale. Por në këtë rast nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për qëndrimin e një personi, apo për qëndrimin e portalit.

Në tekst nuk është theksuar burimi i informacionit, nuk janë përdorur citime dhe nuk është bërë një përkufizim nëse bëhet fjalë për një qëndrim personal të dikujt ose për qëndrim të portalit, gjë që bie ndesh me nenin 4 të Kodit etik të gazetarëve të Maqedonisë, në të cilin thuhet:

Gazetari do ta publikojë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë.

Për shkak të mungesës së elementeve themelore informative, përmbajtja e tekstit mund të na bëjë të mendojmë se bëhet fjalë për një komunikatë partiake zyrtare të ndonjë partie politike, që nuk është e vërtetë. Duke u bazuar në një printscreen të një publikimi në slobodenpecat.mк, nga data 27.06.2020, me titull „Mickoski: Do ndërtojmë një rrugë të shpejtë nga Shtipi deri në Koçan“, komentohet se lideri i opozitës „Sikur të kishte ardhur ndonjëherë në Maqedoninë lindore, përveç se gjatë fushatës, mbase do e kishte kuptuar se në pjesën lindore të Maqedonisë po ndërtohet si kurrë më parë. Por ai nuk ka ardhur asnjëherë!

Komentet janë të pranishme në të gjithë tekstin dhe nuk është bërë dallim mes fakteve dhe mendimeve, lajmit dhe komentit, me çka është shkelur neni 13 i Kodit etik të gazetarëve. Nuk është dhënë përgjigje se ku është dhënë kjo deklaratë, pastaj mungojnë faktet të cilat do i sqaronin pretendimet e shkruara, e që janë të domosdoshme për një raportim objektiv dhe të pa anshëm. Në këtë rast është vendosur vetëm një fotografi ku shihen aktivitete ndërtimore në rrugë, e që nuk ka kontekst kohor dhe informativ.

Në produktin mediatik nuk është ruajtur distanca profesionale nga subjekti politik për raportim nga proceset politike, gjë që është e paraparë në nenin 14 të Kodit etik të gazetarëve, që thotë:

Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari patjtetër duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Jopreciz është edhe vetë titulli i tekstit „(ФОТО)  Të kishte shkelur këmba jote ndonjëherë në lindje, nuk do premtoje rrugë të shpejta tashmë të ndërtuara?!“. Nga titulli nuk mund të konkludohet se kush dhe kujt i drejtohet. Titulli duhet të jetë informativ dhe të japë një pasqyrë të qartë për përmbajtjen e tekstit.

Detyra themelore e gazetarit është që t’i respektojë parimet e raportimit, sidomos gjatë kohës së proceseve zgjedhore dhe në punën e tij të distancohet nga tifozeria për një subjekt të caktuar politik.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.