Të vaksinuarit nuk janë mashtruar, ata janë të mbrojtur nga koronavirusi

Фото: commons.wikimedia.org

Ndryshe nga pretendimet e bëra në postim, faktet tregojnë se vaksinat janë të sigurta dhe japin rezultate, mbrojnë nga zhvillimi i formave të rënda të sëmundjes dhe shpëtojnë jetë. Rreth 75% e vdekjeve nga komplikimet e Kovid-19 në vend kanë ndodhur në mesin e personave të pavaksinuar. Personat që pavarësisht pranimit të dy dozave të vaksinës kanë ndërruar jetë kanë qenë persona me probleme serioze shëndetësore dhe një sërë sëmundjesh bashkëshoqëruese. Kjo është arsyeja pse Komiteti Kombëtar i Vaksinimit ka rekomanduar që të jepet një dozë e tretë e vaksinës, ose dozë përforcuese, e cila është shumë e rëndësishme për të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje bashkëshoqëruese, shkruan Vërtetëmatësi.

 postim në Facebook, autori me fjalë të rënda i ofendon  personat e vaksinuar dhe përkundër të gjitha fakteve dhe dëshmive vazhdon të mbështesë teoritë konspirative.

Postimi thotë:

Një ditë të bukur me diell të gjithë ju që besoni në shkencë në vend të budallenjve do të kuptoni se ata që për ishin ju teoricientë të çmendur konspiracioni, mendim të cilin ua imponuan politikanët dhe gazetarët, në fakt ishin miqtë, të afërmit dhe madje edhe anëtarët e familjes tuaj që zbuluan se njerëzimit i kanoset një rrezik real dhe se ata vetëm po mundoheshin t’ju shpëtojnë. Por ju nuk i dëgjuat, sepse ishit shumë të preokupuar me egoizmin tuaj. Pra, ju ishit plotësisht të verbër dhe të shurdhër… Pse?

Sepse,

Nëse keni nevojë për një dozë përforcuese pasi jeni vaksinuar plotësisht, dhe testim pasi jeni vaksinuar plotësisht, maskë dhe distancë pasi jeni vaksinuar plotësisht, karantinë dhe ndarje pasi jeni vaksinuar plotësisht dhe shantazhe dhe tirani të ngjashme, atëherë ndoshta është koha t’ia pranoni vetes se jeni plotësisht të mashtruar, për të mos thënë budallenj dhe të verbër. Zgjohuni sa nuk është tepër vonë!

Ne kemi shkruar shumë herë për teoritë e konspiracionit. Teori të tilla konspirative motivohen nga njerëz që e paraqesin veten si të vetëdijësuar dhe të ndritur, por nuk e kuptojnë peshën e sëmundjes Kovid-19 dhe me veprimet e tyre bëjnë që pandemia të zgjasë edhe më shumë. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të mjekëve se vaksina është shpëtimi i vetëm nga pandemia, këta persona nuk reshtin së përhapuri të pavërteta. Dhe, pikërisht për të gjitha ato të pavërteta të postuara në rrjetet sociale, shumë qytetarë ende janë të hutuar, të frikësuar dhe ende mendojnë nëse duhet apo nuk duhet të vaksinohen.

Autori i postimit të vaksinuarit i quan “budallenj, të verbër dhe të mashtruar”. Por e vërteta e bazuar në fakte dhe prova është krejtësisht ndryshe. Të gjitha  dëshmitë janë në favor të të vaksinuarve. Domethënë, ata që janë vaksinuar me dy doza përballen shumë më të lehtë me koronavirusin. Faktet tregojnë se  deri në 75% e të vdekurve nga komplikimet e Kovid-19 janë persona të pavaksinuar.

Presonat që pavarësisht pranimit të dy dozave të vaksinës kanë ndërruar jetë kan ë qenë persona me probleme serioze shëndetësore dhe një sërë sëmundjesh bashkëshoqëruese. Kjo është arsyeja pse Komiteti Kombëtar i Vaksinimit ka rekomanduar që të jepet një dozë e tretë e vaksinës, ose dozë përforcuese, e cila është shumë e rëndësishme për të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje bashkëshoqëruese.

Rekomandimi i Коmitetit të imunizimit është që përveç qytetarëve mbi 60 vjeç, një dozë të tretë të vaksinës të marrin edhe qytetarët e tjerë pavarësisht nga mosha dhe nëse kanë apo jo sëmundje të tjera kronike, por që janë në rrezik të konsiderueshëm për shkak të numrit më të madh të kontakteve dhe për shkak të natyrës së punës dhe vendit të punës të infektohen me Kovid-19.

Është vërtetuar shumë herë në studime shkencore, por edhe në jetën e përditshme, se rreziku nga KOVID-19 dhe ndërlikimet e tij është shumë më i madh se rreziku nga vaksinave dhe efekteve anësore të tyre.

Njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kanë rreth 50 përqind më pak gjasa të vuajnë nga simptomat afatgjata të Kovid-19 në krahasim me ata që nuk janë vaksinuar. Kështu thuhet në hulumtimin e publikuar në The Lancet, që gjithashtu konfirmoi se personat e vaksinuar plotësisht që infektohen sërish kanë shumë më pak gjasa të shtrohen në spital ose të vuajnë nga simptoma të rënda.

Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) në ueb-faqen e saj  thekson se vaksinat kundër Kovid janë të sigurta dhe efikase, se miliona qytetarë në Shtetet e Bashkuara kanë pranuar vaksinën kundër Kovid-19 nën monitorimin më të rreptë në historinë e SHBA-ve. Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve rekomandon që të gjithë personat mbi 12 vjeç të marrin vaksinën sa më shpejt të jetë e mundur për t’u mbrojtur nga Kovid-19 dhe komplikimet që mund të shfaqen.

Ndryshe nga pretendimet e bëra në postim, faktet tregojnë se vaksinat janë të sigurta dhe japin rezultate, mbrojnë nga format e rënda të sëmundjes dhe shpëtojnë jetë. Kjo është arsyeja pse këtë postim ne e vlerësojmë si dezinformatë.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.