Të gjitha dorëshkrimet e Institutit “Krste Petkov Misirkov” janë digjitalizuar brenda një viti

Ирена Стефоска. Фото: скриншот

Vërejmë se premtimi i Ministrisë së Kulturës për përshpejtimin e digjitalizimit të dorëshkrimeve të vjetra nga Instituti i Gjuhës Maqedonase “Krste Petkov Misirkov” është realizuar. I gjithë arkivi i këtij Instituti është digjitalizuar në gjysmën e periudhës së premtuar dyvjeçare

Në vitin 2021, Ministria e Kulturës shpalli një proces të përshpejtuar të digjitalizimit të dorëshkrimeve në posedim të Institutit të Gjuhës Maqedonase “Krste Petkov Misirkov”, diçka që u përmbush në fund të vitit 2022:

Ministria e Kulturës dhe Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik me 14 milionë denarë e fillojnë procesin e digjitalizimit të përshpejtuar, për maksimum dy vjet, me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave gjuhësore që kanë rëndësi historike dhe shkencore dhe për t’i vënë ato në dispozicion për studiuesit brenda dhe jashtë vendit në një formë moderne dhe të sigurt.

[Burim: Qeveria e RVM-së – Konferencë e Stoefskës dhe Petrovit  (5.50 min) – data: 23.08.2021]

Arsyetim:

Digjitalizimi i përshpejtuar i dorëshkrimeve të vjetra që janë në posedim të Institutit të Gjuhës Maqedonase “Krste Petkov Misirkov”, me qëllim ruajtjen e tyre në një format modern dhe të sigurt të përshtatshëm për përdorim,e ka paralajmëruar ish-ministrja e Kulturës, Irena Stefoska në një konferencë shtypi në gusht të vitit 2021.

Në të njëjtën kohë, ministri i atëhershëm njoftoi se projekti do të duhej të përfundonte maksimumi për dy vjet, një premtim që u realizua para kohe (sipas tenderit u njoftua se projekti mund të zgjasë për maksimumi18 muaj).

Bëhet fjalë për një koleksion të madh prej 4.5 milionë dokumentesh që dispononte Instituti, disa prej të cilave ishin mbi 500 vjet të vjetra. Kur Stefoska e shpalli projektin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ajo në fakt shpalli tender për pjesëmarrjen e kompanive që kanë teknologji dhe përvojë të tillë në procesin e digjitalizimit dhe arkivimit të dokumenteve në letër dhe mikrofilimit të tyre.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në gusht 2021 së bashku me drejtorin e atëhershëm të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FITR) Kosta Petrov, u tha se procesi i dixhitalizimit të përshpejtuar është i domosdoshëm, sepse Ministria e Kulturës ka ardhur në informacione që për 9 vjet deri atëherë u digjitalizuan vetëm 140 mijë fletë, nga rreth 5 milionë që kishte në atë kohë Instituti, dhe ky numër ishte shumë i vogël.

Disa nga dokumentet në formë letre. Foto: Skrinshot

Stefoska bëri të ditur se për financimin 100 për qind të projektit janë siguruar 14 milionë denarë, prej të cilave 5 milionë nga MK dhe 9 nga FITR dhe se thirrja zgjat deri më 21 tetor 2021. Në këtë thirrje, kompania fituese ishte Archive Data Center – Inbox, e krijuar në vitin 2011 si një model inovativ për arkivimin dhe menaxhimin e dokumenteve.

Dokumentet e para janë shkarkuar më 30.12.2021, ndërsa sipas informacioneve të publikuara nga SDK.mk02.01.2023, në fund të vitit 2022, në Institut është bërë dorëzimi i dokumenteve të digjitalizuara. Nga informacionet mësohet se materiali total prej 4.5 milionë dosjesh është digjitalizuar dhe paketuar në 14 kuti të papërshkueshme nga uji dhe zjarri. Disa nga dorëshkrimet ishin mbi 500 vjet të vjetra, mësohet nga biseda me një përfaqësues zyrtar të kompanisë, gjatë së cilës jo vetëm u digjitalizuan dokumentet e letrës, por u mikrofilmuan letra dhe materialet digjitale.

Informatat e publikuara nga SDK.mk janë marrë edhe nga media të tjera. Sipas këtyre njohurive që disponojmë, mund të vlerësohet se premtimi i dhënë në formë të deklaratës së Stefoskës në konferencën për media, se procesi do të përfundojë më së shumti për dy vjet, në fakt është realizuar para kohe.

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazheski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.