Tashmë tre vite që parlajmërohet shkolla e mesme në Saraj

 Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, do të ndërtoj shkollë të mesme në territorin e Komunës së Sarajit. 

( Afati: 2013-2015 )

ARSYETIM:

 

Ndërtimin i një shkolle të mesme në Komunën e Sarajit, kryetari i komunës së Shkupit, Koce Trajanovski e paralajmëroi përpara tre viteve, në Programin e tij zgjedhor “Vepra të reja për përparim të ri, vepra të reja për Shkup më të mirë”. Në këtë Program.me të cilin ai doli në zgjedhjet lokale të vitit 2013, për këtë projekt ( në pjesën Arsimi, faqe 33) theksohet që do të mbaron në vitin 2015. Gjithsesi, deri më tani (06.04.2016) nuk ndodhi. Duke pas parasysh që hapja e shkollës u shty disa herë, ndërsa këtë herë, fillimi i objektit të ri paralajmërohet në 2016-2017, premtimin e vlerësojmë si të parealizuar. Por, edhe pse është tejkaluar afati zgjedhor, për shkak se janë bërë aktivitete për realizimin e këtij projekti, premtimin e vlerësojmë si pjesërisht i realizuar.

Ndërtimi i shkollës filloi në qershor të vitit 2013, dhe sipas deklaratave të atëhershme duhej të lëshoje në përdorim me 1 shtator 2014. Opinioni ishte i informuar që bëhet fjalë për investim 48 milion denar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe që shkolla do të shtrihet në 1,700 metra katror dhe do të ketë kapacitet për 350 nxënës në një ndërrim. Në këtë rast kryetari i komunës Trajanovski tha:

Qyteti i Shkupit dhe komuna Saraj do të ndihmojnë në rregullimin infrastrukturor të kësaj shkolle të mesme, kështu që të gjithës së bashku do të mundësojmë që shkolla të ndërtohet për 12 muaj dhe vitin e ardhshëm (2014) me 1 shtator të bëhet hapja solemne.

Përkundër deklaratës së këtillë të Trajanovskit, me 1 shtator 2014 në Saraj nuk kishte solemnitet- sepse shkolla nuk ishte ndërtuar. Me 2 dhjetor 2014 mediumet informuan se 18 muaj pas fillimit të ndërtimit “shkolla e mesme në Saraj ngeli në letër” dhe që Ministria e Arsimit e ka prishur Kontratën me kompaninë e cila e filloi ndërtimin e shkollës në Saraj, për shkak të mos respektimit të afateve kohore. Nga Komuna  e Sarajit atëherë kishin shpresë që vitin e ardhshëm mësimor (1 shtator 2015) objekti do të jetë i gatshëm për nxënësit.

Kompania e cila ishte zgjedhur për ndërtimin e objektit nuk i plotësoi afatet me çka marrëveshja u ndërpre. Javën e kaluar kishim takim me Ministrin e arsimit. Në takim na premtuan që shumë shpejt do të zgjidhet kompani e re e cila do të ndërtoj objektin e shkollës së mesme. Objekti i cili filloi të ndërtohet është lënë në gjysmë.  Nëse nuk fillon së shpejti të ndërtohet, edhe ajo që është ndërtuar do të filloj të prishet.( Beqir Muhamedi ,  shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Sarajit )

Në prill të vitit 2015, siç informuan mediumet, kryetarët e Komunës së Shkupit dhe asaj të Sarajit, Koce Trajanovski dhe Bekim Murati, si dhe ministri i atëhershëm i arsimit dhe shkencës, Abdylaqim Ademi, “i mbikëqyrën punimet ndërtimore të shkollës së re në këtë komunë”. Ademi deklaroi që “kompania e re realizuese ka afat prej 6 muajsh t’u mbaroj të gjithë aktivitetet ndërtimore, ai ndër të tjera tha:

Më duhet të theksoj që marrëveshja me kamponin që duhej t’i realizoj punët ndërtimore është prishur për shkak të mos respektimit të afateve të caktuara për ndërtim, me çka Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurs të ri dhe nënshkroi marrëveshje për realizimin e punëve ndërtimore.

Në nëntor të vitit 2015 Ademi e vizitoi objektin e ri të shkollës së mesme në Komunën e Sarajit, ku objekti ishte në fazën përfundimtare:

 Jam i impresionuar nga pamja e objektit shkollor i cili është një nga më të mirët në Maqedoni. Objekti shkollor i financuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Komunës së Sarajit dhe Komunës e Shkupit do të shërbej si shkollë e mesme për nxënësit e shkollave të mesme të këtij rajoni,nxënësit do të mund të mbarojnë shkollimin e tyre, gjimnazin dhe shkollimin profesional ekonomik. Me këtë realizohet kërkesa shumëvjeçare e banorëve të komunës së Sarajit. Shkolla do të filloj të funksionoj në vitin shkollor 2016-2017, deri atëherë do të mbarojnë të gjithë procedurat për themelim, regjistrim të subjektit juridik dhe shpallja e konkursit për regjistrim. (Аdemi)

Адеми: Училиштето ќе почне да функционира во учебната 2016/2017 година Фото: Скриншот
Ademi: Shkolla do të hapet në vitin shkollor 2016/2017 година Foto: Skrinshot

 

Me një prill 2016 në mediume kishte informacione që shkolla e mesme në Saraj duhet të filloj vitin e ardhshëm shkollor 2016-2017, që me propozim të Qytetit të Shkupit do të quhet “Saraj”, dhe për këtë së shpejti duhet të vendosin këshilltarët e qytetit të Shkupit.

 

Duke e marrë parasysh këtë kronologji, si dhe faktin që shkolla në Saraj është vonuar shumë, përfundimisht, në vjeshtë duhet të  hapet, (sipas deklaratës së Trajanovskit e dhënë në qershor të vitit 2013), shkolla duhet të ishte e gatshme dhe të fillohet me mësim para dy vitesh, gjegjësisht në vitin shkollor 2014-2915.ky premtim zgjedhor jo konsekuent,vlerësohet me notën: gjysmë i realizuar.

BURIME:

Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.