Taleski: A filloi realizimi i stadiumit në Manastir?

 

Kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski në 8 prill të vitit 2014 deklaroi se nga 1 qershori i vitit 2014 do fillojë të ndërtohet stadiumi në Manastir.

Битолскиот градоначалник Владимир Талевски во Советот на градот. Фото: видео клип скриншот
Kryetari i komunës së Manastirit në Këshillin e qytetit. Foto: Video Klip Skrinshot

Ai atëkohë tha:

Do të ndërtohen tre tribuna të reja, ndërsa do të renovohet tribuna aktuale jugore. Do të ndërtojmë një stadium futbolli të cilin Manastiri nuk e ka pasur që nga Heraklea e deri më sot.  Realizimi i projektit do të fillojë nga data 1 qershor, ndërsa investimet dhe punimet më të mëdha do të bëhen për tribunën veriore e cila kushton rreth 4,5 milion euro, ndërsa vlera e përgjithshme e të gjithë stadiumit është rreth 8 milion euro.

[Burimi: Video link/Tekst link, Data: 08.04.2014]

 

Arsyetim:

Edhe pse kaluan 10 muaj nga lajmërimi për fillimin e realizimit të këtij projekti, deri më tani nuk është bërë asgjë. Stadiumi është po ai që ka qenë, i vjetër dhe më i keqi në Maqedoni.

Po atë muaj, në 28 qershor, reaguan edhe sportistë të shquar që bënë apel të fillohet sa më parë me ndërtimin e stadiumit në Manastir.

Në shkrimin e portalit sportiv „Ekipa“, fansat nga Manastiri „Çkembarët“, thonë se do vazhdojnë vazhdimisht të rikujtojnë nevojën për një arenë të re për një nga klubet më të rëndësishëm futbollistik në vend dhe për qytetin i cili gjithnjë ka jetuar për futbollin, e që tani sikur është lënë në margjinat e jetës sportive.

Nikollçe Noveski, Mirko Ivanovski, vëllezërit David dhe Dorijan Babunski, si dhe futbollistja më e mirë e Maqedonisë Natasha Andova janë pjesë e fushatës  „Duam stadium të ri në Manastir“…

Për premtimin e paplotësuar reaguan edhe Socialdemokratët në Manastir të cilët iu bashkëngjitën nismës në Fejsbuk për ndërtimin e stadiumit në Manastir. Ata deklaruan:

Edhe ne si opozitë i bashkëngjitemi këtij akcioni, duke theksuar se nuk duam ta politizojmë atë, por një gjë nuk mundet edhe nuk duhet harruar – premtimin për ndërtimin e stadiumit në Manastir e bëri një politikan, njeriu i parë i qytetit Kryetari Vlladimir Taleski.

 

Grupi vazhdon të jetë aktiv në Fejsbuk, ndërsa një nga komentet e fundit është shkruar gjatë vizitës së Kryeministrit Nikolla Gruevski në Manastir (21.03.2015) dhe thotë:

Sinqerisht, sot prisnim prisnim që më në fund të na drejtohet kryeministri dhe ta vërtetojë kërkesën tonë dhe premtimin e tyre që Manastiri do bëhet me stadium të ri, por për fat të keq nuk doli gjë…

 

Më 22.03.2015 fansat nga Manastiri pas barazimit në ndeshjen me Vardarin edhe një herë treguan dhimbjen e tyre. Ata nxorrën parullë „Disa gjëra nuk blihen me para – për çdo gjë tjetër keni Samson Kard“, me të cilën donin të rikujtojnë edhe një herë se Manastiri ende nuk ka stadium dhe se durimi i tyre po merr fund.

 

Linqe:

 

Vlerësoi: Vllado Gjorçev

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.