Studim: Vetëm se e keni kaluar koronavirusin, nuk do të thotë se nuk duhet të vaksinoheni

Në një studim të publikuar në medRxiv, por që akoma nuk është nënshtruar një shqyrtimi profesional, u analizuan nivelet e antitrupave tek të rriturit që shërohen nga forma mesatarisht e rëndë e COVID-19. Njerëzit nën moshën 30 vjeç u zbulua se kishin nivele më të ulëta të antitrupave sesa të moshuarit. Rezultatet tregojnë që të gjithë, veçanërisht të rinjtë, duhet të vaksinohen kundër COVID-19, edhe nëse e kanë pasur këtë sëmundje, shkruan Panacea.mk.

“Unë e di që shumë njerëz po mendojnë, unë e kaolva COVID-19, kështu që nuk duhet të vaksinohem,” tha John Alcorn, profesor i pediatrisë në Fakultetin e Mjekësisë të Pittsburgh dhe autori kryesor i studimit.

“Por studimi ynë tregon që çdo pacient pasi e kalon COVID-19, veçanërisht të rinjtë, nuk kanë mjaftueshëm antitrupa në trup, të cilat janë pjesë e memories imunologjike”.

Memoria imunologjike krijohet gjatë takimit të parë të sistemit imunitar me një antigjen të huaj. Ai përbëhet nga qelizat e memories T dhe B dhe i siguron sistemit imunitar informacione të caktuara rreth patogjenëve të caktuar. Në këtë mënyrë sistemi imunitar mund të luftojë sëmundjen në mënyrë më efikase dhe më të shpejtë pas infeksionit fillestar.

Studimi shqyrtoi përgjigjen imune të 173 të rriturve të moshës 19 deri në 79 vjeç, të cilët kishin formë të lehtë deri në mesatar të COVID-19 dhe nuk kishin nevojë për shtrimin në spital. Në të gjitha mostrat e gjakut u matën antitrupat e koronavirusit.

Studiuesit zbuluan se disa prej tyre kishin nivele të larta të antitrupave, të tjerë nivele të ulëta. Nivelet e larta të antitrupave arritën të neutralizojnë COVID-19, ndërsa nivelet e ulëta jo.

Qëllimi i studimit nuk ishte të vendoste një prag të caktuar për nivelet e antitrupave të nevojshëm për të parandaluar një infeksion të ri me COVID-19, por të sqaronte se infeksioni është ende i mundur, pavarësisht nga prania e antitrupave në trup.

“Shumë njerëz e kanë kaluar sëmundjen, ndërsa më i madh është numri i atyre që ndalojnë marrjen e masave paraprake,” thekson Alcorn.

Ka ende shumë të panjohura kur bëhet fjalë për COVID-19 dhe imunitetin natyror – për shembull, pse disa njerëz kanë nivele të larta të antitrupave, cili nivel është i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infeksioni dhe sa kohë mund të zgjasë imuniteti i fituar në mënyrë natyrale.

Në të njëjtën kohë, paralajmëron Alcorn, ka shumë dezinformata që mund të ndikojnë në vendimin për (mos) vaksinimin e atyre që e kanë kaluar COVID-19.

Ai thotë se njerëzit shpesh keqinformohen kur bëhet fjalë për imunitetin e fituar në mënyrë natyrale dhe gabimisht besojnë se nuk do të sëmuren më nëse dikur kanë kaluar COVID-19.

Një studim i madh izraelit tregoi se imuniteti i fituar në mënyrë natyrale në kombinim me vaksinën ofron mbrojtje shumë më të madhe kundër ri-infeksionit me COVID-19, krahasuar me mbrojtjen e fituar vetëm në mënyrë natyrale.

Qendra e amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) rekomandon gjithashtu që personat e vaksinuar të vaksinohen, sepse vaksinat janë treguar se ofrojnë mbrojtje më të mirë kundër imunitetit të fituar në mënyrë natyrale dhe është e paqartë se sa zgjat imuniteti natyror.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari