Strishot pozitive dhe negative për testin e shpejtë për COVID nuk janë manipulim – tamponët janë kontrollues

Брз тест на „Абот“. Фото: Abott лабораторија

Videoja në të cilën janë prezantuar dy tamponë kontrollues për testim të shpejtë të një kompanie të specializuar në prodhimin e testeve të tilla, u mor si një shembull për një mashtrim të pretenduar me testet e shpejta. Videoja e shkurtër nuk paraqet të gjithë përbërësit e paketimit të testit dhe në tekst kjo është përdorur për të manipuluar publikun se testet janë të përgatitura paraprakisht si pozitive ose negative.

Po recenzojmë një postimFacebook në të cilin thuhet se testet kundër Covid-19 janë të paketuara paraprakisht dhe se testi negativ është shënuar me të gjelbër ndërsa testi pozitiv është shënuar me të kuqe. Postimi është ishoqëruar me një video material ku shihet një person që hap një paketim që ka një test të shpejtë për Covid nga kompania Abbott.

Në postimim që është shumë viral dhe me të cilin konfirmohet përshtypja se dezinformata e ka arritur qëllimin, autori thotë:

Teste për Covid të paketuara paraprakisht.

Negativ me të gjelbër .

Pozitiv me të kuqe.

 

Këtij teksti i është bashkëngjitur një video 20 sekondëshe, kur tregohet një person që hap një paketë që përmban teste të shpejta për Covid nga e njëjta kompani (Abbott).

Udhëzuesi për testin e Abbott është demanti më i mirë

„Vërtetmatësi“e analizoi mënyrën e përdorimit të këtij testi konkret të këtij prodhuesi konkret për të parë nëse qëllimi i pjesës pozitive dhe negative të këtij testi është me të vërtetë ashtu siç pretendon autori i postimit që po recenzojmë.

Dhe përfundimi është se pjesët e testit që janë shënuar si Positive control, dhe si Negative control nuk nënkuptojnë se testi është pozitiv ose negativ. Dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të kontrolluar se si ta përdorni këtë test më saktësisht se sa të lexoni udhëzimet për përdorimin e tij.

Udhëzuesi për përdorimin e testit të shpejtë të „Abbott” së pari shpjegon se rezultatet që do të fitohen pas përdorimit të tij janë preliminare dhe duhet të kombinohen në korrelacion me faktorë të tjerë, siç janë vëzhgimet klinike të pacientit, historia e tij shëndetësore dhe të dhënat epidemiologjike. Dhe këtu vijmë tek një informacionin kryesor:

Në faqen e dytë të udhëzimeve për përdorim janë numëruar të gjithë përbërësit që ndodhen në kuti. Ato renditen si më poshtë: 25 pajisje për testim në pako individuale me varak, bafer (një shishe prej 9 ml), 25 epruveta, 25 kapakë për epruveta, 1 tampon Positive control, 1 tampon Negative control, 25 tampona të sterilizuar për marrjen e mostrës nga hunda, 1 udhëzues për rekomandime të shpejta dhe 1 udhëzues për përdorim.

 

Nga udhëzuesi: përbërja e paketimit

Kur vazhdoni të lexoni udhëzimet për përdorim, informacioni kryesor është se tamponat e paraqitura në videon që po recenzojmë nuk janë ,,teste paraprakisht pozitive ose paraprakisht negative”, por ato shërbejnë si tampona kontrollues! Tamponët e vërtetë për marrjen e mostrave janë 25 në numër në një kuti, dhe këto dy të paraqitura në video janë vetëm për kontrollim.

faqen e tretë të udhëzuesit nën pikën me numër 16, prodhuesi ka shënuar disa paralajmërime, mes të cilave thotë:

,,Tamponët e shënuar me Positive control dhe Negative control të mos përdoren për marrjen e mostrave”. Në vazhdim thuhet që mostra duhet marrë me një nga 25 testet e paketuara individualisht dhe testi kontrollues nuk duhet të përdoret për marrjen e mostrave. Testet kontrollues, sipas udhëzimeve, duhet të përdoren për kontrollim.

Mënyrë e detajuar se për çfarë shërbejnë shkopinjtë të shënuar me „pozitivë” dhe „negativë”

Udhëzime të detajuara për bërjen e kontrollimit

Në pjesën e udhëzuesit, ku flitet për kontrollin e jashtëm të testit, tashmë janë në ,,lojë” edhe dy tamponat që janë paraqitur në video materialin. Për ato thuhet se janë formuluar posaçërisht për të siguruar që performanca e testit të shpejtë të Abbott të jetë ashtu siç duhet, si dhe për të siguruar që përdoruesi është duke e kryer testin në mënyrë korrekte dhe duke i interpretuar mirë rezultatet. Positive control përmban proteinë nukleokapside rekombinante Sars Cov 2, që nuk është infektive. Praktika e mirë laboratorike mundëson përdorimin e këtyre tamponëve kontrollues për të siguruar që reagensët janë në rregull dhe se testi është kryer siç duhet. Ato mund të përdoren, siç thuhet në udhëzues, nga një person i ri para se të kryejë testin me një mostër të marrë nga hunda, kur bëhet furnizim me teste të reja dhe në intervale periodike (faqe 6 nga Udhëzuesi).

Pra, këto dy tampon nuk janë paketuar dhe shënuar si Positive Control dhe Negative Control, nuk janë Testi, POR janë test kontrollues.

Një informacion i tillë nuk është i cekur në postimin që po e recenzojmë. Është lëshuar për të keqinformuar qytetarët se çdo rezultat pozitiv ose negativ mund të paketohet paraprakisht, pa shpjeguar se funksioni i këtyre dy testeve është kontrollimi në kushte laboratorike!

Prandaj, postimin që po e recenzojmë ne e vlerësojmë si një postim në të cilin është hequr konteksti, dhe në këtë mënyrë është publikuar një dezinformatë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.