Stojanovski: Industria e dezinformatave ka burime të ndryshme, disa prej tyre janë të lidhura me ndikimet e huaja nga Rusia

Фото: Принтскрин „Клик плус“ на ТВ21

Lufta në Ukrainë aktivizoi ndikimet e huaja, veçanërisht ato nga Rusia dhe dezinformatat që vijnë prej andej, tha Filip Stojanovski nga Fondacioni Metamorfozis në edicionin e djeshëm të emisionit debatues “Click Plus” në TV21

Si pjesë e dezinformatave, Stojanovski theksoi lajmin për ekzistimin e pretenduar të laboratorëve biologjikë, si dhe pretendimin se “nazistët” drejtonin Ukrainën.

Kjo luftë që po ndodh tani në Ukrainë nuk ka ndodhur krejt papritur, ai terren është përgatitur prej vitesh, madje mund të thuash me dekada. E gjithë industria e dezinformatave që ekziston ka burime të ndryshme dhe disa prej tyre kanë të bëjnë me ndikime të huaja, veçanërisht nga Rusia, e cila haptazi u aktivizua për të promovuar qëllimet e Kremlinit, theksoi Stojanovski.

Stojanovski shtoi se disa nga narrativat e promovuara nga Rusia ishin të pranishme edhe në media, në internet dhe në mesin e qytetarëve në vend dhe se qëllimi i dezinformatave nuk ishte vetëm për të fituar mbështetje për luftën, por edhe për të shkaktuar frikë te qytetarët që nuk do të mbështesnin agresionin në Ukrainë.

Komunikologu Bojan Kordalov në emision theksoi se lufta po zhvillohet në dy fronte – në atë ushtarak dhe atë informativ-dezinformues.

Tashmë duhet ta kemi të qartë se në kushtet e luftës nuk është e mundur të bëhet një bilanc dhe në një kohë kur bien bomba dhe granata, nuk duhet të kërkojmë rrugën e mesme, por duhet të zgjedhim anën që mendojmë se është e drejtë, tha Kordalov.

Ai përmendi se Maqedonia është anëtare e NATO-s dhe si e tillë jo vetëm që ka zgjedhur një anë, por edhe merr pjesë në vendimmarrje në aleancë.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Mlladen Çadikovski theksoi se çfarëdo ligjesh që të miratohen, është e pamundur të kontrollohen postimet në internet dhe se për shkak të nivelit të ulët të shkathtësive mediatike në vend, qytetarët konsumojnë lehtësisht dezinformatat.

Ju keni një lloj gazetarie të papërgjegjshme pa dashje që është në luftë për klikime dhe në kushte të tilla është shumë e lehtë të vendosësh tituj që ngjallin ndjenjat e njerëzve dhe mund të jenë dhe shpesh janë lajme të rreme ose gjysmë të vërteta. Lloji i dytë është përmbajtje e krijuar përmes grupimeve mediatike dhe jo mediatike të krijuara qëllimisht. Në shumicën e rasteve, këto nuk janë portale të formuara për të krijuar lajme dhe informacione, por për të krijuar mosbesim në shoqëri me qëllim të uljes së besimit në funksionimin e të gjithë sistemit dhe në fund , uljen e besimit në media, theksoi Çadikovski.

Çadikovski theksoi se sipas hulumtimeve, përhapësit kryesorë të lajmeve të rreme janë politikanët dhe shtetet.

Është e njëjta gjë me luftën në Ukrainë, por është gjithashtu rasti në kontekstet lokale ku përhapësit kryesorë të dezinformatave dhe lajmeve të rreme janë politikanët. Shihni se si raportohen deklaratat e deputetëve, politikanëve dhe disa njerëzve që gënjejnë lehtësisht dhe më pas këtë e raportojnë mediat. Këtu është problemi i mediave, të cilat mund të mos e kontrollojnë sa duhet dhe gjithmonë çdo lajm dhe çdo deklaratë, tha Çadikovski.

Stojanovski nga Fondacioni Metamorfozis nënvizoi se në vend është në rritje edhe mashtrimi online.

Kohët e fundit ka pasur një rritje të mashtrimeve në internet. Është gjithashtu një formë dezinformimi, i cili nuk është politik, por komercial. Por shpeshherë të njëjtat burime që merren me një lloj të dezinformatave shpërndajnë edhe të tjera, për hir të reklamave dhe ndikimit, theksoi Stojanovski.

Ai shtoi se është e rëndësishme që e gjithë shoqëria të mobilizohet për të përballuar këtë problem.

Të gjithë debati i Click Plus mbi median, shkathtësitë mediatike dhe lajmet e rreme mund ta shikoni në këtë link.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.