Stoilljkoviq nënshkroi deklaratë me rusët për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë

Ivan Stoilljkoviq në Kremlin nuk mendon për Kushtetutën. Foto: google/Parlamenti Europian

Декларацијата што Иван Стоиљковиќ завчера ја потпиша со Единствена Русија, џебната партија на Владимир Путин која официјално ја контролира Думата, рускиот Парламент, а всушност е софтвер за инстант печатење на законски акти подготвени од Кремљ, во Русија е позната како Ловќенска декларација, која е потпишана на почетокот на мај во Цетиње од две црногорски опозициски партии и партијата на Путин

 

 

Deklaratën e mbrëmshme që e nënshkroi Stoilljkoviq me partin Rusia e Vetme, partia e Vlladimir Putinit të cilën zyrtarisht e udhëheq Duma, Parlamenti rus, që në të vërtetë paraqet softuer për shtypjen e akteve ligjore të përgatitura nga Kremlini, e njëjta në Rusi është e njohur si Deklarata Llovqenska, e cila është nënshkruar në  Cetinje, në fillim të majit e prej dy partive opozitare malazeze dhe partisë së Putinit.

 

 Shkruan: Boris KAMÇEV prej Shën Petersburgut

 

Iniciativa e Moskës zyrtare për ndryshim të prioriteteve të politikës së jashtme në disa vende ballkanike hyri nëpërmjet një dere të vogël edhe te ne – nëpërmjet Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni.

Ekspertët rus të cilët i kontaktoi “Vërtetmatësi” kanë mendime të ndryshme për këtë iniciativë. Momentalisht, kuptohet se është përzgjedhur në mënyrë të veçantë. Mali i Zi në dhjetor morri ftesë nga NATO dhe pritet që vendi të bëhet pjesë e aleancës ushtarake në vitin 2017. Iniciativa gjeostrategjike ruse, si pjesë edhe kampanjës jolineare apo hibride në Moskë kundër Bashkimit Europian dhe NATO-së  konsiston në ndërprerjen e  integrimeve euro-atlantike të rajonit, dhe në vend të saj vendet si Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina apo Maqedonia të hyjnë në ndonjë aleancë politike, dhe neutralitetin e tyre ushtarak ta garantojnë edhe Rusia edhe NATO.

Ose, thënë ndryshe, që të hyjnë në orbitën e Moskës, e cila zgjerimin e NATO-së e sheh si kërcënim.

 

MODEL PËR MARRËDHËNIET MES RUSISË DHE BALLKANIT 

Bëhet fjalë për një politikë reale, për një ndikim kolonial të shpërhapjes së ndikimit me nënshkrimin e disa deklaratave ndërpartiake prej politikave margjinale dhe radikale të rajonit, të cilat nuk gëzojnë legjitimitetin e popullit të vendeve të tyre për të shtyrë ide të vjetruara për protektorate dhe aleanca.

Deklaratën e mbrëmshme që e nënshkroi Ivan Stoilljkoviq me partin Rusia e Vetme, partia e Vlladimir Putinit të cilën zyrtarisht e udhëheq Duma, Parlamenti rus, që në të vërtetë është softuer për shtypjen e akteve ligjore në vazhdimësi të përgatitura  prej Kremlinit, në Rusi është e njohur si Deklarata Llovqenska, e cila është nënshkruar në fillim të majit në Cetinje prej dy partive opozitare malazeze dhe partisë së Putinit.  Cetinje është një qendër historike e Malit të Zi dhe deklarata është emërua sipas simbolit të qytetit, malit Lovqen.

 

Sipas disa komentuesve rus, ky dokument është “model për marrëdhëniet e ardhshme mes Ballkanit dhe Federatës Ruse”:

Prej kohësh ka pasur nevojë për implementimin e një deklarate të tillë. Në Ballkan tash më 25 vjet ka diskutime për Perëndimin dhe Lindjen dhe baraspesha vazhdimisht rrënohet. Nëse ideja për neutralitet do të shfaqej në vitet 1990, do të shmangeshin shumë luftëra dhe vuajtje, vlerëson Konstantin Feofanov, profesorë i akademisë diplomatike në Ministrinë e Punëve të jashtme të Federatës Ruse në Moskë.

 

KOSOVA NË SERBI

Deklarata përmban dy ide kyçe. Mbështetja ruse për krijimin e një aleance te shteteve neutrale në Evropën Juglindore, në të cilat ligje do të duhet të jepet një hyrje për neutralitetin e tyre ushtarak të garantuar prej fuqive të mëdha dhe Kosova të jetë pjesë e Serbisë. Stoilljkoviq duhet të ju shpjegojë partnerëve të vet VMRO DPMNE-së dhe BDI-së, se di do të realizohet e dyta kur Maqedonia dhe dhjetëra anëtare të tjera të NATO-së tani më e kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur.

Ashtu siç shihet, qëllimi i nënshkrimit të kësaj deklarate është qëllim populist për përfitim të një pjese të elektoratit para zgjedhjeve të mundshme.

Genadij Sisio, komentues në një gazetë të rëndësishme si “Komrsant” shkruan:

Defekti kryesorë i deklaratës së Lovqenskës është se se ajo në thelb parasheh ndryshim të prioriteteve kyçe të politikave të jashtme të vendeve të Ballkanit. Mali i Zi duhet të bëhet pjesë e NATO-së në vitin 2017. Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina janë kandidate për pranim në aleancë dhe nuk kanë për qëllim që të tërhiqen prej integrimeve euro-atlantike. Edhe pse Serbia shfaq një farë neutraliteti, ajo ka ka marrëdhënie aktive me aleancën dhe nuk ngutet që të ndryshojë kushtetutën për të qëndruar neutrale. 

Feofanov përgjigjet se “defekti” në fakt reflekton përplasjen mes NATO-së dhe Rusisë e cila është duke u zhvilluar tashmë dy dekada dhe nuk do të ndalet për një kohë të pacaktuar, edhe për kundër të gjitha deklaratave për paqe dhe bashkëpunim.

 Deklarata e Lovqenit është vetëm një mënyrë për të dalë në pah formimi i një vektori të ri i cili ka prioritet vendet ballkanike dhe se ato mund të lëvizin në atë drejtim. 

Ai vlerëson se ende është herët që të mendohet forma e realizimit të këtij projekti.

 Por, nuk përjashtohet grupimi i interesave dhe ajo të çoi deri te një zhvillim i caktuar i situatës jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë.

Një gjë është e sigurt. Edhe pse një forumin ekonomik ndërkombëtar në Shën Petërsburg gjatë një debati me Farid Zakarijan, komentues i CNN-it, Putini deklaroi se Rusia nuk ka për qëllim të përzihet në punët e brendshme të të vendeve të tjera, kjo në fakt është edhe thyerje flagrante e sovranitetit të shteteve ballkanike si Maqedonia.

Në derën e pasme dhe nën hijen e politikës reale së shekullit të 19 imponohen ide politike të sponsorizuara prej një partie autoritare, të korruptuar, plot nepotizëm dhe falsifikime të zgjedhjeve, dhe kërkohet ndryshimi i Kushtetutës së vendit.

LINQET:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.