Stavreski: Cila është e vërteta për rritjen ekonomike në Maqedoni gjatë kohës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së

 

Në konferencën e tij për shtyp në 2 mars, pas publikimit të një serie të re të bisedave të përgjuara një ditë më parë, Zoran  Stavreski, prezantoi një sere të dhënash për gjendjen e ekonomisë në Maqedoni në disa vitet e kaluara. Si argument i parë dhe kryesor i Stavreskit  në lidhje me kritikat e bëra nga lideri i socialdemokratëve ishte, sipas tij, rritja e mirë e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike në vend në pesë vitet e fundit. Për ta vërtetuar këtë argument ministri prezantoi të dhëna komparative. Por, a ishin të sakta ato të dhëna?

Потпретседателот на Владата и министер за финансии, Зоран Ставрески на прес конференција
Zëvendëskryeminstri i Qeverisë dhe ministër i financave, Zoran Stavreski në konferencë për shtyp. Foto: video klip.

Deklaratë të ngjashme, por në një kontekst shumë më të ngushtë, dha edhe Kryeministri Gruevski dy muaj e gjysmë më parë dhe analizën e saj mund ta gjeni këtu.  Por, këtë herë, Stavreski shqyrtoi një periudhë më të gjatë kohore – nga viti 2009 deri në vitin 2014 dhe prezantoi deklarata relativisht konkrete, që na përcollën një realitet të zbukuruar për lëvizjet e ekonomisë në Maqedoni në 5-6 vitet e fundit. Në vazhdim keni edhe deklaratën që dha ai:

Ekonomia në Maqedoni edhe këtë vit, vitin 2014, kishte rezultatin e dytë më të mirë në Evropë me një rritje prej rreth 4 përqind.  Rezultat të ngjashëm, të tretin më të mirë në Evropë u realizua edhe në vitin 2013, 2011 dhe 2010. Ndërsa vitet në të cilët kishte rënie të ekonomisë dhe në të cilët kishte sfida më të mëdha, në vitet 2009 dhe 2012, kjo rënie ishte më e vogël se në cilin do vend tjetër të Evropës Juglindore

Ja edhe deklarata në një format video:

 

Arsyetim:

Ta thjeshtësojmë pak punën. Stavreski, pra thotë se në vitin 2010, 2011 dhe 2013 kemi pasur rritjen e tretë më të madhe ekonomike në Evropë, ndërsa në vitin 2009 dhe 2012, kur kemi pësuar rënie në ekonomi kjo rënie ka qenë më e vogël se në cilin do vend tjetër, por këtë herë krahasuar me Evropën Lindore.

Publikim më autoritar dhe burim i këtyre të dhënave është Raporti ekonomik botëror i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili shifrat për rritjen ekonomike të vendeve anëtare i merr drejtpërdrejt nga qeveritë. Fondi ka edhe një bazë ku këto të dhëna ruhen (dhe atë deri në decimalen e tretë) në një format të përshtatshëm për përpunimin e tyre. Para se t’i analizojmë shifrat, do përmendim se këtu nuk do e shqyrtojmë rritjen ekonomike për vitin 2014.  Shifrat për vitin që shkoi FMN-ja nuk i ka publikuar ende dhe nuk është shumë e qartë se nga i ka marrë vet Stavreski.  Sidomos kur disa vende të Evropës Lindore që nuk punojnë sipas standardeve të BE-së ende nuk i kanë publikuar ato në nivel nacional, e edhe ato të publikuarat ende janë të dhëna të cilat do pësojnë së paku edhe dy ndryshime që deri në vjeshtë të publikohen të dhënat e rishikuara nga FMN-ja.

Pikë së pari, në vazhdim keni tabelën e kompletuar për lëvizjet e rritjes ekonomike në kontinentin e Evropës sipas vendeve të ndara në tre grupe: ekonomi të zhvilluara, ekonomi në zhvillim dhe ekonomi në zhvillim nga rajoni CIS. Tabela përmban edhe shifra për rritjen ekonomike për vitin 2014, por ato paraqesin vetëm vlerësime të Fondit, por jo edhe të dhëna përfundimtare, e për këtë arsye nuk shqyrtohen.

Tabela 2009-2014-epten final
Shënim: Klikoni te tabela me klikun e djathtë për ta hapur atë në dritare të re me madhësi të plotë

Duke marrë parasysh faktin se tabela e mësipërme është komplekse, ne e ndamë atë sipas viteve, ndërsa shifrat i radhitëm sipas madhësisë që vendet me rritje më të madhe ekonomike të vijnë në fillim të tabelës. Të fillojmë pra vit pas viti. Në fillim shikojmë 2009-n:

2009

Në këtë vit, pra, është e vërtetë që Maqedonia ka pasur rënien më të vogël të BNP-së në Evropën Lindore (kur analizon rënie të ekonomisë në Maqedoni në vitet që ka pasur rënie, Stavreski bën krahasime me Evropën Juglindore, ndërsa kur flet për vitet kur ka pasur rritje ai bën krahasime me vendet e të gjithë kontinentit. Pse është kështu nuk e kemi shumë të qartë). Por, ajo që nuk e dëgjojmë nga Stavreski është fakti se atë vit në rajon ka pasur edhe dy vende të tjera (Kosova dhe Shqipëria) që kanë pasur rritje ekonomike. Kështu, është e palogjikshme të flitet për rënie më të vogël ekonomike në rajon kur ka edhe vende të tilla të cilat kanë realizuar rritje.

Vazhdojmë ë tutje. Ja si ka qenë gjendja në vitin 2010:

2010

Për këtë vit Stavreski thotë se kemi pasur rritjen e tretë me radhë më të madhe në gjithë kontinentin evropian. Nga tabela shihet se kjo nuk është e vërtetë, sepse para nesh ka pasur 15 vende me rritje më të madhe

Diçka e ngjashme ndodh edhe në vitin 2011.

2011

Në këtë vit, sipas të dhënave të FMN-së, kemi rënë edhe për një vend më poshtë, gjegjësisht nga vendi i 16 në vendin e 17. Kjo do të thotë se edhe këtë vit Maqedonia nuk ka pasur rritjen e tretë më të madhe ekonomike, por se para saj ka pasur 16 vende të tjera me rritje më të madhe.

Në vitin 2012 kishim rënie të ekonomisë. Sipas deklaratës së Stevreskit, këtë vit do duhej të kishim rënien më të vogël në rajon.

Por, a është ashtu?

2012

Shifrat tregojnë se vërtetë kemi rënien më të vogël në rajon, por nga ana tjetër, në Evropën Lindore këtë vit ka pasur 5 vende të cilat kanë shënuar rritje ekonomike.

Në vitin 2013, sipas fjalëve të Stavreskit, duhej të kemi pasur rritjen e tretë me radhë më të madhe në të gjithë kontinentin evropian. Ky është një nga vitet për të cilat FMN-ja ka të dhëna më të freskëta, ndërsa rritja ekonomike në këtë vit u vu e para në prononcimin e Stavreskit. Në vazhdim keni tabelën:

20013

Shifrat edhe në këtë rast tregojnë një pasqyrë krejt ndryshe nga ajo që thotë Stavreski – që 8 vende në Evropë kanë pasur rritje më të madhe ekonomike nga Maqedonia, 7 nga të cilat ndodhen në Evropën Lindore.

Dhe në fund, na mbetet vetëm edhe të bëjmë një krahasim mes asaj që ka thënë Stavreski në këtë deklaratën e tij dhe asaj që ka ndodhur në të vërtetë:

Tabela Stavreski

 

Linqe:

  • Nikolla Gruevski: Vallë vërtetë kishim rritjen e tretë më të madhe në Evropë vitin 2013? [Qasur më: 09.03.2015] http://vistinomer.mk/nikola-gruevski-dali-navistina-imavme-tret-najgolem-rast-vo-evropa-vo-2013/
  • Zoran Stavreski: Konferenca për shtyp  – 02.03.2015 [Qasur më: 09.03.2015] https://www.youtube.com/watch?v=84-FBon2kQ0&feature=youtu.be
  • World Economic Outlook Databases/Baza e të dhënave të Raportit ekonomik botëror të FMN-së  [Qasur më: 09.03.2015] http://www.imf.org/external/ns/cs.aspx?id=28
  • World Economic Outlook Reports/Baza e publikimeve të Raportit ekonomik botëror të FMN-së Ф [Qasur më: 09.03.2015] http://www.imf.org/external/ns/cs.aspx?id=29

 

Vlerësoi: Vlladimir Petreski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.