Stajkovci u bë me kopsht të ri, Hasanbegu do të presë

Фото: Градинка во с. Стајковци / Фејсбук профил на премиерот Зоран Заев

PREMTIMI: Ndërtimi i kopshtit për fëmijë në fshatin Stajkovc dhe në fshatin Hasanbeg. Në vitin e parë të mandatit, do të ndërtohen dy kopshte, një në fshatin Stajkovc dhe një në fshatin Hasanbeg. Ky projekt është nevojë e vërtetë e popullatës së fshatrave Stajkovc dhe Hasanbeg. Në përgjigje të nevojës së tyre, këto dy kopshte do të ndërtohen në vitin e parë të mandatit me investim prej 18 – 20,000,000.00 denarë. (Afati: 2018)

[Burimi: Programi zgjedhor „Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë!“ (faqe. 17), data: tetor 2017]

 

 

ARSYETIMI:

Ndërtimi i kopshteve të reja dhe rinovimi i kopshteve ekzistues sipas modelit të ndërtesave të qëndrueshme dhe me efikasitet energjetik, është një nga projektet kryesore të kryetarit të Gazi Babës, Boris Georgievski. Ai në programin e tij për zgjedhjet lokale në 2017, të titulluar “Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë!“, premtoi se në vitin e parë të mandatit, më saktësisht në fund të vitit 2018, do të ndërtojë dy kopshte, një në fshatin Stajkovc dhe një në fshatin Hasanbeg (fq.17). Ky premtim tij është përmbushur pjesërisht.

Kopshtet do të ndërtohen sipas modelit të ndërtesave të qëndrueshme dhe me efikasitet energjetik, të cilat do të plotësojnë nevojat e të gjithë fëmijëve. Do të sigurohet akomodim për fëmijët nga mosha më e vogël, deri në moshën parashkollore. Në procesin edukativo-arsimor, do të zbatohen praktikat më të mira botërore që mundësojnë krijimin e të rinisë me prosperitet, ndërsa procesi arsimor do të zhvillojë ndërgjegjësimin e të rinjve për t’u kujdesur për mjedisin. Përmes këtij projekti, çiftet e reja të martuara do të mbahen në shtëpitë e tyre në fshatin Stajkovc dhe në fshatin Hasanbeg, ndërsa gjithashtu do të inkurajohen të krijojnë familje me më shumë fëmijë, thuhet në program.

Vërtetmatësi” e analizoi këtë premtim në maj 2018 dhe e vlerësoi atë si “në vazhdim”. Pastaj zyra e kryetarit Georgievski na u përgjigj se shpronësimi i tokës pengoi ndërtimin e kopshtit në fshatin Stajkovc, duke na thënë se do të hapet deri në fund të vitit 2018. Sa për kopshtin e fëmijëve në fshatin Hasanbeg, atëherë nga Komuna e Gazi Babës na thanë se hapësira e shkollës fillore të vjetër në fshat do të përshtatet për kopsht fëmijësh, për të cilin projektet tashmë ishin duke u përgatitur.

Edhe pse afati i fundit për realizimin e këtij premtimi të kryetarit Georgievski ishte viti 2018, kopshti i fëmijëve në Stajkovc u hap vetëm më 27 korrik 2021, me tre vjet vonesë.

Foto: Profili në Facebook i kryeministrit Zoran Zaev

Lajmi për kopshtin e sapohapur u publikua në profilin zyrtar në Facebook të kryeministrit Zoran Zaev, si dhe në faqen zyrtare të Qeverisë së RMV-së.

Nga sot, fëmijët do të kalojnë një pjesë të përditshmërisë në kopshtin e fëmijëve, në një objekt modern dhe sipas të gjitha standardeve funksionale për këtë qëllim. Me gjithsej 6 salla lojërash dhe oborr të rregulluar bukur me pajisje të reja urbane për rekreacion, kopshti “Flutura” ka kapacitet për rreth 140 fëmijë, tha kryeministri Zaev në hapjen e kopshtit.

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Georgievski informoi se kopshti i fëmijëve është ndërtuar plotësisht me fonde komunale, në vlerë prej 30 milionë denarëve, dhe është i pajisur me mbështetjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

“Në mandatin e parë, hapëm më shumë se 250 vende të reja në kopshtet e fëmijëve. Kemi zgjeruar kapacitetin e kopshteve “Morkovçe” në Jurumleri dhe “Kalinka” në Zhelezarë. Në aksion serioz, me fonde nga komuna dhe Qeveria, kemi rindërtuar të 11 kopshtet në Komunën e Gazi Babës. Sigurisht, ne nuk ndalemi këtu. Qëllimi ynë i radhës, kur bëhet fjalë për fëmijët, është të ndërtojmë kopshte të reja në Keramidnica, Trubarevë, Hasanbeg dhe Inxhikovë, si dhe të bëjmë që listat e pritjes për regjistrimin e fëmijëve në kopshte, të bëhen pjesë e së kaluarës”, tha Georgievski.

Në fjalimin e tij, ndër të tjera, ai përmendi se është planifikuar të ndërtohet kopsht fëmijësh në fshatin Hasanbeg, si dhe në Keramidnicë, Trubarevë dhe Inxhikovë.

Duke pasur parasysh se Georgievski premtoi para zgjedhjeve në 2017 ndërtimin e dy kopshteve, në Stajkovc dhe në Hasanbeg, dhe deri më tani është ndërtuar vetëm kopshti në Stajkovc, ne e konsiderojmë këtë premtim elektoral të tij pjesërisht të përmbushur.

 

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.