Spitali i Kavadarit akoma pa tomografi kompjuterike
Do sigurojmë tomografi kompjuterike për spitalin e përgjithshëm në Kavadar.
[BURIMI: Programi parazgjedhor i LSDM „Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 226 , data: dhjetor 2016]
ARSYETIM:
Premtimi i LSDM-së dhënë në zgjedhjet parlamentare parazgjedhore (dhjetor 2016) se në gjashtë muajt e parë pas ardhjes në Qeveri Spitali i përgjithshëm në Kavadar do të bëhet me tomografi kompjuterike, deri më tani (02.11.2018) nuk është realizuar.
Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve është theksuar edhe në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, në “Plani 180 – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 6 muajt e parë”, në pjesën “Shëndetësia” (faqe 226). Që do të thotë se, sipas afatit për realizim të caktuar në program (gjashtë muajt e parë të mandatit), tomografi kompjuterik për Spitalin e përgjithshëm në Kavadar, duhej më së voni të sigurohej deri në fund të nëntorit të vitit 2017 – duke pasur parasysh se Qeveria e re e kryeministrit Zoran Zaev u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Përsëri, përkundër planeve të këtilla, edhe pse ka kaluar një vit e gjysmë që nga ndërrimi i qeverisë, kjo nuk ndodhi.
Tani për tani nga Ministria e Shëndetësisë ka vetëm njoftim se spitali i Kavadarit do të merr një aparat të këtillë. Sipas asaj se çka komunikoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, me 18 qershor të këtij viti (2018) gjatë vizitës së spitalit të Kavadarit, tomografi kompjuterike duhet të sigurohet në të ardhmen.
Në informacionin prej ngjarjes që transmetuan mediumet, u publikuar edhe në faqen e FB-së së “Spitalit të përgjithshëm të Kavadarit, u kumtua se:
Ministri në takim me menaxhmentin e spitalit dhe të punësuarit njoftoi se deri në fund të vitit 2018 tomografia kompjuterike do të vendoset në spitalin e Kavadarit
Ne nga ministria filluam procedurën për prokurim të tomografit kompjuterik. Me atë që spitalit do të bëhet qendër rajonale i cili do të ofrojë shërbime për rreth 70 mijë qytetarë të cilët jetojnë në këtë rajon (Filipçe)
Në komunikatën e 18 gushtit të këtij viti, në të cilën udhëheqësia e Spitalit të përgjithshëm të Kavadarit informoi opinionin për “realizimin e projekteve të vitit ë kaluar pas marrjes së pozicionit udhëheqës, por edhe për prioritetet në periudhën në vazhdim”, theksi është vendosur në përmirësimin e gjendjea në departamentin gjinekologjik-akusherik dhe aspak nuk përmendet tomografia kompjuterike. Informacione të reja rreth prokurimit të këtij aparati nuk ka as në faqen zyrtare të Facebook-ut të Spitalit të përgjithshëm të Kavadar, ku publikohen të gjithë risit lidhur me spitalin.
Duke pasur parasysh se afati për realizimin e këtij premtimi zgjedhor ka skaduar që para një viti (nëntor 2017), ndërsa në momentin kur është shkruar ky tekst (02.11.2018), në spitalin e Kavadarit akoma nuk ka pasur tomografi kompjuterike, premtimin e vlerësojmë së të parealizuar.
BURIME:
- Предизборна програма на СДСМ (2016) „План за живот“,стр.226 [Пристапено на 02.11.2018]
- Дума (18.06.2018): Компјутерска томографија и кома центар добива кавадаречката болница [Пристапено на 02.11.2018]
- Грид (18.06.2018): Кавадарци ќе добие Центар за палијативна нега [Пристапено на 02.11.2018]
- Слободен печат (18.06.2018): Кавадарци ќе добие Центар за палијативна нега [Пристапено на 02.11.2018]
- КТВ (17.08.2018): Општа болница Кавадарци: За една година ја вративме изгубената доверба на пациентите [Пристапено на 02.11.2018]
- Фејсбук страница на „Општа болница Кавадарци“ [Пристапено на 02.11.2018]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari