Testimi ekstern – heqja e një politike jo të suksesshme nuk është populizëm

Testimi ekstern - kërkimi i ta pambrojturës. Foto: screenshot.

Резултатите на македонските ученици по оспособеност за читање со разбирање и критички пристап во читањето на пишаните материјали, математичка писменост и писменост во природните науки беа меѓу четирите најлоши од сите земји каде што се изведувало тестирањето, а Македонија е рангирана како земја со најслаб успех, подобра единствено од Доминиканската република, Алжир и Косово

 

 

Zëvendës ministri për arsim në Qeverin në largim, Sipro Ristovski nga VMRO-DPMNE, duke reaguar në paraqitjen e shumicës së re parlamentare me procedurë të shkurtër për heqjen e testimit ekstern për nxënësit e shkollave të fillore dhe të mesme, u mundua që të paraqes këtë hap si populist, anti reformues edhe të dëmshëm për nxënësit dhe ardhmërinë e tyre.

LSDM me planin për heqjen e testimit ekstern kthen prapa Republikën e Maqedonisë. Prindërit, sado që janë të kënaqur nga kjo antireformë, masë populiste, qartë është se ajo është vetëm në dëm të potencialit dhe sukseseve të fëmijëve të tyre. Ndoshta sot shumë nuk duan ose nuk munden që të pranojnë këtë realitet, por në këtë moment kur nxënësit do të mundohen që të konkurrojnë  në treg  do të ndjejnë atë të cilën ne e flasim sot.

[Burimi: VMRO-DPMNE, Data: 19.05.2017]

 

ARSYETIM:

Këtë deklaratë të Ristovskit e vlerësojmë si ta pasaktë, sepse nga ajo që hetuam si material i qasshëm, i cili përmban rrëfime dhe përvoja të arsimtarëve dhe nxënësve, vështirë se mund që të gjendet ndonjë argument i cili mund që të mbështes qëndrimin e zëvendës ministrit se heqja e testimit ekstern mund që të jetë “i vetmi dëm i potencialit dhe suksesit të fëmijëve të tyre”. por për këtë mund që të gjenden argumente në formë të rrëfimeve  të punëtorëve të përkushtuar,  prindërve, nxënësve, si dhe të politikanëve të përfshirë në sferën e politikës së arsimit, të cilët vitet e fundit, për aq sa ka zgjatur praktika e vlerësimit ekstern nëpër shkollat maqedonase, kanë analizuar testimin dhe pasojat pikërisht edhe për të ardhmes së popullatës së re.

Pas praktikës shumëvjeçare në vlerësimin ekstern u detektuan një numër i madh i probleme dhe dobësive të sistemit, të cilët kanë ndikuar negativisht në suksesin e përgjithshëm të nxënësve, ashtu edhe në të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale. Për dobësitë treguan edhe arsimtarët dhe vet nxënësit, ndërsa revolta e tyre arriti kulmin me protesta masive të nxënësve të shkollave të mesme, bojkot të mësimit dhe grevë para Ministrisë së Arsimit në vitin 2015.

Në vetvete vërtetim i qartë është se reformat në sistemin e arsimit maqedonas, të realizuara nga garniturat e VMRO-DPMNE-së përgjatë qeverisjes 11 vjeçare, me kthesë të veçantë në testimin ekstern si masë e tij më drastike, janë rezultatet e testimeve eksterne të cilat shënojnë rënie në suksesin e arritur. Ashtu që, në vitin 2015, nota mesatare në nivel shtetëror ka qenë 3,26, më e dobët në krahasim më vitin paraprak, 2014, kur suksesi mesatar ishte 3,6.

Ndoshta shembull më i mirë është ndikimi negativ i reformave në arsim mbi nxënësit maqedonas, arritja e tyre në nxënien e diturisë, dhe me të edhe të ardhmen e tyre me rezultatet e testimit PISA, në organizatën e OECD (Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim) të zbatuar në vitin 2015. Testimi PISA  është testim ndërkombëtar i diturisë, konkretisht të asaj që quhet “shkrim funksional” te 15 vjetarët e 72 vendeve të botës në të cilat realizohet.  PISA testet janë testime standarde ndërkombëtare të cilat secili vend merr pjesë vullnetarisht. Ideja është që pas përfundimit të secilit cikël të testimit (zakonisht bëhen në 4 vite) secili vend mund të sheh veçmas se ku është dhe sipas atyre rezultateve të definojë politikën e vet të arsimit. Duke pasur parasysh se testimi është bërë nga 4.000 nxënës në vend, rezultatet mund që të merren si relevante. Rezultatet e nxënësve maqedonas për ka aftësia për lexim me kuptim dhe qasjet kritike në lexim të materialeve të shkruara, shkrim matematikor dhe shkrim në shkencat natyror ishin mes  katër vendeve më të këqija  ku është realizuar testimi, ndërsa Maqedoni është renditur si vendi me sukses më të ulët, më e mirë vetëm nga Republikës Domenikane, Algjeria dhe Kosova.

Përfaqësuesit e trupit mësimdhënës kanë shpjegim konkret se përse testimi ekstern ka pasoja negative te nxënësit: Rezultatet e testimeve eksterne, thonë punëtorët e përkushtuar, nuk pasqyrojnë figurën e vërtetë të njohurive të nxënësve as edhe të punës së mësimdhënësve. Profesori i  FMN, Nenad Novkovski, i cili njëkohësisht ishte edhe  ministër i arsimit në qeverinë e Ljubço Georgievskit (1998-2002) shkurtimisht i përmblodh dobësitë kryesore të testimit ekstern:

Modeli i vlerësimit ekstern ka qenë i ngarkuar me disa përmbajtje të papranueshme të cilat krijuan probleme të parikuperueshme. Kjo ka të bëj veçanërisht në vendosjen e sanksioneve për nxënësit dhe mësimdhënësit mbi baza të vlerësimit ekstern. Disa nga ato sanksione ishin të palogjikshme, si dhe vendosja e notave jokaluese në diploma, ndërsa dënime drastike të tjera, siç u parapa largimi nga puna i arsimtarit bazuar në dallimin e notave mes atyre në vazhdimësi dhe të testimit ekstern

Sipas profesoreshës Nikolina Popovska nga gjimnazi i Manastirit, vlerësimet eksterne kanë mungesë të vlefshmërisë sepse vlerësojnë lumturi ose memorizim të të dhënave kundër diturisë, njohurisë, pranimit, analizimit, sintezës, vlefshmërisë dhe veprimtarisë, si diktojnë kriteret e zyrë dhe Taksonomisë së Blumovit.

Kemi rastin kur profesoreshës i dërguan pyetje gabim nga një lëndë tjetër, dhe ndodhi që nxënësit dështuan në test, e paraqitëm në MASH, askush nuk u përgjigj dhe gjithçka u ngatërrua. Çështja me shtypjen e tastierës nuk është mësim mekanik, disa fatlum, ndërsa nxënës të dobët në njohuri në qoftë setë rastisin dhe ti e pëson më karrierë, thotë Poposka.

 Si arsimtare në arsimin fillor, vlerësoj se testimit ekstern duhet që të hiqet, një ndryshim i këtillë nuk e rrit kualitetin e testimit në asnjë segment dhe është kundërthënës.  Nga njëra anë thonë se nuk ndikon në mesataren e nxënësve, por përsëri ndikon gjatë regjistrimeve. Trupi i mësimdhënësve, psikologët, prindërit,aspak nuk janë konsultuar si anë të prekura të cilat më së miri mund që të detektojnë anomalit me qëllim që të përparojë ky proces, thotë Maja Ivanova, mësuesja nga Shkupi dhe anëtare e plenumit i Arsimtarëve.

Se testimi ekstern nuk është vendosur për shkak të përkujdeset të qeverisë për të ardhmen e popullatës së re, por për shkak të shumë motiveve konkrete politike është qëndrimi i ish ministrit për arsim, Sulejman Rushiti, i cili këtë post mbante në qeverinë e pare të kryeministrit Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE:

Mendoj se duhet që të hiqet dhe në gjithë paketin e reformave në arsim  të të implementohen modele të cilat do të jenë të përshtatshme dhe me qëllim të përmirësimit të procesit dhe jo kontrollit të kuadrit mësimdhënës nga politika. Vlerësoj se në arsim ka shumë ndryshime, por si e para dhe më e rëndësishmja është që të ndryshojë politika në raport me arsimin. 

Me një qëndrim të këtillë pajtohet edhe profesori universitar Risot Mallçevski (FON)

Mendojeni, vetëm sipas një kriteri, dhe ai është testimi ekstern, ju përgjatë një viti keni mundësinë që dikujt t’i merren 1,5 paga mujore, pa dallim nëse nxënësit e tyre marrin çmime në gara të akredituara nga ana e shtetit ose kanë publikuar punime shkencore dhe profesionale. 

Praktikat e këqija, të cilat në arsim hynë përmes testimit ekstern, sipas Xhelal Zejnelitprofesori i gjuhë shqipe dhe literaturës, janë të dëmshme për nxënësit.

Nuk arrihen rezultate më testim ekstern të realizuar formalisht, gjatë të cilës nxënësi ka notë të dobët, gjegjësisht, njësh, duke përshkruar ose kopjuar, merr notë të shkëlqyeshme, pesë. 

Sipas Zejnelit, arsimi në Maqedoni sot nuk sjell ardhmëri më të mire për nxënësit:

Shkollat nuk promovojnë nxënës të përgatitur për arsim të mëtejmë. Gjithsesi ka edhe nxënës të mirë, por politika arsimor shtetërore dhe shoqëria nuk kujdesen mjaftueshëm për to. 

Nga argumentet e dhëna se testimi ekstern nuk ka efekte pozitive mbi potencialin dhe sukseset e fëmijëve, pas heqjes së tij përfundimisht nuk mund që të ndikojë negativisht mbi ata, siç pretendon Spirovski. Për shkak të kësaj, deklaratën e tij e vlerësojmë si të pavërtetë dhe manipuluese.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.