Spinim me komente në llogari të autoritetit

Професорката-бегалка-избега-и-од-емисијата-на-Ефтов-Република-Online-crop-resize

 

(Recension i artikullit: Profesoresha “që ik” iku edhe nga emisioni i Eftovit)

 

Tekst, i cili me elementet komentuese e shfrytëzon veprimin e profesoreshës gjatë një ngjarjeje publike që të bëhet spinim që ka për qëllim përfundimtar – t’i japë përkrahje të njënashme iniciativës qeveritare e cila u shndërrua në ligj. Bëhet fjalë për publikim të njëanshëm, të pabalancuar i cili ka elemente të anshmërisë politike dhe të përkrahjes së vetëm një pale.

Професорката „бегалка“ избега и од емисијата на Ефтов   Република Online

Linku deri te artikulli i recensuar: Profesoresha “që ik” iku edhe nga emisioni i Eftovit

Data e publikimit: 15.1.2015

Data e recensionit: 18.1.2015

Recensues: Аleksandar Peshev

Në shikim të parë, nuk është e qartë se çfarë publikimi kemi para nesh. A bëhet fjalë për analizë apo për tekst informativ?Si do që të jetë, dukshëm dallohet epiteti “profesoresha që ik”, që në esencë nuk është e lidhur me ndonjë burim ose me deklaratën e dikujt. Këtu kemi etiketim, që nuk është funksion i gazetarisë. Gazetarët kanë për detyrë të informojnë, që në një instancë të këtillë mund të plotësohet me titull ose pohim se profesoresha, thjesht është larguar nga intervista. Еtiketimi i subjekteve nga jeta publike është në kundërshtim me nenin 15 të Kodit të gazetarëve:

Gazetari duhet ta kultivojë gjuhën e mirëkuptimit dhe të etikës.

Komunikimi i pashembullt me opinionin është i papranueshëm për profesionin e gazetarit.

Elementet komentuese që janë integruar në tekst, në lidhje të drejtpërdrejtë me deklaratat, krijojnë dyshim se ka përpjekje për spin gazetaresk. Nuk mungojnë as elementet latente të anshmërisë, të cilat nuk janë të shoqëruara me burime dhe lënë përshtypjen se publikimi është i anshëm:

“Ata në plan të parë e vendosën komoditetin e tyre, i cili i prishet me ndryshimet në Ligjin për arsim të lartë.”

Kur dikush etiketohet, kur dikush ndahet ose kur komentohet sjellja e dikujt, është shumë me rëndësi që të sigurohet deklaratë nga pala e cila është subjekti i kritikës. Në këtë tekst, deklaratat janë marrë nga vetë intervista për të cilën shkruhet, mirëpo nuk ka dëshmi se autori është përpjekur të marrë deklaratë të re nga profesoresha, e cila është etiketuar si “ikëse”. Pastaj, kemi komentim që krijon dyshim për anshmëri politike:

“Ndërsa ikja nga debatet nuk është risi për përkrahësit e opozitës. Ata janë të gatshëm për debat vetëm në mediat e kontrolluara nga opozita, të financuara nga SOROS-i.”

Dyshimi për anshmëri politike shtohet nëse merret parasysh se etiketimi i organizatave si “të kontrolluara nga Soros-i” shpesh herë përdoret edhe në komunikatat e partisë në pushtet. Autori i panjohur nuk thekson se ku është vërtetuar pohimi i këtillë.

Krijohet përshtypja se veprimi i profesoreshës së përmendur merret si shkak që të krijohet rast për të fituar përkrahje për iniciativën shtetërore për provim shtetëror nëpër fakultete. Argumentimi fillon të ndërtohet nga fillimi i tekstit, që, në fund të jepet një përfundim në formë komenti, i cili nuk është i mbështetur me fakte ose me deklarata.

“Provimi shtetëror për të cilin studentët dolën në protesta studentore, ndërsa “Plenumi i profesorëve”, për qëllime të tija, i dha dimension politik, do të fillojë si pilot-projekt.”

Në esencë, kemi një publikim të spinuar, i cili me elementet e tij komentuese në llogari në integritetit të një profesoreshe universitare ka për qëllim të bëjë spin, me të cilin do të përkraheshin reformat në arsimin e lartë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.