Spin i paparë- VMRO-DPMNE thotë: „Kriminelët nuk kanë vend në politikë, por në Idrizovë!”

Сосема исправна е логиката дека: Местото на криминалците не им е во политиката, туку во Идризово.“ Проблемот е што тоа го порачува партијата која десет години е на власт и која сега повикува да се казни криминалот, ама оној на опозицијата! Проблем, и тоа каков, е кога ваков повик испраќа партијата чие практицирање на власта, според извештаи на меѓународни институции, е обележано со огромна корупција, попречување на владеењето на правото и неказнување на криминалот

 

Është mjaftë e drejtë logjika që: “Kriminlët nuk kanë vend në politik, por në Idrizovë.” Problem qëndron tek ajo që këtë e porosit partia e cila dhjetë vite është në qeveri dhe e cila tani kujtohet që të thërret që të dënohet krimi, por ai i opozitës! Gjithashtu problemi qëndron tek ajo që një thirrje të tillë e bën partia e cila në ushtrimin e qeverisjes, sipas raporteve të institucioneve ndërkombëtare, është e zhytur në korrupsion, pengim të sundimit të së drejtës dhe mosndëshkim të krimit

Shkruan: Olivera Vojnovska

Partia qeverisëse VMRO-DPMNE këto ditë (me 21.02.2017 dhe 22.02.2017) duke folur për temën “krimi” mes tjerash, transmetoi porosinë në vazhdim në të cilën ka shtrembërim të së vërtetës:

Spin: Kriminelët nuk kanë vend në politikë, por në Indirzovë. Për atë pothuajse gjysmë milion maqedonas dënuan me humbje LSDM dhe krimet e tyre dhe skenarët shkatërrues. 

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb, data: 21.02.2017 dhe 22.02.2017]

Kundërspin: Një deklaratë të tillë nga partia në krye të së cilës është Nikolla Gruevski, të dhënë para dy ditëve, së pari në konferencë për shtyp nga i riu Orce Gjorgjievski, ndërsa më pas edhe përmes kumtesës partiake, paraqet një spinim të ri dhe një nivel të paparë spinimi. Dhe ja përse. Është shumë e drejtë logjika që “Kriminelët nuk kanë vend në politikë, por në shtëpinë e ndëshkimit-rehabilitimit Idrizovë. Dhe, këtu, absolutisht, nuk ka asgjë të diskutueshme. Problemi është se këtë e porosit partia e cila është dhjetë vite në qeveri dhe e cila tani është në bisedime për përbërjen e qeverisë së re (mes LSDM-së dhe partive nga blloku shqiptar), thërret që të dënohet  krimi, por i opozitës!Habia qëndron tek ajo që një thirrje të tillë dërgon partia e cila ushtron qeverisjen për dhjetë vite, ndërsa sipas raporteve të institucioneve ndërkombëtare kjo qeverisje është e shënuar me korrupsion të lartë, pengimin e sundimit të së drejtës dhe mosndëshkimit të krimit. Për një sistem të tillë të së drejtës (dhe në përgjithësi) në dekadën e kaluara është e mjaftueshme që të rishikohet Raporti i fundit i Komisionit Evropian për përparim të Maqedonisë (2016), si dhe raporti i fundit i “Transparency International” e cila e radhit Maqedoninë mes vendeve me nivel të lartë të korrupsionit.

PËR KRIMIN, AMA, NË OBORRET E HUAJA

raportin e KE për zhvillimin e Maqedonisë (2016), mes tjerash, janë dhënë një numër i madh i vërejtjeve për luftën kundër korrupsionit, gjatë të cilit vlerësohet se në shtetin tonë është mjaftë i përhapur:

Korrupsioni është shumë i shpërndarë në shumë fusha dhe vazhdon që të mbetet një problem serioz. Legjislacioni dhe korniza institucionale është e zhvilluar. Përsëri, mungesat strukturore të Komisionit shtetëror për ndalim të korrupsionit dhe përzierjes së politikës në punën e saj minimizon efektet nga puna e mëparshme në këtë fushë. Ende ka nevojë që të tregohet zhvillim bindës, veçanërisht kur bëhet fjalë për rastet e korrupsionit të lartë. 

Vlerësimet janë të atilla edhe për luftën kundër krimit të organizuar, ku konstatohet se: Kapaciteti i institucioneve për zbatim të ligjit, për sa u përket hetimeve financiare, si dhe për konfiskimin e pronës, duhet edhe më tej që të zhvillohen. Në këtë raport për përparim të Maqedonisë, po ashtu, është shënuar se:

Puna e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) vazhdon në praktik që të pengohet, ndërsa Gjykata Penale rregullisht kundërshton që të merr masa të caktuara (burgime, masa paraprake) të cilat i kërkon PSP si pjesë e hetimeve të cila i kryen 

Për atë nëse dhe sa VMRO-DPMNE ka të drejtë që të flas për krimin dhe që të kërkojë në “oborret e huaja”, fotografi më të qartë japin bisedat e përgjuara, të cilat sipas opozitës, zbulojnë se në aktivitete kriminale dhe të korruptuara janë përfshirë funksionarë të lartë të partisë qeverisëse. Dhe pikërisht në bazë të këtyre incizimeve PSP hap më tepër raste për “krim të rëndë, korrupsion dhe mashtrime zgjedhore”. Ndërsa, për një sjellje të tillë të VMRO-DPMNE-së ndaj PSP-së flet edhe fiksimi i tyre ndaj prokurores speciale publike Katica Janevës dhe kritikat të cilat për çdo ditë i drejtojnë në adresë të saj dhe PSP-së. Vetëm për 45 ditë (nga 01.01.2017 dhe 15.02.2017) VMRO-DPMNE ka pasur 17 deklarata ose konferenca për shtyp të cilat i kushtohen PSP-së dhe Janevës!

 “KAPENI VJEDHËSIN”!

Për sa i përket raportit të “Transparency International” për nivelin e korrupsionit në 176 vende në botë, ai tregon se Maqedonia ka rënie më të madhe historike dhe globale në rang-listën e Indeksit për luftë kundër korrupsionit. Duke rënë për pesë vende përkundër vitit të kaluar, Maqedonia është e 90-ta sipas Indeksit të korrupsionit, ndërsa prapa nesh (nga shtet ballkanike) është vetëm Kosova, e cila është në vendin e 95-të.

Maqedonia në vitin 2016 gjendet në vendin e 90-të me 37 pikë, gjë që tregon rënie për 24 vende për dallim nga viti 2015, kur ka qenë në venin e 66 sipas Indeksit të perceptimit dhe luftë kundër korrupsionit. Vendi ka një prej rezultateve më të ulëta në kontinentin evropian. Në krahasim nga vitit i kaluar, Maqedonia ka rënie për 5 pikë në listën e “TI”, ndërsa në rajon, mbrapa nesh është vetëm Kosova, ku gjendet e 95-ta me 36 pikë. 

Kështu që, duke pasur parasysh vlerësimet e këtilla, thirrjet e VMRO-DPMNE-së se partia më e madhe opozitare është “sinonim i krimit” nuk kanë asnjë lidhje me realitetin objektiv. Njëkohësisht, kur VMRO-DPMNE tregon se: “Kriminelët nuk kanë vend në politikë, por në Idrizovë”, na rikujton tregimin popullit në të cilën vjedhësi i zënë gjatë aktit të vjedhjes thotë: “Kapeni vjedhësin”!

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.