Spekulim është se vetëm Gjykata Kushtetuese mund t’i kthejë deputetët në Kuvend

[Recension: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund t’i kthejë deputetët në Kuvend dhe askush tjetër]

Teksti është spekulativ, i njëanshëm, ndërsa pohimi i bërë lexuesve nuk u ofron lexuesve konfirmim serioz dhe të qëndrueshëm se ajo që është shkruar është e vërtetë.

Linku deri te artikulli origjinal: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund t’i kthejë deputetët në Kuvend dhe askush tjetër

Data dhe koha e publikimit: 22.4.2020

Data e recensionit: 23.4.2020

Recenzues: Simona Atanasova

Përveç situatës me virusin Kovid-19, në periudhën e kaluar në opinion aktuale është edhe debati nëse Kuvendi duhet të mblidhet përsëri dhe të mbajë mbledhje. Organi ligjdhënës u shpërbë më 16 shkurt, kur u shpallën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që duheshte të mbahen më 12 prill. Mirëpo, për shkak të përhapjes së intensifikuar të koronavirusit në Evropë, e po ashtu edhe në Maqedoni, Presidenti u detyrua të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Dhe kjo çoi në shtyrjen e zgjedhjeve.

Tani shteti është në një situatë kur Kuvendi është shpërbërë për shkak të zgjedhjeve, mirëpo zgjedhjet nuk mund të mbahen. Kjo ngjalli një debat në opinion nëse Kuvendi duhet të mblidhet përsëri.

Teksti që e recensojmë thotë se vetëm Gjykata Kushtetuese mund t’i kthejë deputetët në Kuvend. Por, si shpjegim të vetëm për këtë pohim, teksti i ofron deklaratat anonime nga ekspertët.

Shumica e ekspertëve të të drejtës kushtetuese në vend kanë komentuar tashmë mbi këtë dilemë dhe qëndrimet e tyre dihen. Disa prej tyre pajtohen se Kuvendi duhet të mblidhet, ndërsa të tjerët thonë se ky do të ishte veprim jokushtetues. Për pretendimet e tyre ata opinioni i ofrojnë interpretime të ndryshme të Kushtetutës, por asnjëri prej tyre nuk thotë se mbledhja e Kuvendit varet nga Gjykata Kushtetuese.

Pasi që në tekst thuhet qartë se “vetëm Gjykata Kushtetuese mund t’i kthejë deputetët në Kuvend”, padyshim se nevojitet një konfirmim zyrtar nga vetë institucioni ose nga ndonjëri prej gjyqtarëve të Gjykatës. Kush, nëse jo ata, do të ishte kompetent për ta konfirmuar ose për ta mohuar këtë. Por, një gjë e tillë mungon në këtë artikull.

Teksti nuk jep as shpjegim ligjor se pse u arrit një konkluzion i tillë, cili ligj ose cili nen i Kushtetutës e thotë këtë.

Përveç mungesës së burimeve të besueshme, teksti në mënyrë komentuese përfundon se pushteti dëshiron ta mbledhë Kuvendin për t’i votuar të gjitha dekretet e qeverisë të miratuara në gjendje të jashtëzakonshme, përderisa ai ende ka shumicë në Kuvend. Ky përfundim tendencioz është nxjerrë pa asnjë bazë. Askush në pushtet nuk është pyetur se cili është qëllimi i thirrjes së Kuvendit.

Përndryshe, e gjithë situata në lidhje me mbledhjen e Kuvendit është disi konfuze edhe për faktin se një pjesë e shumicës qeverisëse – partia e BDI-së, është kundër, por një pjesë e opozitës, grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE, është për mbledhjen e tij. Kështu, në vend që ta shtojnë edhe më shumë konfuzionin, mediat duhet të përcjellin fakte të verifikuara, dhe kur citojnë burime, duhet të përpiqen që ato të mos jenë anonimë, sepse anonimiteti i burimeve shpesh herë keqpërdoret për t’i prezantuar pikëpamjet personale të dikujt.

Po,  Kodi i Gazetarëve përcakton se nëse burimi kërkon të mbetet anonim, gazetari duhet ta mbrojë atë. Por, në këtë situatë, me të vërtetë nuk ka nevojë që ekspertët të jenë anonimë, kur ata tashmë kanë vendosur të flasin për temën dhe nëse ata me të vërtetë e kanë ekspertizën e duhur. Sigurisht, nëse me të vërtetë janë konsultuar ekspertë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Your email address will not be published.