Sorosi nuk e dogji zyrën Popullore në Shkup

Sikur Sorosi fshihet pas çdo skaji. Foto: screenshot.

Не е првпат челните луѓе на сѐ уште владејачката ВМРО-ДПМНЕ, како и претседателот Иванов, секој кој ќе искаже критичка мисла или став што не е на линија на ВМРО-ДПМНЕ, да го етикетираат како „соросоид, а за сѐ што не чини во државата да ги обвинат опозицијата и ФООМ (Сорос)

 

 

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në intervistën për televizionin kombëtar hungarez, duke ju përgjigjur pyetjeve se cili është roli i Sorosit në Maqedoni, deklaroi:

Pamë se mjetet e shtetasve amerikan, nga taksat e SHBA-ve, janë hedhur në fondacionin i cili mban emrin e Sorosit dhe janë shfrytëzuar edhe për aksione dhunë. Një prej tyre ka qenë edhe djegia e zyrës Popullore. Dhe pa brejtjen e ndërgjegjes ata pretendojnë se këto kanë qenë vetëm protesta, gjegjësisht mënyrë e veprimit të organizatave të tilla. 

[Burimi: Plusinfo  Data: 26.04.2017]

 

ARSYETIM:

Shefi i shtetit, Gjorgje Ivanov, në intervistën për televizionin hungarez, të cilin e transmetuan më shumë mediume, mes atyre që tha pretendon edhe se “Sorosi qëndron pas djegies se zyrës popullore”, gjë që paraqet manipulim, por është edhe e pavërtetë.

Në rastin konkret, djegia e zyrës popullor për të cilën flet Ivanov, ka ndodhur gjatë kohës së protestave të “Revolucionit laraman” (13.04.2016) në shenjë revolte kundër vendimit të presidentit Ivanov për abolimin, gjegjësisht që të ndërpresë të gjithë procedurat penale kundër politikanëve të qeverisë dhe opozitës, të cilët janë të lidhur me krizën politike dhe përgjimet. Sipas informacioneve të transmetuara në mediume

Protestuesit kanë demoluar zyrën popullore të presidentit Ivanov para Rekordit, ndërsa më pas kanë tentuar që të thyejnë edhe dritaret e Ministrisë së Drejtësisë, e cila gjendet shumë afër Zyrës së Ivanovit. Më pas policia ndërhyri gjatë të cilës u lënduan disa protestues, gazetarë dhe fotoreporter.

“Revolucioni laraman” është iniciativë qytetare edhe pas këtyre protestave qëndron Lëvizja civile për liri, drejtësi dhe demokratizim të institucioneve “Protestiram/Protestoj”. Siç ka shkruar një herë “Vërtetmatësi”, Protestiram/Protestoje” nuk është mes organizatave të mbështetura nga FSHHM (Strategjia e FSHHM për periudhën 2014 – 2017). Faktet flasin se mijëra qytetarë të nacionaliteteve të ndryshme dhe përkatësie fetare me muaj protestojnë gjatë gjithë shtetit, ndërsa takime të tilla ka pasur edhe jashtë vendit (Nju Jork, Vienë, Mellburn. Amsterdam, Toronto…). Nuk është fshehtësi që këtyre protestave ju janë kyçur edhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar dhe partive politike, por po ashtu, ngelet fakti se “Revolucioni laraman” u bë simbol i rezistencës mbarëkombëtare kund;r qeverisjes kriminale.

Sipas informacioneve deri tani të publikuara (26.04.2017) nuk është e ditur se Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni (FSHHM – pjesë e rrjetit të fondacioneve të Sorosit) ka mbështetur financiarisht “Revolucionin laraman” dhe lëvizjen “Protestiram/Protestojë” ose, përsëri, ka mbështetur demolimin e Zyrës së Ivanovit.

Në lidhje me ngjarjen për të cilën flet Ivanov (djegia e zyrës Popullore) MPB me 25.04.2016 ngriti aktakuzë penale kundër anëtarëve te partisë Levica, Zdravki Saveski dhe Vlladimir Kunovski, për shkak të dyshimeve për vepër penale: “Pjesëmarrja në turmë..”, ndërsa gjykata ditën e njëjtë ju ndau mas me arrest shtëpiak dhe marrjen e pasaportave. Me 10.06.2017 Gjykata Themelore Shkup 1 jua hoqi arrestin shtëpiak Saveskit dhe Kunovskit, dhe ju ndau mas për kujdes, gjegjësisht urdhëroi që të ju konfiskohen pasaportat dhe të paraqiten ne afat të caktuar në gjyq.

Dy aktivistët civil, për aq sa është e njohur, nuk kanë lidhje më Sorosin. Përsëri, nuk është hera e parë që anëtarët e VMRO-DPMNE-së qeverisëse, si dhe presidenti Ivanov, ku gjithsecili që do të thotë një mendim kritik ose një qëndrim që nuk është në linjë me VMRO-DPMNE-së, t’a etiketojnë si “sorosoid”, ndërsa për gjithçka çka nuk funksionon në shtet akuzojnë FSHHM-në (Sorosin).

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.