Sorosi e ka financuar vrasjen e opozitarit rus – me siguri nga dashuria e madhe për Putinin

A dëshironi teori konspirative? Nuk ka problem këtu është Oliver Andonov. Foto: skrinshot

Сорос го финансирал убиството на рускиот опозиционер Борис Немцов така што нашол Чеченци да го убијат и затоа му било забрането да патува во Русија оти го барале за убиство. Ова беше главната теорија на заговор која можеше со големо чудење да се слушне во интервјуто на аналитичарот Оливер Андонов за Сител

 

Soros e ka financuar vrasjen e opozitarit rus Boris Nemcov duke angazhuar çeçen që ta vrasin, për këtë arsye i është ndaluar hyrja në Rusi dhe kërkohet për vrasje. Kjo ishte teoria kryesore konspirative e cila me habi të madhe mund të dëgjohej në intervistën e analistit Oliver Andov për Sitell.

 

Shkruan: Boris Kamçev nga Shën Petersburgu

 

Në një bisedë kryesisht të çuditshme mes gazetares Ivona Talevska dhe analistit Oliver Andonov, janë thënë disa teza fantastike me shumë gabime terminologjike, kontradikta dhe mospërputhshmëri në lidhje me ngjarjet dhe persona nga Rusia. Hapësira e dhënë për intervistën në televizionin nacional “Sitell” është e kontaminuar me shumë marrëzi të cilat gazetarja jo vetëm që nuk mundohet t’i tejkaloj,por ajo në disa momente jep edhe qëndrime eksperte të vetat, kështu që parashtrohet pyetja kush çfarë roli luan në këtë bisedë. A është i ftuari moderator apo gazetarja është eksperte?

Kontraspin - foto Vistinomer

Në kushte kur opinioni është i preokupuar me ngjarje të shkaktuara nga abolimi famëkeq i presidentit Gjorgje Ivanov, kohë pas kohe duhet të përkujtojmë  marrëzinë e analistëve të regjimit dhe gazetarëve që e shpërndajnë agjendën e VMRO-DPMNE-së nëpërmjet mediumeve, madje disa merita të mëdha për sa i përket analfabetizmit të tyre, paaftësisë dhe pasionit për teoritë konspirative.

Në vijim do të shfaqen disa shembuj nga marrëzitë e Andonovit dhe i’u referohen ngjarjeve dhe personave nga Rusia dhe Kaukazit Verior të përmendura në bisedë.

 

MARRËZIA NUMËR 1: SOROSIT I NDALOHET HYRJA NË RUSI 

Xhorxh Soros  nuk përndiqet penalisht në Rusi, dhe mund lirisht të hyj në vend. Përsëri, në rrethana të një regjimi të kontrollit total të cilët i kanë robëruar proceset demokratike në Rusi dhe në situatë kur Senati(dhoma lartë e Dumës) fondacionin e tij e ka vendosur në listën e organizatave të padëshiruara dhe nga prokuroria shtetërore është shpallur si “agjent i huaj”, Soros asnjëherë nuk do të udhëtonte për në Rusi për vizitë zyrtare.

Në vitin 2003 Soros vendosi që të mbyll të gjitha fondacionet humanitare në Rusi me arsyetim se ka dashur që të “përshpejtoj procesin e kalimit nga shoqëria e mbyllur në të hapur”, por ajo detyrë ka dal shumë më e vështir se sa që e ka vlerësuar në fillim. Në fillim të viteve 1990, fondacioni i tij nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, në fakt, ka ngritur arsimin dhe shkencën e vendit. Rreth 65,000 mësuese të larguara nga puna ose me pagë ekstreme të ulët, docentë, profesorë universitarë dhe doktor të cilët gjatë qeverisjes kaotike të Boris Elcinit do të bëheshin pastrues, vozitës të taksive, ose do ta lëshonin vendin, përmes granteve të Sorosit kanë marr pagë mujore të denja. Pas 2003 Sorosi ka vazhduar të veprojë në Rusi, por me më pak intensitet dhe punë, gjatë së cilës financonte vetëm disa organizata. Deri në vitin 2014, kur financat e Sorosit për sektorin joqeveritar në Rusi u shuan në zero.

 

MARRËZIA NUMËR 2: NEMCOVIN E KANË VRARË ÇEÇENËT ME POROSI TË SOROSIT 

Nemcov u vra në urën afër Kremlinit dhe sheshit të Kuq me 27 Shkurt 2015 dhe lidhja me çeçenët në këtë vepër të shëmtuar është e pamohueshme. Por, vet mendimi se ka qenë e financuar nga Sorosi është tragjiko – komik aq sa as edhe grupeve tallëse ruse nëpër rrjetet sociale dhe blogje nuk do ju shkonte ndërmend një budallallëk i këtillë .

Në rastin e vrasjes së Nemcovit organet hetuese ruse e tejkaluan vetveten (përkundër zbulimit të rastit të vrasjes së Ana Politkovskaja i cili ka zgjatur me vite). Banda kriminale nën mbulimin e strukturave të sigurisë dhe një deputet çeçen në Dumën shtetërore (xhaxhai i njërit prej përmbaruesve) e ka ndjekur me muaj Nemcovin, që u zbulua menjëherë dhe u arrestua. Një prej pjesëtarëve të bandës vdiq, tjetri është në arrati, vrasësi, Zaur Dadadev dhe ndihmësi i tij, Anzor Kubashev (pjesëtari i parë i batalionit çeçen “Veriu”, i përbërë nga të ashtu quajturit “Kadirët”, trup rojet e liderit Çeçen, Pamzan Kadirov) janë në burg dhe presin vendimin e gjykatës. Arsyeja formale e vrasjes, e nxjerrë prej dëshmive të Dadevit para hetuesve, janë komentet për përkrahje të gazetës Çarli Hebdo të publikuara nga Nemcovi menjëherë pas aktit terrorist nda redaksisë së gazetës në Paris më 9 Janar 2015. Por, ekzistojnë video incizime se Nemcovi ka qenë i ndjekur me muaj nga dy të dyshuarit përpara sulmit terrorist.

Për këtë arsye, më i besueshëm është versioni që shkaku i vrasjes është bashkëpunimi intensiv i opozitarit dhe shtetit amerikan në prag të vendosjes së sanksioneve kundër politikanëve rus dhe kompanive në vitin 2014.  Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung shkruan që Nemcov si njeri që dikur ishte brenda Kremlinit, ka shpërndarë informata të vlefshme gjatë kohës së përgatitjes së listës së sanksioneve kundër politikanëve kryesorë rus. Atëherë ai është takuar me senatorët republikan Xhon Mekejn dhe Ron Xhonson.

Sipas Vlladimir Millov, bashkëpunëtor i Nimcovit, ky version për arsyen e vrasjes është më i besueshëm. Pushteti nuk e ka besuar që sanksionet do të godasin aq fortë sektorin financiar rus. “Ata e konsideronin gjatë kohë Nemcovin si fajtor për atë se sanksionet ishin vendosur në një formë aq të ashpër”, vlerëson Millov. Këtu ndërlidhet edhe “lista e të dënuarve Magniski”, e sjellë prej Kongresit amerikan në vitin 2012 në përpilimin e së cilës Nemcovi, ka luajtur rol kyç.

 

MARRËZIA NUMËR 3: NEMCOVI KA PRANUAR PARA PREJ SOROSIT

Andonov duhet së pari të vendos dhe të tregoj se kush ishte, në të vërtet, i paguar prej Sorosit. A ishte Nemcovi apo Çeçenët (i cili ashpër i quan”Çeçeni”). Sepse kjo është e tepërt – Soros nuk mund t’i financoj edhe të mirët edhe të këqijtë.

Veprimtaria opozitare e ish zëvendës Kryeministrit Boris Nemcov filloi në vitin 2008 me themelimin e lëvizjes “Solidariteti”. Sipas mendimit tim, e vogël është mundësia që Nemcovi të fitonte grante nga Sorosi, pasi veprimet kryesore të fondacionit – financimi i shtypjes së librave, dhënia e bursave për udhëtim të shkencëtarëve rus dhe intelektualëve për në Perëndim, zhvillimin e shkencës, arsimit dhe mendimit kritik në Rusi – u ndërprenë në vitin 2003. Kampanja e gjerë e antikorrupsioni që e zhvilloi Nemcovi në vitin 2008 e nisi me shtypjen e raport -broshurave për elitën e korruptuar çeçene në Rusi, për krizën, si dhe për pasurinë personale të Putinit, u financua nëpërmjet platformës crowdfounding të Jandeksit, që shkëlqyeshëm punon edhe për Aleksej Navalnin. Këto broshura në formë të shtypur u shpërndanë me të madhe në metrot e Moskës dhe Shën Petersburgut dhe e arritën efektin e dëshiruar: Nga marsi i vitit 2008 deri në janar 2014 rejtingu i Putinit vazhdimisht ka rënë dhe ai arriti që të rikthej besimin atëherë kur e anketoi Krimenë, dhe kreu intervenim ushtarak në Ukrainë dhe mobilizim propagandues total nëpërmjet mediumeve.

Nga ana tjetër, Nemcovit nuk i duheshin financues të huaj për angazhimin e tij si anti korruptues dhe zbulues i klaneve në Kremlin, posaçërisht për faktin se ai fitonte mirë si shkrimtar, investitor dhe punonte në pozicion shtetëror, ishte deputet i kuvendit për regjionin e Jarosllavës.

 

LINQE:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.