Soros nuk është në listën e donatorëve të “Freedom House”

Ambasadori Aleksandër Nikolloski (VMRO-DPMNE) pretendon se financuesi kryesor dhe bazë i "Freedom House" është Xhorxh Soros. Foto: printscreen.

На листата поддржувачи објавена на сајтот на „Фридом Хаус“, не се посочени Џорџ Сорос и Фондацијата „Отворено општество“. На списокот на поединци, фондации, компании и влади, кои имале донации и грантови во износ од 100.000 долари и повеќе, сметајќи од 1 јули 2015 година досега, го нема ниту Сорос , ниту неговата Фондација

 

Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Maqedonisë në Misionin e BE-së në Bruksel, ish deputet i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, në emisionin “Top Tema në anën tuaj” në televizionin “Telma” (05.04.2017), mes tjerash, deklaroi:

Është fakt se Organizata “Freedom House” është drejtpërdrejt e financuar nga Xhorxh Soros, si financues bazë dhe kryesorë, kështu që nuk është objektive që ta komentojmë…

Por, gjithsesi se jemi të përgatitur që të diskutojmë për çfarëdo çështje e cila është pjesë e raportit: mund që të diskutojmë për demokracinë, mediumte, etj., por, raportin do të mundem që ta pranojë si pikë relevante për të cilën duhet që të bisedohet.

[Burimi:  YouTube , (prej minutës 54,40 deri në minutën 55.12 të videos) Data: 05.04.2017]

ARSYETIM:

Kjo deklaratë e shefit të ri te misionit maqedonas pranë Unionit Evropian në Bruksel, ish deputet i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, në të cilën thotë se organizata amerikan joqeveritare “Freedom House” është e financuar nga Xhorxh Soros, është e pavërtetë. Soros nuk është mes donatorëve të vendosur në ueb-faqen e “Freedom House”.

Një pretendim të këtillë, Nikolloski e tha duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares lidhur me raportin e fundit të “Freedom House” për “Kombet në tranzicion”, në të cilin për Maqedoninë vërehet një rënie e vazhdueshme e demokracisë dhe ka ngecje më të madhe nga vendet e Ballkanit. Sipas këtij Raporti, Maqedonia në vitin 2016 është në nivelin më të ulët demokratik prej vitit 2001 kur vendi u ballafaqua me konfliktin më të ashpër etnik.

Raportin e përmendur të “Freedom House”, Maqedonia është vendosur në grupin e vendeve më regjim tranzicion-hibrid që shkojnë ka autokracia.

Indeksi i përgjithshëm i demokracisë në vend, i cili është mbledhja e indeksave special për vitin e kaluar është 4,43, nga lista prej 1 deri ne 7, ku 1 nënkupton nivelin më të larët të progresit demokratik, ndërsa 7 nënkupton nivelin më të ulët. Ai indeks bie 10 vite radhazi, andaj prej 3, 86 për vitin 2007 ka arritur në 4, 29 për vitin 2015, ndërsa në vitin e kaluar ka rënë dukshëm. 

Përderisa në periudhën vendi “arriti” notën 5, dhe tani më do të hyjnë në grupin e regjimeve autoritare së bashku Kirgistanin, Bjellarusinë, Rusinë, Azerbejxhanin dhe me ish vendet tjera sovjetike.

Në artikujt individual, Maqedonia tani më është e vendosur në regjim autoritar në lidhje me qeverisjen demokratike në nivel kombëtar (nota 5) dhe liria e mediumeve (5,25), ndërsa është shumë afër një statusi të tillë edhe në raport me pavarësinë e gjyqësorit dhe korrupsionit – për të cilët nota e përbashkët është 4.75. 

Por, VMRO-DPMNE raportin e “Freedom House”  e konsideron si jorelevant. Sipas partisë, ai gjoja se nuk paraqet fytyrën e gjendjes politike në vend, por bazohet në raportet e rreme dhe të porositura nga Soros. Ndërsa, të njëjtin qëndrim e dha edhe Nikollovski në emisionin “Top tema në anën tuaj”, ku në dy kthesa tha:

Nuk mund që të pajtohem se VMRO-DPMNE ose qeveria e cila ishte deri më tani, ka sjell deri te ajo që është thënë në raport. Është fakt se raporti nuk është objektiv, është fakt se raporti ka qëllime të caktuara të cilët duhet që të realizohen dhe për këtë është shkruar kështu. VMRO-DPMNE pa dallim nëse është në qeveri ose jo ose është në opozitë në këto 25 vite ekzistencë të partisë çdo herë ka pasur probleme me organizatat joqeveritare dhe fondacione këtu në Maqedoni të financuar nga Xhorxh Soros… (prej minutës së 54,40 te videos)

Mes tjerash, lista mbështetëse e publikuar në faqen e “Freedom House”, nuk përmendet Xhorxh Soros dhe Fondacioni “Shoqëri e Hapur”. Në listën e individëve, fondacioneve, kompanive dhe qeverive, të cilat kanë donacione dhe grante në vlerë prej 100.000 dollar dhe më shumë, duke nisur prej 1 korrikut të vitit 2015, deri më tani, nuk është as Sorosi, dhe as Fondacioni i tij.

„”Freedom House” është organizatë amerikane joqeveritare (OJQ), e themeluar që të tetor të vitit 1941 dhe në fokus të saj është respektimi i demokracisë, lirive politike dhe të drejtave të njeriut. Duke filluar nga viti 1972 Freedom House publikon raporte vjetore (prej 1978 në formë të një libri) për shkallën e lirive qytetare demokratike dhe të drejtave në vendet an e mbanë botës,  duke i vlerësuar nga shkalla 1 (më e larta) deri te 7 (më e ulëta).

Përsëri, nuk është hera e parë që partia qeverisëse VMRO-DPMNE të kritikojë raportet e “Freedom House” dhe të del me pretendime të pavërtetë se financohet nga Soros. Kështu janë reagimet e partisë pas secilit Raport të kësaj organizate në vitet e fundit.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.