Sllavço Çadiev
Sllavço Çadiev është kryetari i Komunës së Velesit
JETA PRIVATE
Sllavço Çadiev ka lindur në vitin 1959 në Veles, Republika e Maqedonisë.
I martuar dhe baba i dy fëmijëve. Bashkëshortja Vesna Çadiev është doktor i anatomisë patologjike, e punësuar në ISHP Spitali i përgjithshëm në Veles. Vajza Biljana është mjeke e mjekësisë së përgjithshme, ndërsa djali Aleksandri është nxënës i shkollës së mesme.
Hobi i tij është peshkimi. Adhurues i sporteve me theks të veçantë, karatenë, të cilën e ka ushtruar më herët.
ARSIMIMI
Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka kryer në qytetin e tij të lindjes në Veles. Ka diplomuar në Fakultetin e Defektologjisë në Beograd. Studimet master i ka kryer në Institutin e Defektologjisë pranë Fakultetit Filozofik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij”, Shkup ku merr titullin: Magjistër – surdolog.
Flet gjuhën angleze.
KARRIERA
Përpara se të zgjidhet si kryetar i Komunës së Velesit ka qenë i punësuar në ISHO Spitali i Përgjithshëm” Veles, departamenti i ORL-së.
Nënkryetar i Lidhjes së defektologëve në Maqedoni, bashkëpunues shumëvjeçar në Lidhjen e shurdh-memecëve në Republikën e Maqedonisë, si dhe në Bashkësinë e personave të shurdhër – “Koço Racin” në Manastir. Po ashtu është aktiv edhe mbështetës i Lidhjes së shurdh-memecëve dhe Lidhjes së personave të verbër në Veles.
Përkushtimi i tij jetësor është thyerja e barrierave dhe aktualizimi i trajtimit të personave me aftësi të kufizuar në zhvillim si dhe integrim i tyre në sistem.
Ka prurje të madhe në krijimin dhe afirmimin e hulumtimeve në Veles.
KARRIERA POLITIKE
Anëtar i VMRO DPMNE-së nga vitit 1990 dhe kryetar i Komitetit Komunal të VMRO DPMNE-së në Veles. Bartës i listës së këshilltarëve në zgjedhjet lokale të vitit 2005 dhe të vitit 2009, dhe kryetar i Këshillit të Komës së Velesit në zgjedhjet lokale në vitin 2013, kur zgjidhet si kryetar i Komunës së Velesit.
BURIME
Ueb-faqja e Komunës së Velesit – Kryetar i Komunës së Velesit, Mr. Sllavço Çadiev
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari