Singapori nuk ka zbuluar që Covid-19 është shkaktuar nga bakteret

I pavërtetë është ky postim, i cili pretendon se Singapori zbuloi se Covid-19 ishte shkaktuar nga një bakter, jo nga një virus, dhe se ai ndryshoi terapinë e tij të trajtimit. Gjithashtu nuk është e vërtetë që autopsia është kryer në kundërshtim me protokollet dhe udhëzimet e OBSH-së, pasi OBSH nuk ndalon autopsitë e të vdekurve nga kovidi. Covid-19 është shkaktuar nga një virus, jo nga bakter, dhe ky është pretendimi i tretë i rremë në postim. Fakti që ky dezinformim i atribuohet autoriteteve zyrtare mjekësore të Singaporit tregon se sa propaganda dhe makineria e informacionit të rremë, nuk kujdesen për shëndetin publik dhe nuk ka skrupuj kur bëhet fjalë për t’i dhënë më shumë besueshmëri agjendës së tyre të dezinformimit.

 

Dezinformimi i fundit, i shpërndarë në një postimFacebook, pretendon se Singapori u bë vendi i parë në botë që bëri autopsinë në trupin e një njeriu që vdiq nga Covid-19. I gjithë postimi, të cilin po e transmetojmë më poshtë, është i rremë, i mohuar zyrtarisht edhe nga Qeveria e Singaporit.

Postimi është i gjatë, megjithatë duke e përmbledhur, thuhet se gjoja Ministria e Shëndetësisë e Singaporit, pas një autopsie në një pacient i cili vdiq nga Kovid-19, zbuloi dhe raportoi se Kovid-19 nuk ishte virus por bakter që ishte ekspozuar ndaj rrezatimit, dhe se shkakton vdekjen e njeriut nga koagulimi i gjakut.

Postimi i rremë, që i atribuohet Ministrisë së Shëndetësisë të Singaporit, e cila qarkulloi në Facebook dhe arriti në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu thotë se autoritetet në Singapor tani kanë ndryshuar protokollin e trajtimit dhe u kanë dhënë vetëm aspirinë atyre që kanë rezultuar pozitiv për Kovid-19.

Të gjitha këto pretendime janë të rreme, thonë Ministria e Shëndetësisë e Singaporit.

Ata shtuan se informacioni nuk vjen zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë e Singaporit. Një version i ngjashëm i së njëjtës histori qarkulloi për Italinë dhe për Rusinë.

Ministria e Shëndetësisë e Singaporit tha se nuk bënte autopsinë e pacientëve me Kovid-19 dhe as nuk kanë thënë se patofiziologjia e Kovid-19 është nga bakteret, në vend të viruseve. Nuk ka pasur as ndryshim të protokollit për trajtimin e pacientëve me Kovid-19.

Gënjeshtra e dytë në postim është se Covid-19 shkaktohet nga një bakter, jo nga një virus. Bazuar në shumë prova dhe studime shkencore, Covid-19 është sëmundje e shkaktuar nga virusi Sars-Cov-2. Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka hedhur poshtë mitin se Covid-19 shkaktohet nga bakteret.

Disa pacientë të infektuar me sars-cov-2 mund të zhvillojnë infeksion bakterial si një ndërlikim, sipas Qeverisë në Singapor. Kjo është e dukshme edhe në sëmundje të tjera virale të tilla si gripi. Në raste të tilla përdoren antibiotikë.

Megjithatë, në demantin e tyre, Qeveria e Singaporit thotë se Covid-19 nuk mund të trajtohet me aspirinë.

Aspirina nuk ka efekt të drejtpërdrejtë në virusin e shkaktuar nga Kovid-19. Nëse nuk ndiheni mirë duhet të takoni mjekun më herët, të bëni test dhe të merrni trajtim. Ne e inkurajojmë publikun të mos ndajë informacion të pambështetur që mund të shkaktojë panik në publik. Ju lutemi vizitoni www.moh.gov.sg për informacionin më të fundit mbi statusin e Covid-19, shkruan Qeveria e Singaporit.

faqen në Facebook Ministria e Shëndetësisë në Singapor gjithashtu mohoi pretendimet se ata kishin ndryshuar protokollin e trajtimit të pacientëve me kovid, pas një autopsie mbi një pacient të vdekur dhe pasi u zbulua se dyshohet se sëmundja nuk ishte shkaktuar nga një virus por nga bakter.

Siç njoftoi Organizata Botërore të Shëndetësisë, Kovid-19 është shkaktuar nga viruset, e jo nga bakteret.

Është në dispozicion të publikut informacioni që shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje Kovid-19 është midis 2 dhe 3 përqind.

Revista Mjekësore Britanike raporton se mjekët po shohin nivele më të larta të reaksioneve trombotike tek pacientët me pamje të rëndë klinike të Kovid-19 dhe se gjaku i tyre është shumë ngjitës sepse sëmundja rrit prodhimin e faktorëve të koagulimit nga mëlçia.

Është gjithashtu e gabuar të pretendosh se autopsitë janë në kundërshtim me rregullat e OBSH-së. OBSH nuk ka ndaluar autopsitë dhe as nuk është e mundur që është bërë autopsia e parë në Singapor. Vetëm në Maqedoni, më shumë se 10 autopsi u kryen vitin e kaluar.

Për shkak të të gjitha argumenteve të mësipërme, ne e konsiderojmë si të pavërtetë postimin që pretendon se Singapori zbuloi se Kovid-19 ishte shkaktuar nga një bakter dhe jo nga një virus, si dhe se Sigapori ndryshoi terapinë për trajtimin e kovidit. Gjithashtu nuk është e vërtetë që autopsia është kryer në kundërshtim me protokollet dhe udhëzimet e OBSH-së, pasi OBSH nuk ndalon autopsitë e pacientëve me kovid. Covid-19 shkaktohet nga virusi, dhe jo nga bakteret, dhe ky është pretendimi i tretë i rremë në postim. Fakti që ky dezinformim i atribuohet autoriteteve zyrtare mjekësore të Singaporit tregon se sa shumë propaganda dhe makina e informacionit të rremë nuk kujdesen për shëndetin publik dhe nuk ka skrupuj kur bëhet fjalë për t’i dhënë më shumë besueshmëri agjendës së tyre të dezinformimit.

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.