Silvana Boneva
Anëtarе aktualе në Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nga VMRO-DPMNE dhe një nga protagonistet e disa bisedave në “bombat” e opozitës.
JETA PRIVATE
Ka lindu me 21 gusht të vitit 1959 në Strumicë. E martuar, nënë e dy fëmijëve.
KARRIERA POLITIKE
Deputete e VMRO DPMNE-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë që nga viti 2006 dhe koordinatore e grupit të deputetëve deri në vitin 2015.
Në suaza të mandatit të deputetes ka qenë zëvendës-kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime, anëtare e Këshillit të buxhetit në Kuvendin e RM-së dhe anëtare e më shumë komisioneve. Ka qenë edhe anëtare e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Interparlamentar, në Delegacionin e kuvendit të Republikës së Maqedonisë në këshillin e parlamentit për stabilitet dhe asociacion, më pas në Këshillin parlamentar Meshovit (BE-Republika e Maqedonisë). Silvana Boneva ka qenë edhe anëtare e grupit parlamentar për bashkëpunim me parlamentet e tre vendeve të tjera.
Bombat
Silvana Boneva ishte e përmendur në bisedat e përgjuara, por po ashtu mundej të dëgjohej edhe në më shumë biseda të tjera si pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë, veçanërisht në kontekstin e aktiviteteve zgjedhore, kërcënimeve dhe shtypjeve të votuesve. Po ashtu emri i saj ishte i lakuar edhe në aktivitetet për koordinim, organizim, propozim dhe sforcim te disa ligjeve me procedurë të shkurtuar me urdhër të Nikolla Gruevskit.
PSP nuk ka ngritur akuza, edhe pse ekzistojnë tregues të qartë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, si dhe për parregullsi zgjedhore.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari