Si ditarët e vjetër elektronikë në arsim u bënë dezinformata aktuale

Фото: скриншот од дел од постот

Pa informacione shtesë të vendosur në kontekst, gjegësisht të transmetuar në mënyrë të plotë, në Facebook përhapen njoftime që gabimisht asocojnë se Ministria e Arsimit fut risi në procesin arsimor, në arsimin fillor dhe të mesëm, në lidhje me ditarët elektronikë dhe regjistrat e prindërve të nxënësve.

 

Postimi në një grup në gjuhën maqedonase në Facebook të quajtur” Tregime nga bulevardi”, pa kontekst shpjegues përhap të pavërteta në lidhje me reformat në arsim. Në postim janë shkruar dy fjalitë e mëposhtme:

Lloji anti-njerëzor nga më të fortit ….

Prindër! Mbroni fëmijët tuaj nga nusja e vogël dhe djajtë si ajo …

#LubrifikantKoalicioni

Nën këtë postim është postuar fotografi, e cila është “screenshot” e ekranit të një ditari elektronik për nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm në vend dhe që përqendrohet në pjesën me informacione për prindërit e nxënësve. Mund të shihen kolonat Prindi 1 dhe Prindi 2 dhe elementë të tjerë rreth gjuhës së komunikimit.

I përbërë kështu, postimi shkakton konfuzion në publik se kjo është një tjetër reformë që po futet në arsim, dhe kjo është që prindërit e nxënësve, në vend që të shënohen me babai ose nënë, shënohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.

Në fakt, ky është një postim tjetër në rrjetet sociale i transmetuar nga të paktën një media, i cili provokoi përgjigje nga ministrja aktuale Milla Carovska.

Gjegjësisht, postimi origjinal në Twitter dhe “sqarimi” në Facebook vjen nga profesoresha Tanja Karakamisheva nga Fakulteti i Drejtësisë në UKIM në Shkup. Ky njoftim është marrë përsipër nga “Infomax”, i cili e transmetoi atë në faqen e internetit dhe në faqen në Facebook-ut, ku është bërë shtrembërim, se bëhet fjalë për futjen e disa ndryshimeve në arsim. Gjegjësisht, “Infomax”, duke përcjellë Karakamishevën në nënrubrikën Rrjetet Sociale në faqen e tyre të internetit, shkroi këtë tekst hyrës:

Profesoresha universitare Tanja Karakamisheva, në rrjetet sociale reagoi ashpër ndaj futjes së termave Prindi 1 dhe Prindi 2 në vend të nënës dhe babait. Karakamisheva i tha ministres së Arsimit, Milla Carovska, se ajo nuk pranon asgjë përveç nënës së saj.

Ministri Carovska gjithashtu reagoi ndaj njoftimeve të tilla në media dhe në rrjetet sociale vonë në mbrëmje, duke shpjeguar se ky është një lajm i rremë i përhapur nga Karakamisheva, sepse një formë e tillë e ditarit elektronik është i vjetër dhjetë vjet.

VMRO-DPMNE përmes portaleve dhe megafonëve të saj partiakë si Karakamisheva përsëri po përpiqet të manipulojë me qytetarët. Ky lajm është një gënjeshtër e pastër, fotografia është fragment nga Ditari Elektronik, sistem i themeluar në vitin 2010! Gënjeshtrat nuk kanë fund, që qytetarët të mos na përulinshkruan Carovska në demantin e saj në Twitter.

Por, e gjithë kjo mund të zbulohet nëse ndiqni lajmet në rrjetet sociale ose hulumtoni burimet zyrtare. Në postimin që po recenspjmë, autori u përpoq përmes një lloj mesazhesh të koduara, edhe të mbrojë veten edhe të arrijë efekt. Pra, ai së pari shkruan “lloji anti-njerëzor nga më të fortët …”, dhe pastaj përmes termave “nusja e vogël” për të asocuar se bëhet fjalë për ministren aktuale të ARsimit, dhe se me këtë bëhet fjalë për ndonjë risi që vendoset në arsim. Megjithëse as fjalitë në postim dhe as fotoja nga ditarët nuk janë sqaruar, nga shpërndarjet dhe komentet bëhet e qartë se qëllimi është arritur, gjegjësisht që publiku i përfshirë e di se për çfarë bëhet fjalë dhe komenton në atë drejtim.

Sipas kësaj, mund të vlerësohet se ky është një postim që krijon konfuzion dhe dezinformim në publik, i cili ndodh, mbi të gjitha, sepse postit i mungon konteksti, përmes të cilit të gjithë elementët e informacionit mund të shihen dhe të vlerësohet vërtetësia e tij.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.