Shvërgovski: Prokuroria është organ i veçantë, por nuk është i pavarur!

 

Ish Prokurori publik, Ljupço Shvërgovski më 20 Mart 2015 për „Dojçe Vele” deklaroi:

Në publik ekziston një mosnjohje e pozitës kushtetuese të Prokurorisë. Prokuroria publike është një organ i pavarur dhe i vetëm, por nuk është i pavarur. Qeveria e jep propozimin për zgjedhjen e Prokurorit publik republikan, ndërsa e emëron dhe shkarkon Kuvendi. Ne jemi një pjesë e pushtetit ekzekutiv. Nga ky aspekt, bashkëpunimi i prokurorisë me pushtetin ekzekutiv është legjitim. Pozita kushtetuese na jep atë „ekskluzivitet”. Në gjyqësi, nga ana tjetër, kjo është e pamundur, sepse gjyqësori është një pushtet i tretë i pavarur. Prokuroria nuk është. Këtu qëndron dallimi.

 

[Burimi: Dojçe Vele Data: 20.03.2015]

Љупчо Шврговски, поранешен државен јавен обвинител на Република Македонија
Ljupço Shvërgovski, ish prokuror publik i Republikës së Maqedonisë. Foto: video klip skrinshot

 

Arsyetim:

Ish-Prokurori publik Shvërgovski e dha këtë deklaratë, duke e konfirmuar bisedën që më 19.03.2015 e publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Atëkohë Zaev prezantonte një audio regjistrim në të cilin, sipas tij, Shvërgovski kërkon nga Ministri i Punëve të Brendshme të intervenojë tek ish-Ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti, që djali i kryetares së atëhershme të Apelacionit në Shkup, Ljupka Arsenievska të zgjidhet për prokuror.

Por, a është lidhja midis Prokurorisë publike dhe pushtetit ekzekutiv – Presidentit dhe Qeverisë, aq e fortë sa pretendon Shvërgovski? Dhe, çka thotë Kushtetuta për këtë?

Kompetencat e pushtetit ekzekutiv dhe Prokurorisë janë të përshkruara në pjesën e Kushtetutës të titulluar: „Organizimi i pushtetit shtetëror”, mirëpo në kapituj të veçantë. Kompetencat e Kryetarit të shtetit dhe Qeverisë janë të definuara në kapitujt (2) dhe (3). Ndërsa, institucionit Prokuroria Publike dhe funksionit Prokuror Publik u është kushtuar kapitulli (5), ku në nenin 106 (duke përfshirë edhe amendamentin XXX) thuhet se:

  1. Prokuroria publike është organ shtetëror i vetëm dhe i pavarur i cili i ndjek kryerësit e veprave penale dhe veprave të tjera të parapara me ligj si vepra të dënueshme dhe kryen punë të tjera të parapara me ligj.
  2. Prokuroria publike i kryen funksionet e veta në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në pajtim me kushtetutën.
  3. Funksionin e prokurorisë publike e kryejnë Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë dhe Prokurorët publik. 
  4. Kompetencat, themelimi, shfuqizimi, organizimi dhe funksionimi i prokurorisë publike rregullohet me ligj i cili miratohet me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
  5. Prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë e emëron dhe shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për afat prej 6 vitesh më të drejtë riemërimi.
  6. Prokurorët publik i zgjedh Këshilli i Prokurorëve publik pa kufizim të afatit të mandatit.
  7. Gjatë zgjedhjes së prokurorëve publik do të sigurohet përfaqësimi adekuat dhe i drejtë i qytetarëve  të cilët u përkasin të gjitha bashkësive.
  8. Për shkarkimin e prokurorëve publik vendos Këshilli.
  9. Kompetencat, përbërja dhe struktura e Këshillit, mandati i anëtarëve të tij, si dhe bazat dhe procedura për përfundim mandati dhe shkarkim të ndonjë anëtari të Këshillit rregullohen me ligj.
  10. Bazat dhe procedura për përfundimin e mandatit dhe shkarkimin e Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë dhe prokurorëve publik rregullohet me ligj.
  11. Funksioni Prokuror Publik i Republikës së Maqedonisë dhe Prokuror Publik nuk është lejon anëtarësim në parti politike ose kryerjen e funksioneve të tjera dhe profesioneve të parapara me ligj.
  12. Ndalohet organizim dhe veprimtari politike në Prokurorinë publike.

Në Ligjin për prokurorinë publike, për të cilin Kushtetuta parasheh se miratohet me dy të tretat shumicë të kualifikuar (minimum 82 vota), parashihet se (1) Prokurori publik emërohet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, me propozim të Qeverisë për mandat prej 6 vitesh me të drejtë riemërimi. (Neni 40)

Por, në nenin 5 të Ligjit është precizuar se:

  1. Prokurori publik funksionin e kryen në mënyrë të ligjshme, të paanshme dhe objektive.
  2. Prokurori publik në kryerjen e funksionit të tij siguron barabarësi të qytetarëve para ligjit, pavarësisht prej gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes nacionale dhe sociale, përkatësisë politike dhe fetare dhe gjendjes pasurore dhe shoqërore.
  3. Askush nuk mund të ndikojë mbi pavarësinë dhe paanshmërinë e prokurorit publik në kryerjen e funksionit.

 

Gjithashtu, sipas ligjit, prokurori publik para marrjes së detyrës jep edhe deklaratë solemne (neni 47), në të cilën thuhet:

Betohem se në kryerjen e funksionit Prokuror publik do ta respektoj Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën, se funksionin do ta kryej në mënyrë të ndërgjegjshme, të paanshme dhe të përgjegjshme…

Kompetencat kushtetuese dhe ligjore të prokurorit publik të definuara kështu, tregojnë se deklarata e Shvërgovskit se „Prokuroria nuk është e pavarur dhe bashkëpunimi me pushtetin ekzekutiv është legjitim”, është e pavërtetë.

 

Linqe:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari