Shumica e dezinformatave ende lidhen me Ukrainën dhe vaksinat kundër koronavirusit

Kherson dhe tërheqja e forcave ruse, ishte temë kryesore e dezinformatave ose narrativit të dezinformatave në nëntor në lidhje me luftën në Ukrainë. Qëllimi ishte që të portretizohej tërheqja nga Kherson si një operacion human operativ-taktik nga Moska, me qëllim shpëtimin e jetëve të civilëve dhe ushtarëve rusë, duke shtuar narrativën se operacioni i vërtetë për të mposhtur Kievin nuk kishte filluar ende. Përveç kësaj, dezinformatat rreth Covid -19 dhe përgjithësisht narrativat kundër vaksinave janë në rritje, me supozimin se kjo përkon me terminet për vaksinimin e gripit sezonal.

 

Shkruan: Теоfill Bllazhevski

Kherson dhe tërheqja e forcave ruse që u njoftua më 9 nëntor, ishte ngjarja kryesore e këtij muaji rreth së cilës u thurën narrativa me spine apo dezinformata që qarkulluan ose mund të lexoheshin kryesisht në rrjetet sociale dhe në disa media.

Një nga narrativat kryesore ishte se arsyeja kryesore për vendimin për t’u tërhequr ishte mbrojtja e jetëve të ushtarëve rusë, si dhe civilëve. Vendimi u propozua nga gjenerali Sergey Suvorykin dhe u miratua nga ministri i Mbrojtjes Sergey Shojgu, megjithëse është mjaft logjike, siç edhe njoftuan disa media, që është marrë personalisht nga Vladimir Putin.

Vetë prezantimi propagandistik-medial i kësaj lëvizje taktike operacionale, që shumëkush e krahason me një disfatë të re ushtarake të ushtrisë ruse dhe me efekt dëmtimi të madh të imazhit të Rusisë, u zbulua nga media e pavarur ruse “Meduza”, ndërsa teksti është transmetuar edhe në disa nga mediat vendase.

Siç shihet, narrativa kryesore e dezinformatave e planifikuar dhe e zbatuar nga Moska është se forcat ukrainase do të ndërmarrin sulme terroriste për të kërkuar përsëri ndihmë nga Perëndimi, ndërsa ushtria ruse mendon vetëm të shpëtojë viktimat civile:

Kievi nuk do të numërojë humbjet e veta – ai është gati për shkatërrimin e dhjetëra mijëra ushtarëve të tij dhe të huaj për hir të llogoreve të reja dhe furnizimit me armë. Trupat ruse po përpiqen të shpëtojnë jetët e civilëve dhe personelit. Kërcënimi i një sulmi masiv në qytetin e Khersonit nga grupe të mëdha nacionalistësh çoi në evakuimin e civilëve nga qyteti në bregun e majtë të Dnipritthuhet në manualin e narrativave për këtë tërheqje, që e zbuloi media e pavarur ruse Meduza, ndërsa u transmetua edhe nga një media vendase.

Përveç kësaj, sipas narrativit të Kremlinit se bazuar në referendumet e shtatorit dhe ceremonisë në Moskë për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, me të cilat rajoni Kherson është tashmë pjesë përbërëse e Federatës Ruse, tonet dhe narrativat dezinformuese u vërejtën në kontekstin se marrja e qytetit ukrainas është okupim.

Nga ana propagandistike, dezinformatat dhe narrativat ruse u shfaqën gjithashtu pas pretendimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se që nga pushtimi ushtarak tashmë janë dokumentuar 400 krime lufte kundër ushtarëve dhe civilëve të kryera nga forcat pushtuese ruse. Por kundër kësaj, në mesin e nëntorit, u shfaq një foto e AP-së e një “dënimi publik” të bashkëpunëtorëve të Moskës, duke treguar dy civilë të lidhur në shtylla, fytyrat e të cilëve nuk mund të shihen, dhe as nuk mund të nxirret konteksti i fotografisë, edhe pse në të shihen edhe civilë tjerë dhe një person i armatosur.

Ky narrativ, i shfrytëzuar shumë nga Moska, vazhdoi në fund të nëntorit, pas publikimit të një video materiali të ushtarëve rusë të vrarë në një qytet në Luhansk, që e publikoi New York Times. Por, dezinformimi këtu bëhet me fjalinë se “autenticiteti i videos është konfirmuar për mediumin”. Në të vërtetë – bëhet fjalë për dy video – ky medium thekson se është vërtetuar vërtetësia, por në të njëjtën fjali thekson se nuk mund të shihet nëse ushtarët rusë janë vrarë në luftime dhe më pas janë rreshtuar pranë njëri-tjetrit apo janë ekzekutuar, sepse në videon e regjistruar me celular ka një vrimë në regjistrim!

Dyshimi se e vërteta nuk mund të përcaktohet për momentin është raportuar edhe nga media të tjera. “Deutsche Welle”, për shembull, njoftoi se Ukraina nisi hetim dhe në tekst thuhet se “megjithatë, rrethanat në të cilat janë bërë regjistrimet janë krejtësisht të paqarta”. Por kjo nuk i ka penguar mediat të publikojnë tekste me tituj që sugjerojnë se bëhet fjalë për fakt të konfirmuar, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe në rrjetet sociale.

 

Medvedev dhe Rogozin – aktivë në rrjetet sociale dhe në disa media online

Një nga shtrembëruesit kryesorë të Moskës, ish-presidenti dhe kryeministri Dmitry Medvedev, i cili tani është anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse, iu bashkua ndërtimit të narrativës së “fuqisë së pandalshme ushtarake të Rusisë” me tezën se ata nuk përdorën gjithçka nga arsenali i fuqisë ushtarake:

Dua të kujtoj se Rusia, për arsye të dukshme për të gjithë njerëzit e arsyeshëm, nuk e ka përdorur ende të gjithë arsenalin e mjeteve të mundshme të shkatërrimit…dhe jo vetëm për shkak të dashamirësisë sonë njerëzore. Gjithçka në kohën e vet, ka shkruar Medvedev në Telegram, transmetoi “Vo Centar”.

Deklarata e Medvedev, megjithatë, u dha në të njëjtën ditë kur trupat ruse lanë akoma më shumë pozicione në rajonin Kherson, këtë herë nga qyteti Nova Kakhovka pranë digës më të madhe në lumin Dnipër, për të cilin u përfol se ishte hedhur në erë nga trupat ruse, me qëllim për të zhytur Kherson dhe të gjitha vendbanimet në afërsi.

Në lidhje me dezinformatat e shpeshta të Medvedevit apo narrativat me potencial për dezinformim, “Vërtetmatësi” bëri një analizë duke çmitizuar disa nga dezinformatat dhe narrativat e tij për Moskën. Analiza tregoi se profili i tij në Telegram u hap pas agresionit kundër Ukrainës në mars dhe se ai ka 1.1 milionë ndjekës vetëm në Twitter. Analizën mund ta lexoni këtu.

Foto: commons.wikimedia.org

Një tjetër “shpresë” e tillë siç e ofroi Medvedev, erdhi nga Dmitry Rogozin, ish-kreu i Roskosmos, i cili tani po e plason shpresën në formën e llojeve të reja të dronëve që do të shpërndaheshin së shpejti nga kompanitë ruse të angazhuara në një prodhim të tillë dhe që do të ishin provuar në frontet në Donetsk dhe Luhansk:

Armët moderne ruse do të sigurojnë fitoren! Rogozin: Ujqërit perandorak po bëjnë dronë sulmues për Donbas dhe Luhansk, thuhet në titullin e këtij lajmi të raportuar nga mediat ruse.

Ai përshkruan se sipas deklaratës së Rogozin, një grup vullnetar inspektorësh ushtarako-teknikë të quajtur “Ujqërit mbretërorë” bashkëpunon me projektues në industrinë ushtarake ruse për të prodhuar armë të tilla sulmuese, të cilat duhet të sjellin fitore në frontet në Ukrainë.

Në nëntor, Rogozin plasoi dezinformatat dhe narrativat e Moskës në hapësirën mediatike në vend dhe përmes gazetarëve që punojnë në disa platforma online dhe pikëpamjet e të cilëve janë afër “popullit vëlla rus” dhe “Moskës vëllazërore”, si në shembullin që mund të shihet këtu.

Ukraina dëshiroi fillimin e luftës së tretë botërore!?

Një rast për përhapjen e dezinformatave ishte edhe rënia e raketës ukrainase në fshatin kufitar polak Prezhevodov, çmitizimi i së cilës zgjati më pak se 48 orë. Një nga më tipiket është se:

Ukrainasit shtypin polakët, edhe pse ata janë gati të vdesin për çlirimin e Ukrainës.

“Vërtetmatësi” ka hasur një dezinformatë të përhapur në rrjetet sociale dhe e ka ekspozuar përmes recensimit.

Ka pasur edhe një dezinformatë më të rrezikshëm që është publikuar nga faqja në Facebook e një medie online, Kolovrt, ku, përmes kontekstit të anashkaluar, dezinformohet se Ukraina kishte për qëllim të shkaktojë luftë të tretë botërore përmes këtij incidenti. Për ta bërë më bindës argumentin është dhënë edhe një link nga agjencia e njohur Reuters, por nuk sqarohet se në tekstin e Reuters nuk është shkruar ky pretendim i rremë. Edhe kjo dezinformatë, e cila përdorte kontekst të anashkaluar, u hodh poshtë në një recensim të “Vërtetmatësit”.

Një tjetër narrativë e vjetër dezinformative ruse, por e përsëritur në nëntor, është vërejtur në territorin e Maqedonisë së Veriut, këtë herë direkt nga ambasada ruse në Shkup. Bëhet fjalë për barazimin e situatës së Kosovës me katër rajonet ukrainase të pushtuara nga Rusia. Një dezinformim i tillë u ekspozua në një recensim nga Vërtetmatësi, duke çmitizuar elementet e supozuara të barazisë dhe krahasimit që Moska këmbëngul në rastet e Kosovës dhe Krimesë (dhe katër rajonet e tjera të Kherson, Zaporozhje, Donetsk dhe Luhansk).

“Maqedonia vend profashist” – spin klasik!

Një nga spinet më tipike dhe më të rrezikshme rreth Ukrainës ishte se Maqedonia e Veriut ishte bërë vend që mbështet fashizmin dhe nazizmin. Arsyeja për këtë ishte votimi kundër në një komitet të OKB-së, në të cilin u ofrua për shqyrtim një draft-deklaratë tradicionale ruse për luftën kundër ideologjive të tilla politike. Dezinformimi erdhi nga partia politike “Levica”, e më pas u përhap në rrjetet sociale edhe përmes politikanëve dhe personazheve të tjerë.

Vërtetmatësi fillimisht nëpërmjet de-spinimit në rubrikën kundërspin theksoi shtrembërimin e tillë të së vërtetës nga kjo parti politike. Pas përhapjes së kësaj narrative dezinformative në rrjetet sociale, ajo u hodh poshtë edhe përmes një rishikimi, i cili shpjegon në detaje arsyet pse Maqedonia e Veriut ishte në mesin e 52 vendeve anëtare të OKB-së që votuan kundër kësaj propozim-rezolute, të mbështetur nga 105 vende të tjera.

Në fillim të nëntorit, në rrjetet sociale mund të shihen ende gjurmë të rrjedhjes së informacionit të pakonfirmuar në mediat ruse në tetor, se ata shkatërruan një njësi ukrainase në nivel batalioni që përbëhej nga tanke të dhuruara nga Maqedonia e Veriut dhe Ukraina. Kjo bazohet në narrativën, ose më mirë në dezinformimin, se ofensiva e madhe nga rusët sapo ka filluar. Por në vend të një ofensive, publiku ishte dëshmitar i tërheqjes së trupave ruse nga Khersoni.

 Skrinshot i videos së RIA kur pretendohet se janë “tanket e shkatëruara” që ishin donacion nga Maqedonia e Veriut

Një tjetër dezinformatë lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe situatën në Ukrainë në muajin nëntor ishte ajo që u përhap në rrjetet sociale, se Ministria e Mbrojtjes është duke përgatitur listën e ushtarëve të ARM-së që do të dërgoheshin në fushëbeteja në Ukrainë. Kësaj radhe, lista ishte në fakt një listë mobilizimi, duke përdorur listat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve:

Slavjanka tashmë është duke e shqyrtuar listën e pjesëmarrjes së KSHZ-së për referendum dhe duke nënvizuar kandidatët për mobilizim. Ashtu si për referendumin, tani të gjithë ata personazhe publike që bënë thirrje për të votuar për ” **** EVROPIANE VERIORE ” duhet të mobilizohen dhe të dërgohen në vijën e frontit në Ukrainë.

Një dezinformim i tillë është ekspozuar në një recension të “Vërtetmatësit”, ku prezantohen faktet se asnjë ushtar në fushëbeteja në Ukrainë nuk do të dërgohet nga Maqedonia e Veriut, përveç paketave të ndihmës ushtarake që shpallen dhe dërgohen në mënyrë transparente.

Lëvizje në mes grupeve kundër vaksinave në rrjetet sociale

Nga narrativat dhe dezinformatat tjera mund të vërehet se janë shfaqur sërish disa dezinformata lidhur me pandeminë dhe vaksinat.

Një nga më tipiket ishte manipulimi  Agjendës së Imunizimit 2030 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila synon të mbulojë sa më shumë njerëz me vaksina kundër të gjitha llojeve të sëmundjeve për të cilat ekziston vaksinë në botë, por askund nuk parashikohet apo shkruhet se do të ketë vaksinim të detyruar për të arritur qëllimet.

Dezinformimi u përhap përmes një postimi që përmban video në të cilën një mjeke e quajtur Rima Laibou, pretendon se deri në vitin 2030, do të prezantohen 500 vaksina të reja dhe se pas kësaj nuk do të ketë përjashtime nga vaksinimi për askënd, gjegjësisht se njerëzit do të detyrohen të jenë të vaksinuar, përveç elitës. Kjo mjeke e cila ka përhapur teori konspirative që nga koha e gripit të derrit, gjatë pandemisë së Covid 19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përpoq të shiste ilaçin e saj kundër Covid, gjë që u parandalua nga autoritetet amerikane. Dezinformata e ekspozuar nga “Vërtetmatësi” në rrjetet sociale po përhapet nga një aktiviste e njohur vendase kundër vaksinave.

Foto: pixabay.com

Dezinformatë tjetër lidhur me vaksinat, u shfaq në mes të nëntorit, me çka u riciklua, gjithashtu përmes një video të postuar në një postim në Facebook, një histori e vjetër kundër vaksinave ku pretendohet që te foshnjet zhvillohet sistem i dobësuar imunitar VAIDS – sëmundje autoimune – nëse nënat e tyre janë vaksinuar, ndërsa ky sindrom nuk regjistrohet te foshnjat nga nënat e pavaksinuara. Duke shfrytëzuar burime zyrtare dhe eksperte nga Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, përmes qëndrimeve të Komisionit të Vaksinimit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetësisë Publike, “Vërtetmatësi” ka ekspozuar edhe këtë dezinformatë.

Në të njëjtën periudhë, nga një anëtar i njohur i lëvizjes amerikane Q në vend, siç pretendon ai vetë, u ekspozua me një tjetër dezinformatë se vaksinat e gripit kanë vrarë njerëz. Dezinformata është plasuar me qëllim, pikërisht në kohën kur në Maqedoninë e Veriut po administrohen dhjetëra mijëra vaksina kundër gripit sezonal.

Një rritje kaq e madhe e postimeve dhe dezinformatave kundër vaksinave mund të jetë për shkak të dy gjërave, ka shkruar  Guardian, përcjell Meta.mk. Gjegjësisht, ndryshimet në politikat e menaxhimit të Twitter-it çuan në shtimin e grupeve dhe autorëve që postojnë lajme nën profile të rreme, dhe nga ana tjetër, zvogëlimi i numrit të punonjësve çoi në uljen e moderimit të përmbajtjeve. Gjithashtu, tendencat tregojnë se edhe në Facebook, pasi profilet e zhdukura ringjallen shpejt dhe termat e përdorur në dezinformimin e vaksinave janë të ndryshme nga fjalët standarde me të cilat veprojnë algoritmet e rrjetit kur kërkojnë fjalë kyçe.

Narrativat dezinformuese për energjinë elektrike dhe  masave kundër krizës 

Vazhdojnë dezinformatat për energjinë elektrike dhe masat kundër krizës, ku partia më e madhe opozitare shpesh përdor spine. Në vend të gënjeshtrës së plotë, merret lajm në thelb i saktë dhe më pas rrotullohet për të arritur qëllimin përfundimtar. Një rast tipik i tillë ishte bllokimi i VMRO-DPMNE-së të Ligjit për huamarrjen e EMV-së nga BERZH prej 100 milionë eurosh, ku u përdor një dispozitë e kushteve për nënshkrimin e kontratës, ku thuhet se një nga kushtet është zbatimi Planit kombëtar të veprimit për energji NEAP, për mbylljen e TEC Oslomej deri në fund të vitit 2023 dhe TEC Manastir deri në vitin 2027. Por, opozita nuk thekson se fjala “nëse” është në atë pikë të kushteve. Përkatësisht, ajo pikë thotë se “Përderisa nuk thuhet ndryshe”, sipas Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, atëherë ky obligim vlen për shtetin, institucioni i të cilit e merr kredinë. Kjo u bë më e qartë në një intervistë me Mickoskin më 10 nëntor, ku ai thotë, “po ashtu është, por edhe për këtë kemi zgjidhje”, etj. Rreth minutës së 35-të të videos, mund të shihni se për çfarë lloj spini bëhet fjalë.

Por, fajtore për spine të tilla është edhe Qeveria, sepse publik është informuar shumë vonë dhe shumë pak me detaje për këtë marrëveshje. Shumë pak raportohen deklaratat dhe njoftimet e bëra nga Qeveria (dhe LSDM) për shkakun kryesor të përçarjes së tregut të energjisë elektrike, që është agresioni rus ndaj Ukrainës, dhe se me këtë problem ballafaqohen të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Evropën. Situata e krizës për shkak të luftës, e cila çoi në inflacion kudo në botë dhe në Evropë, përdoret nga partitë e opozitës për narrativat se bëhet fjalë për qeverisje që sjell mjerim dhe se populli vuan për bukë.

 

Skandali Onischenko

 

Screenshot nga fletarresti ukrainas për Onishchenkon nga viti 2016

Një temë e veçantë që preket me spine që lidhen me Rusinë dhe Ukrainën është skandali Onishchenko – një shtetas ruso-ukrainas të cilit i është dhënë pasaporta maqedonase, gjegjësisht ai është bërë shtetas maqedonas në maj të vitit 2022. Narrativa e opozitës është se Aleksanadar ose Oleksandr Onishchenko është një oficer i lartë i inteligjencës ruse, i cili ishte ndër agjentët më të afërt të inteligjencës së Putinit, ndërsa ASK nuk ishte në gjendje ose qëllimisht nuk ka dashur ta zbulonte këtë dhe për këtë arsye drejtori i saj nuk duhet të shkojë si ambasador në Paris, ku ai tashmë është emëruar dhe ka marrëveshje, deri në narrativën që po plasohet se Onishchenko ka marrë nënshtetësinë pas një takimi me zv.kryeministrin për çështje ekonomike dhe jo vetëm për interesa ekonomike të shtetit.

Për informacione të tilla të ofruara nga opozita, nuk ka dokumente konkrete apo burime më të sakta, përveç fjalës “burime të besueshme”. Por, hapësira e madhe për narrativa të tilla, të cilat kanë potencial për dezinformim, buron nga fakti se kryeministri dhe personat e përfshirë nuk deklarohen saktësisht dhe në detaje.

Kryeministri ka shprehur shqetësim, por seancës së mbyllur qeveritare nuk ka dashur të jep deklaratë, përveç informacionit se ASK do të ketë drejtor të ri. Më së shumti për këtë temë, në seancën e komisionit përkatës parlamentar për mbikëqyrje të punës së shërbimeve të sigurisë dhe pas saj, foli drejtori aktual i ASK-së, Viktor Dimovski, i cili tha se janë zbuluar dy zyrtarë të lartë në ASK ku edhe gabimi është bërë, por se hetimet vazhdojnë për të parë nëse ka raste të tjera dhe cili ka qenë motivi i dështimit në shërbim.

Hapësirë për spekulime, spine dhe dezinformata lë edhe moscaktimin i vazhdimit të Komisionit mbikëqyrës të ASK-së dhe AR-së, pas skandalit ku u konstatua se gjatë një seance me dyer të mbyllura kishte rrjedhur një deklaratë audio online e drejtorit të ASK-së. Pas kësaj, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka ndaluar punën e Komisionit deri në zbardhjen e hetimeve policore se si ka dalë audio incizimi në internet.



 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.