Shumë të pavërteta në një njoftim të BDI-së – të gjitha kanë për qëllim marrëdhëniet ndëretnike

Фото: колаж од слики преземени од

BDI pretendon pabazë se anulimi i tenderit për vendosjen e sinjalistikës së trafikut në autostradat shtetërore në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve është i paprecedentë, nuk është bërë asnjëherë kur drejtori i Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore ishte nga radhët e tyre dhe partneri i tyre i fundit i koalicionit. Po ashtu pa dëshmi pretendohet se ndryshimi i tabelës në Bllacë ka qenë i dhunshëm dhe jashtëinstitucional. Dhe emocionet i ndez edhe fakti se në të njëjtën frymë thuhet se koalicioni qeverisës nuk është legjitim dhe se qeveria është njëetnike.

Në një deklaratë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), lidhur me tenderin për vendosjen e sinjalistikës së trafikut në autostradat shtetërore në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve, janë bërë disa deklarata kontestuese që mund t’i vlerësojmë si të pavërteta:

Skandalet me gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur.  Ndërmarrja publike për rrugët e shtetit ka ndërprerë procedurat për projektin e udhëheqjes së kaluar, që kishte për qëllim ndryshimin e të gjitha shenjave të komunikacionit në autostrada, në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. 

Ky është një hap i paprecedent dhe i dëmshëm për zbatimin e ligjit që garanton barazinë gjuhësore. Pavarësisht faktit që procesi i përzgjedhjes së kompanisë për realizimin e projektit ishte përfunduar, udhëheqësia aktuale ka vendosur të ndërpresë procedurën. Kjo ndërprerje mund të verifikohet lehtësisht në sistemin elektronik të prokurimeve publike, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi qëndrimin e kësaj qeverie ndaj zbatimit të ligjit. 

Bashkimi Demokratik për Integrim alarmon se këto dështime vijnë si rezultat i mungesës së legjitimitetit zgjedhor të kësaj qeverie, paaftësisë së qartë të saj për të menaxhuar procese kyçe dhe varësisë së saj nga ndikimet politike të VMRO-së.Këto veprime janë të papranueshme dhe dëmtojnë rëndë procesin e barazisë institucionale në vend.Në vend që të përballen me përgjegjësitë e tyre, humbësit e zgjedhjeve po përpiqen t’i mbulojnë këto dështime masive me sulme politike të pabaza dhe përndjekje të panevojshme.

Ndërprerja e dhunshme dhe joinstitucionale e tabelave në kufi me Kosovën dhe rikthimi i tabelave të vjetra është një tjetër tregues i paaftësisë së kësaj qeverie për të zbatuar standardet institucionale dhe ligjore. 

Është për keqardhje që pas më shumë se 100 ditë qeverisjeje, kjo udhëheqësi monoetnike ende përpiqet t’ia hedhë fajin të tjerëve për dështimet e saj të vazhdueshme. Këto veprime jo vetëm që minojnë institucionet e shtetit, por përbëjnë edhe një akt të qartë diskriminimi ndaj shqiptarëve.

[Burim: BDI, kumtesë zyrtare,  përcjellë nga А1оn – data: 15.09.2024]

Arsyetim: Është e vërtetë që në fillim është marrë vendim nga NP i Rrugëve Shtetërore për anulimin e procedurës në lidhje me tenderin për “Vendosje sinjalistike për rrugët kryesore shtetërore në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve”. Siç thuhet në njoftimin e BDI-së, kjo shihet qartë në faqen e prokurimeve publike — shpallja me numër 03571/2024. Aty shkruan si vijon:

Foto: skrinshot nga dosja e tenderit 03571/2024

Vijmë në pikën e parë kontraverse në njoftim. Sepse, siç shkruhet në dosjen për anulim të procedurës, “nuk është paraqitur asnjë ofertë apo ofertë e pranueshme”. Nga të gjitha dokumentet që disponohen në dosjen e këtij tenderi, nuk ka asnjë dokument që tregon se dikujt i është dhënë kontrata dhe nuk mund të gjenden njoftime publike se kujt i është dhënë kontrata për zbatimin e këtij tenderi. Kjo do të thotë se “procesi i përzgjedhjes së kompanisë për realizimin e projektit” nuk ka përfunduar, siç thonë nga BDI.

Nëse bëhet fjalë për gjoja fshehje të dokumenteve dhe ndonjë lojë më të madhe të revanshizmit politik, në njoftim nuk paraqiten prova shtesë dhe atëherë akuza nga opozita do të ishte plotësisht legjitime.

Përveç kësaj, është tendencioze të thuhet se “ky është një hap i paprecedentë”, sikur të mos kishte anulime të tenderëve kur drejtor ishte Ejup Rustemi nga radhët e BDI-së. Duke shqyrtuar vetëm një vit (nga 01.01.2023 deri më 01.01.2024) kemi gjetur të paktën 18 tendera që janë anuluar me të njëjtin vendim, pra arsyetim. Disa nga tenderët e anuluar i gjeni këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu.

Sipas raportit të Qendrës për Komunikim Civil, e cila ka monitoruar prokurimin publik në periudhën janar-qershor 2020, thuhet se çdo i treti tender është anuluar gjatë kohës së paraardhësve Rustemit dhe Zoran Kitanov (nga radhët e LSDM-së). Shpjegimi më i zakonshëm për anulimin e tenderëve: “Kryesisht për shkak të mungesës së ofertave apo ofertave të papranueshme”, thuhet në hulumtim. Rrjedhimisht duhet shtruar pyetja se për çfarë precedenti bëhet fjalë?

Nëse kjo i referohet turbullirave për tabelën në pikën kufitare Bllacë, kjo nuk është aspak e qartë nga njoftimi. Për më tepër, në deklaratë thuhet “Heqja e dhunshme, arbitrare dhe joinstitucionale e tabelave në kufirin me Kosovën[…] Ky është një shembull klasik i sensacionalizmit dhe politizimit të asaj që duhet të jetë një ngjarje mjaft e zakonshme. Nuk ka asnjë dëshmi se tabela është ndërruar me dhunë dhe as që kjo është bërë nga persona jashtë institucioneve kompetente. Zëvendëskryeministri Izet Majiti nga partneri i koalicionit qeveritar “VLEN” u përrgjigjë me akuzat e veta ndaj BDI-së:

Ne kemi reaguar institucionalisht dhe gabimi është korrigjuar menjëherë. Ky është një shembull tjetër abuzimi nga ata që përdorin çdo mundësi për destabilizimin politik. Një gabim të tillë ka bërë kompania që ka ndërtuar rrugën, së bashku me firmën fituese të tenderit për sinjalistikën, e cila është afër BDI-së, ka thënë Mexhiti përcjellë Lider.

Pjesa tjetër që kontestohet në deklaratë është se, përsëri, zbatohet narrativa se koalicionit qeveritar ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe Vlenit “i mungon legjitimiteti elektoral”. Siç ka shkruar tashmë Vërtetmatësi, megjithëse ka pasur disa përjashtime në histori, “rregulli” i përgjithshëm ishte se qeveritë formoheshin sipas parimit të fituesit nga maqedonasit dhe fituesit nga kampusi shqiptar. Por kjo nuk është një rregull de jure që duhet të respektohet, sepse fillimisht VMRO-DPMNE bëri lëshim në vitin 2006, e më pas BDI-ja bëri koncesion në zgjedhjet e 2016-ës, as Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe as Kushtetuta nuk dikton kush me kë formon qeverinë.

Së fundi, duhet theksuar edhe pjesa nxitëse ku thuhet se Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickovski është monoetnike. Kjo mjegullnajë teknikisht nuk do të ishte e saktë edhe sikur VLEN të mos hynte në koalicion qeverisës, sepse në radhët e VMRO-DPMNE-së ka deputetë nga bashkësitë tjera etnike, siç është Mevmed Xhaferi, dhe në vetë qeverinë ka përfaqësues nga bashkësitë tjera etnike. . Por meqenëse deputetët e koalicionit VLEN janë në koalicionin qeverisës, kjo deklaratë nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si ndezje e mëtejshme e marrëdhënieve të tensionuara ndëretnike.

Për shkak të të gjitha argumenteve të lartpërmendura, njoftimin e BDI-së, i cili pa bazë akuzon se anulimi i tillë i tenderit është i paprecedentë, se qeveria është monoetnike, se nuk ka legjitimitet dhe se ndryshimi i tabelës ishte i dhunshëm dhe akt jashtëinstitucional, e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Маtеј Тројаçanec

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.