Shumë kopshte në Gjevgjeli me pullaze të reja

Shumë kopshte të Gjevgjelisë u bënë me çati të reja. Foto: Pixabay

 

Premtim: Ndërrimi i pullazeve prej asbesti në kopshtet e fëmijëve në Komunën e Gjevgjelisë janë ndërtuar që moti dhe kanë nevojë për ndërrimin e pullazeve, të cilët kanë nevojë që të ndërrohen, të cilët janë rrënuar dhe janë prej materiali jo të përshtatshëm. Për shkak të sigurimit të kushteve të shëndetshëm për qëndrimin e fëmijëve, do të ndërrojmë pullazet me materiale të përshtatshme, të cilët do të sigurojnë edhe efikasitet shtesë energjetik (Afati: viti 2014-2017).

 

ARSYETIM:

Projekti: “Ndërrimi i pullazeve prej asbesti në kopshtet e fëmijëve”, është pjesë e programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së dhe të kryetarit të Gjevgjelisë, Ivan frangov për zgjedhjet lokale të vitit 2013 (në pjesën Mbrojtja sociale dhe parandalimi faqe 62). Sipas kontrollit të “Vërtetmatësit”, ky është pretim pjesërisht i realizuar i kryetarit të komunës Frangov, i cili e kryen funksionin tashmë në mandati e dytë

Në nëntor të vitit 2015 mediumet informuan se do të ndërrojnë çatitë në disa kopshte fëmijësh në Gjevgjeli, Negorci dhe Miravci. Në të njëjtin informacion mund që të lexohet se në vitin 2014 është “ndërruar çatia e kopshtit Sonçogkledi”. 

Me kërkim të detajuar në internet në faqen e Komunës arrihet deri te e dhëna se në vitin 2016 është bërë rikonstruktimi i tre kopshteve fëmijërore në Gjevgjeli dhe rrethinë:

Është bërë ndërrimi i çative prej asbesti në kopshtin “Detska radost” në Gjevgjeli dhe në kopshtet në Miravci dhe në Nergorci. Për realizimin e projektit nga buxheti i komunës u ndanë 4.432.000 denarë. Me këtë në të vërtetë vazhdon aksioni për ndërrimin e të gjithë çative prej asbesti në banesa të fëmijëve me qëllim që të sigurohen kushte hapësinore të shëndetshme dhe kualitative për më të vegjlit. Së shpejti do të shkruhet tenderi për rikonstruktim të çatisë së kopshtit “Cvetovi” në Gjevgjeli me çka ky projekt do të realizohet tërësisht. 

Siç mund të shihet, në rikonstruktim ka qenë pjesë edhe çatia e kopshtit “Cvetovi”. As në faqen e Komunës, në pjesën prokurime publike, as në mediumet lokale dhe qendrore, nuk mundëm që të gjejmë vërtetim se është shkruar tenderi për ndërrim të çatisë së kopshtit të përmendur, ose së është bërë ndërrimi i çatisë.

Për shkak të kësaj, premtimi i Frangov dhënë në vitin 2013 për ndërrimin e çative në kopshte me materiale të cilat nuk janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve, e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar.

 

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.