Shteti nuk ka blerë pajisje për KOVID-19 në 2018, por pajisje për nevoja tjera shëndetësore pavarsisht virusit korona

Foto: screenshot nga postimi

Nga lista e klasifikuar si pajisje e përdorur për ballafaqimin me Kovid, mund të shihet se bëhet fjalë për teste klasike PCR, por edhe për maskat ​​mbrojtëse, doreza dhe tamponë, të cilat janë përdorur edhe para shfaqjes së virusit korona

 

Një postim me përmbajtje spekulative përhap një gënjeshtër se Maqedonia e Veriut në vitin 2018 bleu teste dhe pajisje për Kovid-19.

Postimi në faqen e tifozëve në Facebook “Opushteno”, me një foto nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce , është, në fakt, një foto kopertine dhe një titull informacioni i marrë nga një portal i quajtur Lajme (The News), botuar më 07.09.2020, dhe marrë nga një portal tjetër, SEZASE.mk botuar më 06.09.2020. Pasi një përmbajtje e tillë u postua në faqen e Opushteno në Facebook, në më pak se 24 orë postimi u shpërnda 45 herë, u komentua gati 30 herë dhe u bë gjithnjë e më popullor, me mundësinë e nxitjes së një keqkuptimi serioz se pandemia ishte planifikuar dy vjet më parë dhe se vendet, përfshirë edhe RMV-në, ishin duke u përgatitur për këtë.

Gënjeshtra është ndërtuar me shumë zgjuarsi.

Organizata Botërore e Tregtisë njofton në faqen e saj zyrtare se kush bleu testet dhe pajisjet për Kovid-19. Ndër vendet e tjera, Republika e Maqedonisë së Veriut është në listë . A do t’i shpjegojë Venko Filipçe publikut apo do të heshtë ashtu siç gënjeu se vaksinoi mbesën e tij, thuhet  tekstin nën titullin e lajmit

Pastaj u botuan dy printskrin, njëri prej të cilëve ishte nga WITS (Zgjidhja e Integruar Tregtare Botërore ) ose një ueb-faqe e veçantë e Bankës Botërore e zhvilluar nga disa institucione të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Tregtisë, e cila përmban softuer për përpunimin statistikor të importit, eksportit dhe tarifat doganore të vendeve të botës, anëtare të këtyre institucioneve.

De fakto bëhet fjalë për këtë në vazhdim. Në faqen e internetit të WITS ka vërtet të dhëna për importin e testeve mjekësore dhe pajisjeve të tjera të RMV-së në 2018. Thuhet se kemi importuar teste dhe pajisje të tjera mjekësore, instrumente dhe aparate të nevojshme për procedurat diagnostike me vlerë mbi 9 milion dollarë me një peshë totale prej mbi 6 tonë.

Por nën këtë titull ka një sqarim: “Të dhënat këtu ndjekin pajisjet medicinale para-ekzistuese që tani janë klasifikuar nga Organizata Botërore e Doganave si kryesore për të trajtuar KOVID-19 .  Në vegëz ka një opcion nën fjalën “klasifikuar”. Kur hapet kjo vegëz, ju mund të shihni se çfarë bie në klasifikimin “tani kyçe për t’u përballur me Kovid 19” .

Përveç testeve klasike PCR dhe reagentëve për to, këto përfshijnë tamponët për hundë dhe gojë, maska ​​prej letre celuloze, maska ​​tekstili N-95, lloje të ndryshme të dorezave mbrojtëse dhe të gjitha pajisjet e tjera të nevojshme të përdorura në të gjitha procedurat e tjera shëndetësore, të cilat kërkojnë një shkallë të mbrojtjes së personelit mjekësor. E gjithë kjo mund të shihet qartë nga vegëza  e vendosur në WITS, e cila çon në Organizatën Botërore të Doganave, një organizatë që është një lloj organi ndërqeveritar i administratave doganore dhe organeve të vendeve anëtare të KB-së, ku vendi ynë është anëtar që nga viti 1994 .

Prandaj, mund të konkludohet se në vitin 2018 shteti bëri importe të rregullta për nevojat e shëndetit publik, plus gjithçka që ishte prokuruar nga institucione private shëndetësore dhe laboratorë për nevojat e tyre. Testet PCR dhe skrining testet të antitrupave nuk janë shpikur nga kriza e koronës, por kanë ekzistuar për një kohë të gjatë ( PCR për 35 vjet ), dhe tamponët dhe dorezat mbrojtëse dhe të gjitha pajisjet e tjera kanë ekzistuar për një kohë të gjatë.

Postimi i vendosur në këtë mënyrë, i cili në fakt është teksti i shkarkuar nga një portal me një redaksi pa emër (pa tirazh), i shkarkuar nga një portal tjetër SEZASE.mk , gjithashtu pa tirazh dhe pa autorë të nënshkruar të teksteve, shkakton dëm të madh në interesin publik, faktikisht manipulon me informacionin kryesor të shëndetit publik dhe inkurajon teoritë e konspiracionit. Kjo mund të shihet nga komentet poshtë postimit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.