Qeveria ende nuk e di kush është ndotësi më i madh në qytetin e Tetovës
Në Ministrinë e Mjedisit Jetësor punohet në projektin me të cilin konkretisht deri në prill të vitit të ardhshëm do të marrin të dhëna të sakta se kush janë burimet e ndotjes në Tetovë dhe me çfarë përqindje marrin pjesë në ndotjen e përgjithshme. Kështu që, në një mënyrë ndajë dhimbjen me banorët e Tetovës dhe të Shkupit, aty ku ndotja po ashtu është e lartë, por të jeni të sigurt se jemi të fokusuar për këtë problem dhe do të ndërmerret gjithçka që është e nevojshme dhe gjithçka që do të merret me detyrimet tona ligjore do të ndërmerren dhe do të respektohen për të cilët në një farë mënyre marrin pjesë në ndotje dhe nuk i respektojnë detyrimet e tyre, theksoi Peshevski. (Afati prill i vitit 2016)
ARSYETIM
Zëvendës kryeministri i çështjeve ekonomike Vlladimir Peshevski që në dhjetor të vitit 2015, duke folur për kombinatin “Jugohrom” dhe masat që të zvogëlohet ndotja e ajrit në Tetovë dhe rrethinë, porositi se deri në prill të vitit 2016 do të përpunohet “projekti me të cilin…do të marrin të dhëna të sakta të cilat janë burimet e ndotjes në Tetovë dhe me çfarë përqindje marrin pjesë në ndotjen e përgjithshme”.
Premtimi i Peshevskit deri më sot vlerësohet si i parealizuar.
Problemi me ndotjen enorme në Tetovë dhe rrethinë, përmes shumë aktiviteteve dhe aksioneve guerile, por edhe reagimeve dhe protestave, në fokus të vëmendjes së opinionit e mba shoqata civile “Eco Guerilla” nga Tetova. Ata në shumë raste në 3-4 vitet e kaluara alarmojnë për ndotjen e ajrit në Tetovë dhe pasojat prej tij dhe për ndotjen që vjen nga kombinati “Jugohromi”. Si të informuar për situatën dhe proceduarat e organeve shtetërore në lidhje me këtë çështje delikate, u drejtuam tek ata dhe morëm përgjigje që deri tani nuk kanë informacion që ndonjë studim i tillë është përpunuar.
Nuk e di a është realizuar studimi i cili u paralajmërua për prillin e këtij viti. Ne si organizatë, nuk kemi marr rezultatet nga ky studim. Sipas një informacioni të cilin e kam nga gazetarët, edhe në Ministrinë e Mjedisit Jetësor nuk kanë përgjigje nëse është realizuar një studim i tillë, deklaroi për “Vërtetmatësin” Arijanit Xhaferi nga “Eco Guerilla”.
Në gjurmë pas të vërtetës për këtë studim kontaktuam ata që duhej ta realizonin këtë studim – Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Sasho Sekullovski, udhëheqësi i Sektorit për komunikim me publikun na vërtetoi se hulumtimi ende nuk ka përfunduar.
Hulumtimi ende nuk është gati, sepse vonuan rezultatet nga vendi ku ishin dërguar për përpunim. Arsyeja është se u paraqitën probleme me bashkëpunëtorët e jashtëm, kanë pasur probleme me disa preparate, dhe për këtë nuk është përpunuar hulumtimi deri në atë fazë saqë të publikohet. Hulimtimi, përndryshe, është bërë në dy pika, që të shohim nëse parametrat përputhen me stacionet tona të monitorimit. Por, hetimi, nuk është në fazë që të servohet opinionit, deklaroi Sekullovski për “Vërtetmatësin”.
Kjo vërtetohet edhe nga kërkimet në ueb-faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor, në të cilën nuk ka të vendosur një hulumtim të tillë.
Për sa i përket ndotjes së ajrit në përgjithësi, dhe ndotjes me grimcat PM10, sipas “Eco Guerilla”pjesën më të madhe të fajit e ka “Jugohromi”, informacione të caktuara merren nga stacioni i 39 në raportin vjetor nga burimet e ministrisë për vitin 2015 “Cilësia e mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë”.
Në grafiku numër 10 mund të shihet se në Tetovë në vitin 2015, rreth 200 ditë të vitit vlera mesatare e grimcave PM10 ka qenë më e madhe për tre herë më shumë nga vlera e lejuar ose afër 150 mikrogram për metër kub, me çka Tetova kaloi për më shumë se dy herë vendin më të ndotur në vend, gjegjësisht Lisiçen.
Prej kur furrat e “Jugohromit” u ndalën në fillim të muajit, ndotja e ajrit në Tetovë është ulur në vlera drastike, apeluan nga “Eco Guerilla” pas protestave të mbrëmshme të punëtorëve në “Jugohrom” në qendër të Shkupi.
Numrat flasim më së miri dhe pa tendenca, ja sa ishte ndotja në Maqedoni në 24 orët e fundit. Para një viti Tetova me të vërtetë ishte në vend të parë në Evropë, por tani është në vend të 11 në Maqedoni pa Jugohromin.
Debati për “Jugohromin” si ndotës kryesor i ajrit në rrethinën e Tetovës ka filluar që moti në opinion. Kompania morri tre herë afat shtesë për vendosjen e filtrave, por deri më sot filtrat nuk janë vendosur. Vet mbylljen e fabrikës, një pjesë e opinion e konsideron si marketing parazgjedhor të partive qeverisëse.
BURIME
- (17.12.2015) Либертас – Пешевски: Сочувствувам со тетовци и скопјани за загадувањето, но до април ќе дознаеме кои се изворите на загадување [Пристапено на 25.11.2016]
- Еко Герила – Македонска верзија на веб-сајтот [Пристапено на 25.11.2016]
- Ние одлучуваме – Нечисти игри со загадувачот „Југохром“ [Пристапено на 25.11.2016]
- Министерство за животна средина и просторно планирање – „Квалитетот на животната средина во Република Македонија“ [Пристапено на 25.11.2016]
- (24.11.2016) Пост на Фејсбук-страницата на „Еко Герила“ [Пристапено на 25.11.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari