Shoqëria e biznesit ka 20 ditë për dorëzimin e vërejtjeve për ligjet ekonomike

Foto: vlada.mk

 

PREMTIM: Do të krijojmë kanale të vazhdueshme të komunikimit mes shoqërisë së biznesit dhe Qeverisë. Qeveria dhe shoqëria e biznesit do të kenë komunikim të rregullt për konsultimet para ndryshimeve ligjore ose miratimit të rregullores së re. Biznismenët do të mund të raportojnë për të gjithë mospërputhjet dhe palogjikshmërinë e rregullores ekzistuese. Qeveria do të ndërmerr detyrime të shqyrtojë dhe të diskutojë rreth vërejtjeve të biznismenëve. 

[Burimi: Programi i LSDM në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016 “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 62 dhe faqe 211), data: nëntor 2016]

 

ARSYETIM:

Premtimin e LSDM se do të krijojë kanale për komunikim mes shoqërisë bizensore dhe Qeverisë është realizuar. Në programin e vet gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016: Plani për jetë në Maqedoni“, LSDM në pjesën e programit “Përmirësimi i mjedisit biznesor dhe kuadrit institucional” (faqe 62), shkroi se shoqëria biznesore do të ketë komunikim të rregullt gjatë përgatitjes dhe miratimit të ligjeve të reja, me qëllim që biznismenët të mund të thonë mendimin e vet dhe të krijojnë qëndrim të cilin qeveria do të ketë parasysh para miratimit të versionit përfundimtar. Premtimin LSDM e zhvendosi edhe në faqen 211 në pjesën e programit – “Plani 180° Reforma urgjente me prioritet të Qeverisë së re në 6 muajt e parë”

Qeveria këtë premtim të LSDM e ka përfshirë edhe në Programin e saj për punë në periudhën 2017-2020, në pjesën “Mbështetje të ndërmarrjeve vendore – Klima biznesore dhe konkurrenca” (faqe 5) dhe gjatë kësaj zotohet se:

Qeveria dhe shoqëria biznesore do të kenë komunikim të rregullt për konsultime para ndryshimeve ose miratimit të rregullores së re. Dialog sistematik dhe të hapur me shoqërinë biznesore do të thotë edhe ndryshim të tërësishëm të Regjistrit kombëtar elektronik në rregulloreve (ENER). Gjatë kësaj, do të rritet edhe numri minimal të ditëve të konsultimit prej 20 në 30 ditë. 

Në seancën e mbajtur me 15.08.2018 Qeveria miratoi Rregulloren për ndryshime të Rregullores për punën e Qeverisë (neni 68-a), me çka do të rritet numri minimal i ditëve të konsultimit të ENER prej 10 në 20 ditë. Paragrafi 4 i Ligjit të ndryshuar thotë:

Çdo palë e interesuar në regjistrin e vetëm elektronik të rregulloreve që të jep mendim, vërejtje ose propozime në lidhje me propozimet e publikuara për miratimin e ligjit, drafteve ose propozime të ligjeve me afat prej 20 ditë nga dita e publikimit”. 

Edhe në ueb-faqen e ENER në pjesën “për ENER – korniza ligjore” vërtetohet se Qeveria propozoi afatin për shqyrtim të ndryshimeve ligjore nga ana e palëve të interesuara në 20 ditë.

Qeveria, megjithatë, nuk u ndal vetëm në ndryshim të Rregullores por e detyroi edhe ekipin e vet ekonomik përkrah shqyrtimeve të qëndrimeve të shoqërisë biznesore për ndryshime ligjore dhe ligje të reja të organizojë dhe takime të rregullta me biznismenët. Në përbërjen e Qeverisë, vendi i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike i takoi Koço Angjushevit i cili është me propozim të shoqërisë biznesore. Ai udhëheq edhe ekipin ekonomik të Qeverisë.

Në periudhën e kaluar ekipi ekonomik dhe personalisht Zoran Zaev ka takime direkte me përfaqësues të shoqërisë së biznesit për reforma ligjore më aktual, por edhe për program ekonomik të Qeverisë për të cilët biznismenët dhanë vërejtje dhe një punë të tillë të qeverisë e vlerësuan si ambien të përshtatshëm për zhvillim të bashkëpunimit.

Me 9 maj Qeveria nënshkroi edhe Memorandum me katër oda ekonomike për një dialog formal publik privat – Oda ekonomike, Ligja e odave ekonomike, oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore dhe Oda ekonomike e teknologjive informatike dhe komunikimeve – MASIT.

Nga Qeveria deklaruan se qëllimi i memorandumit është ndërtimi i një bashkëpunimi stabil dhe frutdhënës mes Qeverisë dhe shoqërisë bizensore, si dhe përforcimin e dialogut mes sektorit publik dhe privat.

Si Qeveri e cila promovon demokraci dhe qeverisje të hapur vlerësojmë se vetëm prurja energjike në sektorin privat në dialogun ndërmjet vete, pjesëmarrja juaj në krijimin e politikave, përpjekjet kah përmirësimi i cilësisë së prezantimit të biznesit dhe pajtueshmëri me institucionet demokratike, mund të jenë parakusht për qeverisje të mirë dhe ndryshime reformuese të qëndrueshme. (Zaev)

Sipas asaj që u tha mund të përfundohet se premtimi i LSDM-së dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016 do të vendosen kanale të vazhdueshme të komunikimit mes shoqatës së biznesit dhe Qeverisë, është realizua.

BURIME:

Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.