Shoqata “Lesja Ukrainka” u kërkon autoriteteve në RMV të marrin masa për unitet me popullin ukrainas

Shoqata e ukrainasve në Republikën e Maqedonisë së Veriut “Lesja Ukrainka” sot iu drejtua udhëheqësisë së Maqedonisë me lutje për marrjen e të gjitha masave të mundshme për të treguar unitetin e Maqedonisë së Veriut me popullin ukrainas dhe për të mbështetur të drejtën e secilit komb për të zgjedhur të ardhmen e vet dhe të vendosin për fatin e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Ukraina është në rendin e parë të mbrojtjes së demokracisë dhe lirisë. Bëjmë thirrje për front të bashkuar që do të mbrojë vlerat e përbashkëta evropiane dhe do të mbetet i vendosur për të kundërshtuar agresorin”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së ukrainasve “Lesya Ukrainka”.

Siç njoftojnë nga kjo shoqatë, ata së bashku me diplomatët nga Ambasada pranë monumentit të Taras Shevçenkos në qendër të Shkupit mbajtën aksionin e përbashkët #StandWithUkraine. Qëllimi kryesor i aksionit ishte të demonstrohet kohezioni dhe uniteti i ukrainasve në mbarë botën dhe të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur të ardhmen e saj.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.