Shkupi prej vitit 2008 pa treg automobilash
Projekt: Auto Tregu i ri
Përshkrim i projektit: Qytetit i Shkupit, në bashkpunim me Komunën e Gazi Babës, do të punojë në ndërtimin të tregut të ri të automobilave. (Afati: 2016-2017)
ARSYETIM:
Në programin parazgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2013, kryetari aktual i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski premtoi edhe ndërtimin e autotregut të ri. Autotregu, sipas premtimit të tij (Urbanizëm, Bulevarde, Ura, pika 5, faqe 53), duhej që të ndërtoje në territorin e Komunës Gazi Babë, ndërsa afati i ndërtimit kanë qenë vitet 2016-2017. Ky premtim i tij deri më tani (27.03.2017), është i parealizuar.
Me kërkim të detajuar në internet, e cila përfshiu të gjithë informacionet e publikuara për këtë çështje, si dhe me kërkim të detajuar në sajtet zyrtare të Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Gazi Babës, nuk mund që të gjendet asnjë lajm ose asnjë informacion për realizimin e këtij premtimi.
Lajmet e fundit janë të vitit 2013, si lajm të cilin e jep komuna përmes zëdhënësit të saj, si dhe në Planin Strategjik të Qytetit të Shkupit për periudhën 2016-2018 (faqe 59). Por, lajm për ndërtimin dhe lëshimin e pazarit nuk ka.
Shkupi mbeti pa autotreg qendror dhe treg të madh automobilash në vitin 2008, kur kompania e cila udhëhoqi me të plotë 18, “Fershped” vendosi që ta mbyll atë, ndërsa arsyet ishin biznesore.
Vendimi erdhi pas inspektimit të kryer nga nëpunësit, së bashku me Drejtorinë e të Hyrave Publike.
Dy vite pas u mbyll edhe autotregu në Maxhari, po ashtu, pas inspektimeve dhe bastisjeve të kryera.
Prej atëherë deri më sot, qytetarët e Shkupit nuk kanë vend në të cilin mund që të kërkojnë pjesë të automobilave. Kjo bëhet përmes parkingjeve të vogla nga kompanitë më të mëdha ose më të vogla të cilat merren me shitjen e veturave – të reja ose të përdorura.
BURIME:
- (2013) Коце Трајановски – Нови дела за нов напредок, нови дела за подобро Скопје (стр.59) – [Пристапено на 27.03.2017]
- (2017) Град Скопје – Официјален портал на Град Скопје – [Пристапено на 24.03.2017]
- (2010) Општина Гази баба – Официјален портал на Општина Гази баба/архива на вести -[Пристапено на 27.03.2017]
- (2008) Утрински весник – Автопазарот затворен по речиси две децении работа – [Пристапено на 27.03.2017]
- (2010) Дневник – Инспекторите подбраа на автопазарот -[Пристапено на 27.03.2017]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari