Shkupi ende pa sistem menaxhimi të vendeve të lira për parkim
PROJEKT: SISTEM MENAXHIMI I VENDEVE TË LIRA PËR PARKIM
Përshkrim i projektit: Përpunim i udhëzuesit për vende të lira të parkimit në qytetin e Shkupit. Ky projekt do të realizohet me njërën prej dy mënyrave:
Të gjithë kompanitë e mëdha në lidhje me parkimit do të kenë qendrën e informacionit dhe do të azhurnohen vendet e lira për parkim edhe me lokacion edhe numër të vendeve do t’i dërgojnë deri te Qendra për menaxhim dhe për kontroll të komunikacionit, prej ku këto informata do të ndiqen deri te sinjalistika rrugore me përmbajte të ndryshme ose,
Vendosjen e LED pajisjeve në më shumë lokacione nëpër qytet, të cilat do të kontrollohen nga ana e NP “Parkingu i qytetit” – Shkup. (Afati: vitet 2014-2015)
ARSYETIM
Kryetari i komunës në Shkup Koce Trajanovski, në programin zgjedhor me të cilin doli në zgjedhjet e vitit 2013 (në pjesën “Parkimi”, faqe.14), premtoi edhe futjen e sistemit për menaxhim të vendeve të lira për parkim në Shkup. Ideja është që vazhdimit të ndiqet gjendja e vendeve të lira për parkim nëpër qytet dhe më pas të tregohen numrat ose sinjalistikat rrugore ose me LED ekrane në më shumë lokacione nëpër qytet. Afati që është dhënë për realizim të premtimit është viti 2014 ose 2015, ndërsa pasi i afrohemi fundit të vitit 2016 dhe duke i analizuar masat që janë ndërmarr për funksionimin e këtij sistemi, sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, këtë premtim të Trajanovskit e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar. Pamjen të cilën e vëzhguam përgjatë vizitës së më shumë vend parkimeve me kapacitet të lartë në qendrën më të madhe në Shkup, tregoi që informacione për vendet e lira ka në një pjesë të garazheve me kate. Sipas asaj që është thënë në premtim, sistemi do t’i mbuloj të gjithë vend parkimet më të rëndësishme, dhe këtë nuk arritëm të shohim gjatë vizitës së vend parkimeve. Afati i Trajanovskit për realizim të këtij sistemi ka skaduar vitin e kaluar, procedura e parë për realizim është bërë në 18 shkurt të këtij viti, kur Këshilli i qytetit të Shkupit e miratoi projektin për këtë sistem, me çka u parapanë 12 milion denarë (195.000 euro).
Neni 1 në këtë vendim Këshilli i qytetit të Shkupit miraton shumë për sistemin e vendeve të lira për parkim. Neni 2 Mjete financiare për realizim të sistemit për vendet e lira për parkim janë siguruar nga buxheti bazë i qytetit të Shkupit për vitin 2016 nga programi JE0, norma 480, konto 480190, në shumë prej 12.000.000,00 (dymbëdhjetë milion) denarë.
Por pas 19 shkurtit, kur vendimi u publikua në Gazetën zyrtare në Qytetin e Shkupit nuk gjetëm informacione për zbatim të procedurës. Informacionin më konkret e gjejmë vetëm me 20 shtator të këtij viti, kur në shkrimin e gazetës “Dnevnik” kuptojmë se sistemi për menaxhim dhe informim për vend parkimet ende është në fazën e planifikimit. Në ueb-faqen e qytetit të Shkupit në periudhën prej 20 shtatorit deri më tani nuk ka informacion se diçka është ndërmarr për realizim të këtij sistemi. Është fakt se Shkupi është larg që të bëhet me udhëzues për vendet e lira të parkimit, por pasi formalisht është ndërmarr një hap, gjegjësisht me vendimin e Këshillit të qytetit të Shkupit është miratuar realizimi i sistemit (edhe pse pas skadimit të afatit të dhënë), ky premtim i Koce Trajanovskit është vlerësuar si pjesërisht i realizuar.
BURIME
- (2013) Изборна програма на Коце Трајановски Нови дела за нов напредок, нови дела за подобро Скопје! (Паркирање, стр. 14) [Пристапено на 02.11.2016]
- (19.02.2016) ЕЛЕКТРОНСКИ СЛУЖБЕН ГЛАСНИК НА ГРАД СКОПЈЕ – О Д Л У К А за одобрување на набавка на систем за слободни паркинг места [Пристапено на 02.11.2016]
- (20.09.2016) Дневник – Ќе се воведува паметен систем за слободни паркинг-места [Пристапено на 02.11.2016]
- Веб-сајт на Град Скопје – Архива на вести [Пристапено на 02.11.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari
Comments are closed.