Shkollat nuk u hapën që të mblidhet material gjenetik

Pretendimi se shkollat u hapën që të „mblidhet material gjenetik” bie ndesh me ligjet të cilat kanë të bëjnë me besueshmërinë e të dhënave shëndetësore dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientëve. Shpërndarja e qëndrimeve me dyshime për “grumbullimin e materialit gjenetik” nuk është diçka e re dhe shpesh është e pranishme kur përmendet vaksinimi kundër Kovid-19. Këto dyshime vijnë në vigjilje të skriningut të lajmëruar për prezencë të koronavirusit tek nxënësit. Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) informon se në bazë ditore numri i nxënësve të infektuar shkon prej 0,01 deri në 0,03 përqind nga gjithsej 240.000 nxënës, rapoton Vërtetmatësi.

,,I hapën shkollat jo për t’i mësuar fëmijët por që t’u marrin material gjenetik nëpërmjet testeve”, është mesаzhi në Facebook me paralajmërim për prapavijën e supozuar për fillimin e vitit shkollor me prezencë fizike. Postimi i cili dezinformon plotësisht, shkaktoi një vëmendje të konsiderueshme dhe deri tani është shpërndarë 13 herë.

Së pari, pas vitit të kaluar shkollor, i cili u mbajt online, këtë vit të gjitha rekomandimet nga organizatat ndërkombëtare, si UNICEF-i, ishin për kalim në mësim me prezencë fizike në funksion të përmirësimit të diturisë tek nxënësit. Vendimi ieverisë së RMV-së që të hapen shkollat u përshëndet me  njоftim nga Patricia DiGiovanni, përfaqësuese e UNICEF-it në vend. Sipas saj, Maqedonia e ka pasur mbylljen më të gjatë të shkollave me kohëzgjatje prej 54 javësh, që është mbi mesataren botërore prej 24 javësh.

Nga hulumtimi jonë me udhëheqësit e shkollave, arsimtarët dhe prindërit në Maqedoninë e Veriut, e dijmë se, edhepse arsimimi në distancë kontribuoi që fëmijët të vazhdojnë të mësojnë, më shumë se gjysma e arsimtarëve kanë vërejtur rritje në numrin e nxënësve që kanë pasur vështirësi ose nuk kanë arritur ta përkapin materialin mësimor për shkak të mësimit në distancë. Përveç kësaj, para pandemisë Kovid-19, Maqedonia e Veriut ishte duke e përballur me një krizë në arsim. Edhepse jep shpresë fakti që vendi tregoi përmirësim gjatë rezultateve të fundit të PISA-s, më shumë se gjysma e të gjithë pesëmbëdhjetë vjeçarëve në vend nuk i kanë arritur nivelet themelore të diturisë për lexim dhe matematikë. Çdo cënim i vazhdueshëm i arsimit mund t’i zhdukë këto përfitime, thuhet në deklaratën e DiGiovanni-t.

Qëndrimi i pranuar nga ana e autoriteteve arsimore të Maqedonisë është ,,Shkollat të hapen të parat, e të mbyllen të fundit”.

E dyta, deklarimi se shkollat hapen ,,për të mbledhur material gjenetik” është në kundërshtim me ligjet që i referohen fshehtësisë së të dhënave shëndetësore dhe mbrojtjes së të drejtave të pacientëve.

Në nenin 25 të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve shkruan:

Substancat njerëzore nga të cilat mund të identifikohet pacienti patjetër duhet të mbahen të fshehta, në përputhje me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale (paragrafi 5).

Mbrojtja e të dhënave është e paraparë edhe me Ligjin për mbrojtjen shëndetësore.

Pacienti ka të drejtë të fshehtësisë së të dhënave që i referohen gjendjes së tij shëndetësore, medicinale gjegjësisht klinike, diagnozës, prognozës dhe trajtimit, si dhe të gjitha të dhënave të tjera personale dhe informatave të tjera, që duhet të mbahen në fshehtësi, madje edhe pas vdekjes së tij, në pajtim me dispozitat për ruajtjen e sekretit profesional dhe afarist, si dhe për ruajtjen e të dhënave personale.

Shpërndarja e qëndrimeve me dyshime për ,,grumbullimin e materialit gjenetik” nuk është gjë e re dhe është shpeshherë e pranishme kur përmendet vaksinimi kundër Kovid-19. Këto dyshime vijnë në vigjilje të skriningut të paralajmëruar për prezencën e koronavirusit nëpër shkolla. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, lajmëroi se do të fillojë të zbatohet skrining edhe i nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme, për të cilën këtyre ditëve do të prezantohet metodologjia.

Pas fillimit të vitit shkollor vërehet rritje e pritshme e rasteve nëpër nxënës. Fakti që numri më i madh i të rinjve në atë moshë virusin e kalojnë pa simptoma, e thekson nevojën për testim të këtillë që të shihet numri real i të infektuarve nëpër shkolla dhe të vlerësohet saktë rreziku. Ajo që është me rëndësi është se deri tani gjendja nëpër shkolla është stabile, por testimi i këtillë do të na japë informata të sakta dhe njohuri për menaxhim të mëtejshëm të pandemisë dhe arsimit, tha Ministri.

Në disa vende evropiane, aplikohet skrining i rregullt nëpër shkolla. Për ilustrim e marrim praktikën e Gjеrmanisë. Nxënësit e pavaksinuar testohen tre herë në javë, ndërsa arsimtarët e pavaksinuar duhet të bëjnë test për korona çdo ditë. Nëse infektohet ndonjë nxënës, në vend të karantinit, të gjithë nxënësit e klasës duhet të testohen së paku pesë ditë me test të shpejtë për korona çdo ditë. Kjo vlen për të gjithë llojet e shkollave. Në disa krahina, si Baden Virtemberg u tërhoq mbajtja e detyrueshme e maskave në këmbim të testimit të rregullt. Nxënësve u jepen teste, që bëhën në shtëpi, para se të nisen për në shkollë. Në Bavari testet e shpejta antigjene nëpër shkolla janë të detyrueshme për të gjithë nxënësit tre herë në javë.

Në Austri, testimi bëhet edhe nëpër shkolla, për çka firmoset pëlqim nga ana e prindërve.

Në vendin tonë, deri tani  plotësisht janë vaksinuar 3.752 fëmijë dhe të rinj në moshë prej 12 deri 17 vjeç, me përfshirje prej 2.7%. Ministria për arsim dhe shkencë (MASH) informon se çdo ditë numri i nxënësve të infektuar varion nga 0,01 deri në 0,03% nga gjithsej 240 mijë nxënës. Mbi 72% i të gjithë personelit arsimor është i vaksinuar plotësisht.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.