Shkolla fillore në fsh.Çerkez, vazhdon të mbetet pa sallë të sportit
ARSYETIM: Projekti për ndërtimin e sallës në këtë shkollë, ishte premtuar disa vite me radhë, por asnjëherë nuk arriti të përfundohej në krahasim me nevojën e shkollës. Për herë të fundit ky projekt është premtuar në Platformën zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014 dhe si afat për përfundimin e punimeve ndërtimore është dhënë viti 2018. Deri më tani (13.12.2016), ky projekt është i parealizuar.
Pavarësisht premtimeve ndër vite, Sh.F “Jeronim De Rada”, në Çerkez të Kumanovës vazhdon të mbetet e harruar nga autoritet qeverisëse. Drejtori i shkollës, Haki Jahiu kishte thënë se salla e sportit është premtuar që nga viti 2007 si dhe kishte theksuar nevojën e shkollës për ndërtimin e sallës sportive.
“Sa i përket shkollës sonë, është e futur në programin e MASH-it, për ndërtimin e sallës sportive, në projektin e Qeverisë për ndërtimin 145 sallave, nga viti 2007, mirëpo deri më sot asgjë nuk është ndërmarrë. Nevoja për një sallë është e madhe, duke se marrim pjesë në gara të ndryshme, komunale, zonale, ndër zonale dhe republikane. Kur është koha e keqe ka aktivitete kur orën e zhvillojnë në klasë, por kjo nuk është efektive që ora mësimore e edukatës fizike të mbahet në klasë”. (burimi: TV Shenja, 18.11.2015)
Vërtetmatësi ishte në vizitë për të vëzhguar nga afër gjendjen e kësaj shkolle. Rreth 600 nxënësit e kësaj shkolle, orën e edukatës fizike vazhdojnë ta ndjekin në një sallë sporti në gjendje jo të përshtatshme. Edhe ato pak investime që ishin bërë, ishin realizuar nga ana e donatorëve dhe prindërve të nxënësve. (burimi: Vërtetmatësi, 13.12.2016)
Foto 1,2 Fusha e futbollit dhe basketbollit në Sh.F “Jeronim De Rada”, fshati Çerkez
Projekti për ndërtimin e sallës për sport në Sh.F “Jeronim De Rada”, Çerkez u premtua që nga viti 2017, por deri më sot (13.12.2016) ky projekt asnjëherë nuk filloi të realizohet. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, mund të vlerësojmë që ky premtim është i parealizuar.
BURIME:
- Platforma zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim, Zgjedhjet 2014;
- |18.11.2015| Kumanova pa salla te sportit (TV Shenja, shikuar më 13.12.2016)
Vlerësoi: Rabie Abazi
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari