Shillegov promovoi projektin “Fidane për çdo fëmijë”
PREMTIM: Banorëve të Shkupit do të ju mundësojmë që të mbjellin drunj për çdo fëmijë të sapolindur. Çdo qytetar i Shkupit do të ketë fidanin e tij në të ardhmen, për të cilin do të kujdeset. [Tubimi parazgjedhor i LSDM-së në Shkup, 08.10.2017]
ARSYETIM:
Premtimi se çdo shkupjani do t’i mundësohet që të mbjell fidanin e tij për fëmijën e sapolindur, është premtim i realizuar i kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shillegov, të cilin e dha gjatë kohës së fushatës parazgjedhore në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën me 15.10.2017.
Projekti “Fidan për çdo fëmijë të sapolindur”, Shillegov e promovoi në tubimin parazgjedhor të LSDM i cili u mbajt në Shkup me 08.10.2017.
Këtu dua të promovojë masën më të re, të cilën me plotë vetëdije nuk e kam shkruar në program. Shkupjanëve do të ju mundësojmë që të mbjellin fidane për çdo fëmijë të sapolindur. Çdo Shkupjan, çdo qytetarë i Shkupit do të ketë fidanin e tij në të ardhmen, për të cilin do të kujdeset. Ai i cili nuk mund të kuptojë këtë projekt, ai nuk mund të kuptojë as të ardhmen. Këtu kemi rrënjët tona, këtu kemi vatrën tonë, këtu kemi kulmin tonë, bukurinë tonë, para të cilës qëndrojmë tani, tha mes tjerash Shillegov në daljen e tij para qytetarëve.
Me 02.04.2018, siç njoftuan një pjesë e mediumeve, Shillegov njoftoi se fillon projekti “Fidan për çdo fëmijë”. Për këtë qëllim kryetari i Komunës së Qytetit të Shkupit dhe përfaqësuesit e klinikave gjinekologjike në Shkupit nënshkruan memorandum për bashkëpunim për realizim të këtij projekti.
Siç premtova në fushatën parazgjedhore para disa muajsh, filluam realizimin e këtij projekti “Fidan për çdo fëmijë”. Së bashku me NP “Parqe dhe gjelbërim” dhe spitalet gjinekologjike-akusherike, përmes këtij projekti do të ju mundësojmë bashkëqytetarëve tanë që të mbjellin fidanë në nderë të lindjes së fëmijës së tyre ku shkruan emir i fëmijë dhe dita e lindjes. Përgjatë viteve secili që ka mbjell dru do të mund të ndjek rritej e fidanit së bashku me rritjen e fëmijës, theksoi Shillegov, transmetoi Makfaks.
Siç sqaroi i pari i qytetit, fidanët e fëmijëve të sapolindur do të mbillet në aksioni sezonal të lokacionit në dispozicion sipas zgjedhjes së prindërve. Pas lëshimit të klinikës gjinekologjike, prindërit do të duhet të paraqesin kodin e marr në 071/395-395, ku më tej di të marrin informacionet shtesë për këtë projekt.
Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të përfundohet se premtimi i kryetarit të Komunës së Shkupit, Petre Shillegovë, se shkupjanëve do të ju mundësojë që të mbjellin fidanë për çdo fëmijë të lindur, është realizuar.
BURIME:
- Либертас (08.10.2017) – ЛИ2017/ (ВИДЕО) Шилегов: Го ослободуваме Скопје, секое дете ќе има свое дрво на иднината, ќе живееме во модерен град [Пристапено на 05.04.2018]
- Предизборна програма на Петре Шилегов за локалните избори 2017-2020 – „Живот во Скопје! За сите!“ [Пристапено на 05.04.2018]
- Макфакс (02.04.2018) – Шилегов: Почнува проектот „Дрво за секое дете“ [Пристапено на 05.04.2018]
- Тајм.мк (02.04.2018) – Шилегов: Почнува проектот „Дрво за секое дете“ [Пристапено на 05.04.2018]
Vlerësoi: Ana Anastasovksa
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari