SHGM: Ekstradimi i Bozhinovskit është i motivuar politikisht

Shoqata e gazetarëve në Maqedoni shpreh shqetësim dhe zhgënjim nga vendimi i qeverisë serbe që të ekstradoj në Maqedoni gazetarin Zoran Bozhinovski, i akuzuar për shoqërim kriminal, spiunim dhe shantazh/

 

Besojmë që vendimi ekspres i qeveritarëve serb për ekstradim është i motivuar politikisht dhe do të shkaktoj dëm serioz ndaj lirive të mediumeve jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë në rajon.

Me ekstradimin Serbia me vetëdija e vë në rrezik të panevojshëm gazetarin Bozhinovski edhe pse më herët ishin të informuar për kërcënimet ndaj tij të cilat i drejtonin edhe zyrtarë të lartë të qeverisë. Qeveria serbe do të mbaj përgjegjësi nëse Bozhinovski në burgjet Maqedonase do të i nënshtrohet trajtimit çnjerëzor,

Është e çuditshme që Serbia si shet që po negocion për t’u anëtarësuar në Unionin Evropian nuk mund të marr në mbrojtje një gazetar kur është më se e qartë që shteti amë nuk ka kushte minimale për gjykim të drejtë për shkak të besimit të ulët të opinionit në sistemin gjyqësor.

Është perverse të ekstradohet një gazetar në një shtet ku policia e fshehtë është e përfshirë një përgjim të madh të qytetarëve të saj, ndërsa Presidenti i shtetit e amneston të gjithë politikanët e dyshuar për vepra të rënda penale.

SHGM siguroi ndihmë juridike për kolegun Bozhinovski dhe kërkoi nga zyra e avokatit të popullit Ixhet Memeti ta vizitoj Bozhinovskin në burg.

Me respekt,

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shkup, 22.04.2016

 

(Burimi: SHMG)

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.