Shfuqizohet taksa radiodifuzive

Foto: Meta

Shfuqizuam taksën radiodifuzive

Për të gjithë qytetarët, do të shfuqizojmë taksën radiodifuzive, që do të thotë një tatim më pak. 

 

ARSYETIM:

Qytetarët e Maqedonisë nuk do të paguajnë më taksë radiodifuzive. Ky premtim i realizuar i LSDM-së u dha në programin zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 5), me të cilin socilademokratët dolën në zgjedhje të parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016.

Me 19 shtator të vitit 2017 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më procedurë të shkurtuar miratoi ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, me të cilin shfuqizohet pagesa e taksës radiodifuzive. Sipas informacionit të transmetuar në mediume ndryshimet ligjore janë miratuar në mënyrë unanime:

Për ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audovizuele 70 deputet votuan “për”, ndërsa nuk kishte “kundër” dhe “të përmbajtur”. Pasi që ky ligj miratohet me shumicën e Badenterit, shfuqizimin e taksës radiodifuzive e mbështetën 20 deputet nga opozita.

Taksa radiodifuzive u miratua në vitin 2005.

 

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.