Shfaqja e filmit “Motrat” ​​dhe diskutim për bullizmin kibernetik më 7 dhjetor në Kinotekë

Më 7 dhjetor në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet manifestimi “Dhuna kibernetike: Pasojat në jetën reale”, organizuar nga Fondacioni “Metamorfozis”.

Ngjarja do të fillojë me shfaqjen falas të filmit “Motrat”, i cili është filmi i parë dhe i vetëm maqedonas i disponueshëm në platformën “Netflix” dhe që trajton temën e dhunës kibernetike. Pas shfaqjes do të mbahet një panel diskutimi për bullizmin kibernetik, në të cilin do të flasin regjisorja e filmit, Dina Duma dhe psikologia Radmila Zivanoviq. Endrju Brand, shef i programeve në Ambasadën Britanike në Shkup, do të ketë gjithashtu fjalim në këtë ngjarje.

Si të njohim dhunën që ndodh në hapësirën kibernetike, çfarë pasojash shkakton dhe më e rëndësishmja, si ta parandalojmë, janë pyetjet kryesore që do të jenë në fokus të diskutimit. Ngjarja do të fillojë në orën 16:45.

Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve në Kinotekë, është e nevojshme që të interesuarit të regjistrojnë pjesëmarrjen e tyre në formularin në linkun e mëposhtëm.

Agjendën dhe më shumë informacion mund ta gjeni në faqen zyrtare të ngjarjes në Facebook.

Me ngjarjen “Dhuna kibernetike: Projeksion në jetën reale” do të mbyllet konferenca ndërkombëtare e sivjetshme “e-Society.mk” e organizuar nga Fondacioni “Metamorphosis”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.