SHF “Sllavejko Arsov” në Shtip akoma pa klasat e pemtuara
Projekt: Zgjerim i SHFK “Sllavejko Arsov”, lagjeja Babi
Me qëllim të mundësimit të procesit më kualitativ mësimor, me ndihmën e qeverisë së Republikës së Maqedonisë, do të kryejmë zgjerim të klasave në shkollë. (Burimet e financave: Buxheti i RM-së, Afati: viti 2013-2014)
ARSYETIM:
Në faqen 20 të programit të tij zgjedhor me të cilin e kërkoi besimin e qytetarëve në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kryetari aktual i Shtipit Ilço Zahariev, premtoi zgjerim të shkollës fillore “Sllavekjo Arsov” në lagjen Babi, Shtip. Ai thekson se me zgjerim do të ndërtohen klasa të reja, ndërsa ai afat për realizim të projektit jep vitin 2013 ose vitin 2014.
Sipas asaj që hulumtuam arritëm në përfundim që, ky premtim i Zaharievit deri më tani (26.09.2016) është i parealizuar.
Problemi me mungesë të hapësirave në shkollë dhe nevoja për klasa të reja janë përmendur në disa lajme në 2-3 vitet e fundit. Në lajmin e “A1on” me 28 qershor 2013 shkruhej për donacionin e ambasadës së Gjermanisë për furnizim të kabinetit në SHF “Sllavejko Arsov”, dhe se pritej që të ndërtohen klasa të reja. Pas më shumë se dy viteve, deklaratën e njëjtë e lexuam edhe në lajmet e 19 nëntorit të vitit 2015, e cila thotë që shkolla do të bëhet me sallë sportive. Televizioni Kanal+ transmetoi deklaratën e drejtorit të SHF “Sllavekji Arsov”, ku thuhet se shkolla la mungesë të hapësirës, ndërsa klasat e reja do të ndërtohen nga fillimi.
Kërkimi në internet për të parë nëse në 10 muajt e fundi janë bërë të paktën hapat e parë për realizimin e këtij premtimi të Ilço Zaharievit, nuk dha rezultate. Edhe shfletimi i pjesës “Nastani”(Ngjarje) në ueb-faqen e Komunës së Shtipit në periudhën deri me 15 nëntor të vitit të kaluar nuk na dërgoi te ndonjë informacion që është ndërmarrë diçka për realizimin e këtij premtimi të Ilço Zaharievit për zgjerim, gjegjësisht ndërtim të klasave të reja në shkollën “Sllavekjo Arsov”, Shtip.
Për këtë, premtin e Zaharievit e vlerësojmë si të parealizuar.
BURIME
- Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локални избори 2013-2017 – Илчо Захариев (стр. 20) [Пристапено: 26.09.2016]
- (28.06.2013) А1он – Штипскотото училиште „Славејко Арсов“ доби донација од Германската амбасадa [Пристапено: 26.09.2016]
- (19.11.2015) Канал+ – Штипското ООУ „Славејко Арсов“ дел од проектот на Владата за изградба на спортска сала [Пристапено: 26.09.2016]
- Веб-сајт на Општина Штип – Прелистување на делот „Настани“ [Пристапено: 26.09.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari