SHF ” Bllazhe Koneski” në Aerodrom ende pa fasadë energjetike

Shkolla duhej të ishte me fasadë të re përpara një viti. Foto: Printskrin nga faqja e fejsbukit të shkollës fillore " Bllazhe Koneski".

  Projekti: Rritja e efikasitetit energjetik në SHF “Bllazhe Konesksi” nëpërmjet rikonstruksionit të fasadës

Përshkrim i projektit: Me këtë projekt rritet efikasiteti energjetik duke u vendosin fasadë termodemit, me çka do të rritet izolimi i objektit, do të zvogëlohet harxhimi i energjisë elektrike dhe do të kursehet buxheti i shkollës ( Mjete: 8.000.000 denarë Burim i financimit: Buxheti i komunës Afati: shtator 2015)

ARSYETIM:

Projekti: ” Rritje e efikasitetit të SHF ” Bllazhe Koneski” me rekonstruktimin e fasadës” e paralajmëroi kryetari i komunës së Aerodromit Ivica Konevski, në programin e tij zgjedhor ( 2013-2017), Vepra të reja për përparim të ri, vepra të reja për Aerodrom më të mirë ( Arsimi dhe shkenca, faqe 23). Sipas projeksioneve zgjedhore të Konevskit, projekti duhej të realizohet me para të Komunës në periudhën 2013-2015, por deri tani ( 19.08.20160 ky premtim nuk është realizuar. Gjatë kërkimit elektronik nuk gjinden informacione që në SHF “Bllazhe Koneski”  është realizuar fasadë e re energjetike, as që ka informacione për ndonjë aktivitet lidhur me këtë projekt. Edhe në ueb-faqen e komunës së Aerodrmit, nuk ka ndonjë të dhënë që tregon për “fasadë termodemite” për shkollën në fjalë. Në internet faqen e komunës për këtë shkollë thuhet vetëm që:

Gjatë vitit 2012 janë bërë rikonstruksione të çatisë, janë vendosur dritare të reja në një pjesë të ndërtesës shkollore, janë ndryshuar dyshemetë dhe janë bërë rinovime të sistemit

Informacioni për atë që është rritur ” efikasiteti energjetik i objektit shkollor”, nuk ka as një faqen e fejsbukut të SHF “Bllazhe Koneski”, ku nga fotografitë mund të shihet që ende nuk është prekur fasada e kësaj shkolle. Duke pas parasysh gjithë këtë mund të nxirret përfundim që ky premtim: ” Rritja e efikasitetit energjetik në FSH” Bllazhe Koneski” me rikonstruksionin e fasadësnuk është realizuar.

BURIME:

Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.