Shën Nikolla ende pa vend parkim për autobus dhe automjete të rënda
Ndërtimi i parkingut për automjetet e rënda në lokacionin e pazarit të Vjetër lindor bëhet me qëllim që të lehtësojë legjislacionin transportues të transportuesve me automjete të rënda. (buxheti: 400.000,00 denar nga buxheti i komunës Shën Nikolla, Afati: 2014).
ARSYETIM:
Projekti “Ndërtimi i parkingut për automjete të rënda në lokacionin lindor të pazarit të Vjetër” para tre vitesh, gjatë kohës së fushatës parazgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 e premtoi kryetari i komunës banorëve të Shën Nikollës. Në programin e tij zgjedhorë “Pjesë të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Shën Nikollë më të mirë” (faqe. 73), është paraparë që ky projekt të realizohet më 2014. Me vonesë prej 8 muajsh në krahasim të afatit të premtuar për realizim, më 25.08.2015 u shënua fillimi i ndërtimit të vend parkimit, por gjendja momentale fletë për atë se premtimi nuk është realizuar.
Kryetari i komunës së Shën Nikollës, Zoran Tasev, gjatë shënimit të fillimit të objektit ka informuar se vend parkimi është paraparë për 30 automjete të rënda dhe 14 autobus, ndërsa ndërtimi do të kushtojë 3.37 milion denar – shuma e cila dallon nga vlera e projektit (400.000,00 denar) që është përfshirë në programin zgjedhor. Kryetari i komunës së Shën Nikollës me këtë rast deklaroi:
Me ndërtimin e këtij vend parkimi do të zgjidhet problemi shumëvjeçarë i parkimit jo të rregullt të kamionëve dhe autobusëve nëpër trotuare dhe vijë rrugore në këtë zonë të qytetit, me të cilën pengohej zhvillimi normal i komunikacionit nëpër qytet. Presim që të rritet siguria e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, ndërsa hapësirat publike do të mbrohen nga dëmtimi në të cilat deri më tani kanë qenë të parkuara makinat. Ndërtimi i këtij parkingu është pjesë e programit parazgjedhorë që ju kam premtuar qytetarëve, dhe sot fillojmë me realizimin e tij.
Disa muaj më herët, më saktë me 12.05.2015, kryetari i komunës, gjatë vizitës së lokacionit të paraparë për realizimin e projektit, tha se hapësira e vend parkimit të ri do të rrethohet komplet, do të jetë i ndriçuar dhe me roje 24 orë.
Edhe përskaj shënimit të fillimit të ndërtimit dhe rritjes së dukshme të mjeteve buxhetore të projektit, në parcelën në të cilën është paraparë tashmë një periudhë të gjatë kohore nuk kryhet asnjë aktivitet ndërtues apo ndërhyrje infrastrukturore, të cilat do të ishin në funksion të parkimit të autobusëve dhe automjeteve të rënda. Gjatë kontrollimit të gjendjes, në vendngjarje mund të vërehen vetëm shtylla betoni, pa gardh, ka filluar dhe nuk është përfunduar dera në hyrje, si dhe sipërfaqe e mbuluar me barë të rritur. Praktikisht ajo që është ndërtuar si infrastrukturë nismëtare, gjatë shënimit të fillimit të projektit, është dëmtuar si pasojë e ndryshimeve të kushteve te jashtme të mjedisit, a e njëjta duhej që gjatë tentimit të dytë për vazhdim të realizmit të objektit të ishte re konstruktuar komplet dhe rinovuar.
Nga pamja e vet parcelës arrihet në përfundim se gjendja aktuale është larg asaj që të mund të konsiderohet si hapësirë për vend parkim të organizuar – i rrethuar, i ndriçuar dhe nën mbikëqyrje 24 orësh – me kapacitet që të pranojë 30 automjete të rënda dhe 14 autobus, as që mund të bëhet fjalë edhe për ekzistimin e mundësisë së parkimit të një numri më të vogël makinash, gjegjësisht nuk ekzistojnë as kushtet minimale infrastrukturore të shfrytëzimit pjesorë të kapacitetit të projektuar për vend parkim. Vetëm një pjesë e vogël e hapësirës shfrytëzohet si “parkim i egër” nga automobilat nga ana e qytetarëve të atij vendbanimi.
Duke e pasur parasysh të gjithë atë që është shënuar më lartë dhe duke u nisur nga fakti që janë bërë aktivitete iniciuese për realizimin e tij, në rast se la tentim të ri për të përmbushur atë që është premtuar atëherë do të duhet të përsëri të rindërtohet një pjesë, nëse jo komplet, ky premtim mund të vlerësohet si i parealizuar.
BURIME:
- Изборна програма на Зоран Тасев „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра општина Свети Николе“(2013-2017)[Пристапено на 18.05.2016]
- Пресс24(25.08.2015): Во Свети Николе се решава проблемот со паркинг за тешки товарни возила [Пристапено на 18.05.2016]
- Тв Свет(12.05.2015): Тасев: Ќе направиме соодветно место за товарните возила [Пристапено на 18.05.2016]
Vlerësuar nga: S. Маnev
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari