Shekularac vdiq vitin e kaluar, jo në Buzm këtë vit

[Ndërroi jetë legjenda e futbollit: Vdiq Dragosllav Shekullarac-Sheki]

Teksti që e recensojmë është lajm i vjetër, që është publikuar para një viti. Dragoslav Shekularac Sheki vdiq vitin e kaluar më 5 janar, e jo në Buzm të këtij viti. Ky informacion i vjetër u publikua edhe nga media të tjera, por pastaj ishte fshirë.

Linku deri te artikulli origjinal: Ndërroi jetë legjenda e futbollit: Vdiq Dragosllav Shekullarac-Sheki

Data dhe koha e publikimit: 6.1.2020

Data e recensionit: 10.1.2020

Recenzues: Sillvana Zhezhova

Futbollisti legjendar i Cërvena Zvezdës së Beogradit, Dragosllav Shekularac, i cili lindi në Shtip, vdiq sot në Beograd. Sheki popullor ishte një nga dribluesit më të mirë në historinë e futbollit ish-jugosllav. Luante në mesfushë.

Vdekja e Dragoslav Shekularacit më 5 janar të vitit 2019 paraqitet sikur të ketë ndodhur tani më 6 janar (2020). Dukuri e këtillë e ripublikimit të lajmeve në të njëjtën datë, por nga viti i kaluar apo edhe ai para tij, shpesh është rezultat i asaj se informacioni shfaqet në “Timeline”-in e Facebook-ut, si përkujtim për atë që ka ndodhur në të njëjtën ditë në vitet e mëparshme. Por, media e ka për detyrë ta kontrollojë të vërtetën përpara se ta publikojë lajmin, gjegjësisht kohën kur ka ndodhur.

Kjo praktikë e ripublikimit të lajmeve të vjetra me data të reja ka kohë që po aplikohet te ne. Kjo veçanërisht vërehet te informacionet që kanë të bëjnë me ndihmën humanitare për personat e rrezikuar në aspekt social, ose për shërim.

Rregulli themelor i gazetarisë për shkrimin e një lajmi është të jepet përgjigje në pyetjet e mëposhtme: kush, çfarë, ku, kur dhe pse. Përcaktimi kohor është një kategori shumë e rëndësishme, prandaj është e rëndësishme të kontrollohet se ka ndodhur ngjarja për të cilën shkruhet lajmi, në mënyrë që të mos hutohen lexuesit dhe raportimi të jetë i saktë. Kurse ripublikimi i lajmeve të vjetra, është një veprim krejtësisht joprofesional dhe nuk ka asnjë interes publik.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.